web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Emery, i papërmbajtshëm pas fitores ndaj Bayern-it: Aston Villa, në çerekfinale të Champions League!

3 Tetor 2024, 13:29, Sport CNA
Emery, i papërmbajtshëm pas fitores ndaj Bayern-it: Aston Villa,
Unai Emery, Burimi: Eurosport

Aston Villa bëri surprizën mbrëmjen e së mërkurës në Champions League, teksa mposhti me rezultatin 1-0 Bayern Munich, në raundin e dytë.

Duke folur për mediet pas këtij takimi, trajneri i skuadrës angleze, Unai Emery, deklaroi se Aston Villa ka mundësi që të shkojë deri në fazën e çerekfinaleve të Champions League.

“Ne duam të jemi të qëndrueshëm në mënyrë që të luajmë rregullisht në Europë. Kemi luajtur shumë mirë, kemi fituar, ndoshta mund të futemi në tetëshen më të mirë. Kundër skuadrave si këto është shumë e rëndësishme të jesh i fortë. Emiliano Martinez bëri një punë të mrekullueshme, duke bërë pritje të shkëlqyera”-tha fillimisht ai.

Më tej, duke folur për autorin e golit në sfidën ndaj Bayern-it, 52-vjeçari deklaroi se Duran është i fokusuar në çdo minutë të lojës, pavarësisht nëse luan shumë apo pak minuta.

“Ne po punojmë me Duran. Aspekti më i rëndësishëm është qëndrimi i tij. Ai është gati të luajë 90, 60 ose 30 minuta. Ai është i fokusuar në çdo minutë të lojës. Ishte fantastike për të dhe për ekipin”-u shpreh Emery.

Pas javës së dytë të Champions League, Aston Villa renditet në vend të gjashtë, me gjashtë pikë./CNA





Lajmet e fundit nga