LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Lëvizja e papritur, Marash Kumbulla drejt një ekipi tjetër të Serisë A

20 Qershor 2022, 08:42, Sport CNA
Lëvizja e papritur, Marash Kumbulla drejt një ekipi tjetër
Marash Kumbulla

Zhvillime të bujshme në tregun e merkatos, për sa u përket futbollistëve të Kombëtares shqiptare. Së fundmi në mediat italiane ka dalë në skenë një shkëmbim i mundshëm mes mbrojtësit të Torinos, Bremer, që është një ndër më të lakuarit në merkato dhe futbollistit shqiptar Marash Kumbulla.

Ka gjasa që Bremer t'i bashkohet Romës, ky transferim mund të shkaktojë një efekt domino, me Marash Kumbullën, që mund të kalojë te Torino, duke gjetur aty kapitenin e Kombëtares, Etrit Berisha.

Mbrojtësi shqiptar pëlqehet nga trajneri Ivan Juriç, i cili kërkon ta ketë Kumbullën në skuadër. Normalisht që përveç Kumbullës, Roma duhet të derdhë në arkat e Torinos dhe një shumë parash, për shërbimet e Bremerit, që është pa dyshim një nga futbollistët më të spikatur të sezonit që sapo lamë pas.

Lajmet e fundit nga