LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Napoli e nxjerr në shitje, mbrojtësi flet hapur: Do të largohem, por kurrë te Juventusi!

19 Qershor 2022, 11:53, Sport CNA
Napoli e nxjerr në shitje, mbrojtësi flet hapur: Do të largohem,

Klubi i Napolit ka vendosur përfundimisht që të shesë mbrojtësin Kalidu Kulibali këtë verë, për të mos e humbur me parametra zero sezonin e ardhshëm. Por deri më tani, asnjë klub nuk ka treguar interes konkret dhe dëshirë që të paguajë 40 milionë eurot që pretendon presidenti i Napolit, Aurelio de Laurentis.

Në Itali po flasin për një interesim konkret nga ana e Juventusit, megjithatë vetë mbrojtësi senegalez duket se nuk e preferon Torinon si destinacion. Këtë gjë, 30-vjeçari ua ka komunikuar shokëve të skuadrës. “Do të largohem, por jo te Juventusi”, ka thënë mes të tjerash Kulibali në dhomat e zhveshjes.

Duket se dëshira e Kulibalit është të veshë fanellën e Barcelonës, por katalanasit kanë probleme të theksuara ekonomike dhe tani për tani, duket mision i pamundur që të bëjnë një ofertë për kartonin e tij.

Lajmet e fundit nga