web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Lista e Gjermanisë, Nagelsmann përzgjedh lojtarët e ndeshjeve të tetorit në Ligën e Kombeve

3 Tetor 2024, 12:58, Sport CNA
Lista e Gjermanisë, Nagelsmann përzgjedh lojtarët e ndeshjeve
Julian Nagelsmann

Trajneri i Gjermanisë, Julian Nagelsmann, shpalli këtë të enjte listën me lojtarët e ftuar për ndeshjet e tetorit në Ligën e Kombeve.

Janis Blaswich do të jetë portieri i tretë i Gjermanisë në këto takime, i cili i bashkohet listës, pasi Manuel Neuer njoftoi pak kohë më parë tërheqjen nga Kombëtarja, teksa Ter Stegen është i dëmtuar.  

Në skuadrën gjermane është rikthyer edhe sulmuesi i Bayern Munich, Serge Gnabry, i cili sezonin e shkuar vuajti prej dëmtimeve.

Të grumbulluarit për ndeshjet e muajit tetor në Ligën e Kombeve janë:

 

Lista e Gjermanisë, Nagelsmann përzgjedh lojtarët e ndeshjeve
Lista e Gjermanisë, Nations League

 

Më 11 tetor Gjermania ndeshet në transfertë me Bosnjë Hercegovinën, teksa tri ditë më pas do të presë Holandën në shtëpi./ CNA





Lajmet e fundit nga