Tensione në protestë/ Protestuesit heqin gardhin metalik, gjuajnë me vezë dhe domate
Kanë nisur tensionet e para në protestën para Parlamentit....
Kanë nisur tensionet e para në protestën para Parlamentit....

Federata e Futbollit organizoi një darkë mikpritjeje në nder të ekipeve pjesëmarrëse në Kampionatin Europian U-17 “Shqipëri 2025”, stafit organizativ të UEFA-s si edhe shumë të ftuarve të tjerë nga bota e futbollit.
Gjatë kësaj mbrëmjeje, Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, mbajti një fjalë përshëndetëse ku theksoi rëndësinë e këtij eventi për Shqipërinë, duke e cilësuar si një ngjarje të veçantë jo vetëm për futbollin shqiptar, por edhe për të rinjtë që ndjekin dhe luajnë këtë sport.
Presidenti Duka nënvizoi gjithashtu se janë bërë të gjitha përpjekjet që organizimi i Kampionatit Europian U-17 të jetë në nivelin më të lartë, duke siguruar kushte sa më të mira për të gjithë pjesëmarrësit, me qëllim që ata të ndihen si në shtëpinë e tyre dhe të largohen nga Shqipëria me kujtime të bukura.
“Në emrin tim, të Federatës së Futbollit dhe të komunitetit shqiptar, ju uroj mirëseardhjen në Shqipëri. Ky turne final i Kampionatit Europian, për shumë nga ju, duke qenë se keni goxha eksperiencë nëpër federata, apo qoftë për Christopher-in që ka mbi 30 vjet në UEFA, mund të jetë një gjë e zakonshme, por për ne është një gjë shumë e veçantë dhe e rëndësishme.
Nuk është se kemi pasur më parë eksperiencë për të organizuar turne final të këtij niveli. Kemi organizuar gjëra të tjera më parë, ndoshta më të vogla, qoftë edhe finalen e Conference League. Por ky turne ka veçoritë e veta dhe vërtetë është më i bukur se të tjerët. Është i rëndësishëm për fëmijët që luajnë futboll, për fëmijët që kanë qenë në shkallët e stadiumeve për t’i mbështetur dhe pse jo, për t’u bërë futbollistë nesër. Ajo që është më e rëndësishme për ne, si ndihmës të organizatorëve që është UEFA, është që ju të ndiheni komodë dhe mirë, ju dhe të gjithë të rinjtë që kanë ardhur të luajnë në Shqipëri.
Nuk e di nëse vërtet jeni kënaqur dhe nëse stafi ynë i ka bërë të gjitha gjërat mirë, por një gjë jam i sigurt; kemi bërë më të mirën që ju të ndiheni si në shtëpinë tuaj. Që djemtë e rinj të jenë komodë në stërvitjen dhe në lojën e tyre, dhe që të largohen jo vetëm nga ky aktivitet i rëndësishëm, por edhe nga vendi ynë, me një kujtim të mirë dhe të bukur. Pse jo, të kenë krijuar edhe miqësi, sepse në fund të fundit, nëpërmjet lojës, ne shkëmbejmë kultura dhe krijojmë miqësi.
Jemi vetëm në mesin e Kampionatit, dhe fatkeqësisht skuadra jonë nuk është se ka pasur rezultate të mira, por unë jam i lumtur që jemi pjesë e këtij Europiani edhe si skuadër.
Besoj që edhe djemtë që kanë luajtur duhet të jenë të kënaqur, sepse kanë krijuar një eksperiencë të bukur. Duke qenë se jemi drejt fundit, uroj që edhe pjesa e mbetur të shkojë edhe më mirë se deri tani dhe ta mbyllim me një finale të bukur në Tiranë”, – tha Presidenti Duka.
Delegati i UEFA-s, Claudio Negroni, vlerësoi organizimin e finaleve të EURO U17 në Shqipëri, duke e cilësuar si një test të suksesshëm. Ai përgëzoi punën e FSHF-së dhe nënvizoi pjesëmarrjen e lartë të tifozëve, me një mesatare prej 4.500 spektatorësh për ndeshje, shifra e dytë më e lartë që nga viti 2002.
“ Kam kënaqësinë të flas në emër të përfaqësuesve të UEFA-s për finalet e këtij kompeticioni, të cilin Shqipëria e organizon për herë të parë, por që nuk do të jetë i fundit, pasi Shqipëria do të mirëpresë në vitin 2027 finalet e EURO U21.
EURO U17 është një test shumë i mirë, një trajnim i mirë, dhe ne i urojmë Presidentit dhe skuadrës së tij gjithë të mirat dhe suksese në organizimin e këtij turneu prestigjioz. Kjo është e ardhmja, por për mua e tashmja duket shumë e mirë.
Falënderime të sinqerta shkojnë për Evian, drejtuesen e turneut, dhe ekipin e saj, të cilët po bëjnë një punë shumë të mirë deri tani.
Një element tjetër që është shumë impresionues është pjesëmarrja nëpër ndeshje. Deri më tani kemi pasur pothuajse në çdo ndeshje 4.500 spektatorë të pranishëm në stadium, që është rekordi i dytë më i mirë për pjesëmarrje që nga viti 2002. Gjermania vazhdon e mban rekordin prej shumë vitesh me mbi 5.500 spektatorë.”, – tha Claudio Negroni.
Xabi Alonso është trajneri i ri i Real Madridit. Klubi spa...
Etnik Brruti do të jetë pjesë e Shqipërisë U-21, për dy nd...
Gjelbrim Taipi ka njoftuar largimin nga Partizani. Pas dy ...
Komiteti Ekzekutiv i FSHF-së u mblodh për të diskutuar dis...
Kombëtarja shqiptare U-21 do të zhvillojë dy ndeshje miqës...
E ardhmja e Simone Inzaghit te Interi mund të përfundojë m...
Milani ka mbyllur sezonin me fitore, por nuk ka asnjë vler...
Apolonia ka triumfuar për të dytin vit radhazi në finalen ...
Sunderland siguroi ngjitjen në Premier League pas fitores ...
Simone Inzaghi dhe Inter janë përqendruar plotësisht te fi...
Nesër do të luhen dy ndeshjet e fundit në Grupin A të Kamp...
Taulant Xhaka është tërhequr nga futbolli i luajtur. Në nd...
Real Madrid e mbylli sezonin me një fitore 2-0 ndaj Real S...
Ardit Nikaj mund të jetë një nga afrimet e Vllaznisë në me...
Mirlind Daku vazhdon të konfirmohet si një nga lojtarët më...
Interi do të mbyllë sezonin e rregullt me një ndeshje vend...
Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, ka dërguar një letë...
Xhuliano Skuka mund të rikthehet në Superiore gjatë merkat...
Florian Wirtz pritet të transferohet te Liverpool gjatë me...
Napoli ka fituar titullin e katërt kampion në histori, një...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dalin pamjet nga aksidenti i rëndë që u shënua këtë të mër...
Një oficer i policisë rrugore të Shkodrës është goditur me...
Këtë të mërkurë, rreth orës 16:00, një aksident i rëndë u ...
Policia e Tiranës ka ndarë detaje lidhur me aksidentin e n...
Ditën e enjte vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave a...
Një aksident i rëndë që u shënua këtë të mërkurë me rënien...
Instituti i Gjeoshkencave ka ndarë sot një parashikim për ...
Konfliktet dhe ndërprerjet në tregjet globale të energjisë...
Modele të inteligjencës artificiale (IA) të kompanisë amer...
Të paktën 10 persona kanë humbur jetën pasi një zjarr shpë...
Houthi-t e Jemenit kanë deklaruar se kanë sulmuar dy anije...
Gjyqi i presidentit të rrëzuar të Venezuelës, Nicolas Madu...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Arrin në nivele rekord çmimi mesatar i shitjes së apartame...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Çmimi i naftës arriti në 206 lekë për litër nga 198 lekë p...
Bizneseve nuk do t’u mjaftojë më të regjistrojnë vetëm emr...