LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

E konfirmon Takaj, Skënderbeu transferon futbollistin polivalent

20 Qershor 2022, 12:03, Sport CNA
E konfirmon Takaj, Skënderbeu transferon futbollistin polivalent

Skënderbeu ka rritur akordin me Oltion Rapën dhe shumë shpejt klubi do ta prezantojë. Burime të siguruara pranë klubit bënë me dije se dje ka pasur një takim mes futbollistit tepelenas dhe presidentit Ardjan Takaj që kanë finalizuar gjithçka.

Lajmi është konfirmuar edhe nga vetë presidenti Takaj, i cili ka pranuar arritjen e marrëveshjes mes palëve. “Po, kemi finalizuar marrëveshjen me Oltion Rapën”, u shpreh shkurtimisht Takaj në komunikimin për mediat.

32-vjeçari rikthehet në futbollin shqiptar pas një aventure të shkurtër në Kosovë. Bëhet fjalë për një afrim të rëndësishëm për Skënderbeun, pasi Rapa është një lojtar polivalent dhe mund të përdoret në pozicione të ndryshme nga ana e trajnerit në sezonin e ri.

Kjo nuk është aventura e tij e parë në juglindje, pasi më herët, në fillimet e karrierës, Rapa ka luajtur edhe me Maliqin.

Për të kaluar më pas te Memaliaj, Butrinti dhe Luftëtari, ekip me të cilin mbrojtësi tepelenas ka luajtur dy sezone në superiore. Sezonet e fundit 32-vjeçari ka qenë pjesë e Gjilanit në Kosovë, ndërsa tashmë rikthehet në Kategorinë e Parë, këtë herë me Skënderbeun.

Për korçarët mund të quhet një afrim cilësor për vetë faktin se Rapa mund të luajë si qendërmbrojtës në të dyja anët e prapavijës, por edhe mesfushor difensiv dhe mbrojtës krahu.

Ndaj edhe për këtë duke parë mungesat e theksuara në këtë repart te Skënderbeu, 32-vjeçari mendohet të jetë një element i rëndësishëm.

Oltion Rapa është përforcimi i dytë i Skënderbeut, pasi më parë ka siguruar edhe për një vit shërbimet e portierit Shkëlzen Ruçi.

Lajmet e fundit nga