Shkëlqen Marash Kumbulla, Real Madrid mposhtet nga Espanyol
Espanyol bëri surprizën e madhe në La Liga, duke mposhtur ...

Kjo e diel rezervon një nga ndeshjet më të bukura dhe të luftuara në Europë, siç është derbi i Milanos. Interi dhe Milani përballen mes tyre, në një sfidë ku spektakli është i garantuar. Pas dy humbjeve këtë sezon ndaj kuqezinjve, te Interi presin hakmarrjen. Në prag të kësaj përballje, foli trajneri i Interit, Simone Inzaghi, i cili deklaroi se skuadra e di se çfarë përfaqëson një derbi, ndërsa pret vazhdimësi. Ndër të tjera, ai tha se në derbin e parë, Milani e meritoi fitoren, ndërsa për humbjen në finalen e Superkupës, u shpreh se goli erdhi pas një faulli ndaj Asllanit.
“Ne e dimë së çfarë përfaqëson një derbi. Do të jetë një ndeshje e luftuar dhe me gracka, sepse Milani është një ekip i madh dhe me cilësi. Duhet një Inter shumë i mirë, i vendosur dhe agresiv në fushë. I dimë vlerat e kundërshtarit. Këtë sezon kemi humbur dy derbi. Në derbin e parë na mposhtën me meritë, në Superkupë duhet t’i kishim menaxhuar ndryshe situatat. Goli i tyre i parë erdhi pas një faulli ndaj Asllanit. Açerbi dhe Çalhanoglu janë mirë dhe gati të na japin ndihmën e tyre. Hakan ka pasur më shumë probleme këtë sezon, në krahasim me të kaluarën. Gjasat janë që ai të mos luajë nga fillimi, por të shohim. Nga skuadra dua të shikoj vazhdimësinë që kemi pasur nga Gushti. Dua vetëm ta vlerësoj ekipin për atë që ka bërë gjatë këtyre muajve, në kampionat dhe Champions. Duhet të ruajmë këtë vazhdimësi. Derbi jonë i parë ishte ndeshja jonë më e keqe pas 30 përballjeve sezonale. Te i dyti humbëm pas një faulli të pa dhënë ndaj Asllanit dhe një goli nga goditja e dënimit. Në futboll ka edhe momente të tilla. Mendova se në muajin Shkurt do të kishim një kalendar më të lirë, por për shkak të ndryshimeve, nuk mund të kemi pushime. Napoli, Inter dhe Atalanta kanë marrë një avantazh dhe janë favoritë për titullin kampion. Jam i fokusuar vetëm te skuadra ime”, deklaroi Inzaghi.
Në krahun tjetër, trajneri i Milani Sergio Conceicao, pranoi vështirësitë në këtë sfidë, ndërsa referuar raportimeve të fundit për përplasje, tha se janë gënjeshtra.
“Jam përballur disa herë me Interin në Champions me Porton. Lojtarët zikaltër e njohin njëri-tjetrin dhe luajnë bashkë prej kohësh. Duhet të gjejmë pikat e dobëta të tyre. Unë e kam thënë që një muaj merkato në Janar është shumë, veçanërisht për anën mendore të lojtarëve. Megjithatë ne vazhdojmë të punojmë për ndeshjen dhe kjo është gjëja e rëndësishme. Kam lexuar shumë gënjeshtra për atë që ndodh në dhomat e zhveshjes. Nuk është e lehtë në një periudhë si kjo, me merkaton e hapur dhe lajmet e rreme rreth ekipit. Nuk flas për atë që ndodh brenda grupit, thjesht duhet të jemi të fokusuar për të luajtur një lojë të mirë dhe për të marrë fitoren. Është një periudhë delikate, në të cilën flitet shumë për merkaton dhe gjëra të tjera. Unë e kuptoj se në media është e rëndësishme të flitet për merkaton, por ne jemi të fokusuar te Interi. Te Milani ka ende shumë për të përmirësuar. Çdo trajner kërkon perfeksionin për ekipin e tij. Në një ndeshje Milan-Inter nuk ka favorit. Të tilla sfida marrin jetë kur arbitri jep startin. Nëse merkato do të ishte e mbyllur, do të ishte më mirë, por nuk është e mundur prandaj duhet të jemi të fokusuar te puna jonë”, deklaroi Conceicao.
Ndeshja Milan-Inter do të luhet mbrëmjen e kësaj të diele duke nisur nga ora 18:00, në stadiumin “San Siro”.
Espanyol bëri surprizën e madhe në La Liga, duke mposhtur ...
Stavri Nica nuk është më trajner i Kastriotit. Tekniku 70-...
Atalanta vazhdon të zhgënjejë në kampionat. Skuadra zikalt...
Berat Gjimshiti ka shënuar golin e parë sezonal në Serinë ...
Nuk prodhoi fitues përballja mes Dinamos dhe Skënderbeut, ...
Ashtu si në dy takimet e para, edhe këtë herë Tirana-Elbas...
Skënderbeu ka kaluar në avantazh ndaj Dinamos në minutën e...
Bayern Munich triumfoi me rezultatin 4-3 ndaj Holstein Hie...
Tirana ka kaluar në avantazh ndaj Elbasanit. Në minutën e ...
U luajtën këtë të shtunë, tre ndeshje të Kategorisë së Par...
Partizani nuk shkoi më shumë se barazimi pa gola ndaj Laçi...
Pas një aventure të gjatë në futbollin evropian dhe një pë...
Në orët e fundit të merkatos, Skënderbeu ka qenë një nga s...
Milani duket tepër aktiv në këtë fund merkatoje. Kuqezinjt...
Skënderbeu ka përforcuar sulmin në limitet e merkatos. Kor...
Milani po kalon një nga periudhat më intensive të merkatos...
Skënderbeu ka zyrtarizuar dy largime. Bëhet fjalë për Henr...
Barcelona vazhdon të ndërtojë të ardhmen e saj rreth dy pr...
Vllaznia u rikthye te fitorja në kampionat, pasi mposhti T...
Mario Mitaj do të vazhdojë të jetë pjesë e Al Ittihad deri...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Zbardhen detaje të reja lidhur me aksidentin që u shënua k...
Zbardhen detaje të reja nga aksidenti i rëndë është shënua...
Një aksident i rëndë është shënuar këtë të mërkurë në aksi...
Shtetasi M.H., 61 vjeç, peshkatar, është gjetur i pajetë n...
Instituti i Gjeoshkencave ka ndarë sot një parashikim për ...
Konfliktet dhe ndërprerjet në tregjet globale të energjisë...
Mbi 18 mijë shtetas të huaj nga 140 shtete kanë aplikuar p...
Këtë të mërkurë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka bërë sot një parala...
Zyra e Bashkimit Europian ka kërkuar që të ndërpritet rrën...
Kryeministri Andy Burnham ka bërë me dije se shumica e tar...
Parlamenti i Francës ka miratuar një ligj për të ndaluar m...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Bizneseve nuk do t’u mjaftojë më të regjistrojnë vetëm emr...
Pavarësisht rritjes ekonomike dhe të ardhurave në vitet e ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dh...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...