web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

E bujshme! As Bayern dhe as City, Wirtz zgjedh klubin tjetër anglez

23 Maj 2025, 18:26, Sport CNA

E bujshme! As Bayern dhe as City, Wirtz zgjedh klubin tjetër anglez

Pritej te Bayern Munich, por e ardhmja e Florian Wirtz pritet të jetë në Premier League. Sipas asaj që raportohet nga “The Athletic”, fantazisti gjerman është pranë transferimit te Liverpool.

Thuhet se gjermani i ka dhënë përparësi transferimit te të kuqtë, me këta të fundit që po nxitojnë për të mbyllur akordin.

Interes për Wirtz tregoi edhe Manchester City, por “qytetarët” janë tërhequr. Liverpool-it i mbetet vetëm të mbyllë marrëveshjen me Leverkusen.

Kontrata aktuale e Wirtz skadon në vitin 2027 dhe shefi i klubit, Fernando Carro kishte thënë në prill se Wirtz ka një shans mjaft të lartë për të qëndruar tek Leverkuseni.





Lajmet e fundit nga