web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Braçe akuzon policinë/ Ishte fajtore për dhunën në derbi

9 Shkurt 2025, 20:13, Sport CNA

Braçe akuzon policinë/ Ishte fajtore për dhunën në

Deputeti i PS-së, Erion Braçe, ka akuzuar Policinë e Shtetit, për dhunën në derbin mes Partizanit dhe Tiranës.

Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, Braçe akuzon policinë, duke thënë se nuk hartoi as plane masash për garantimin e sigurisë së tifozëve.

Sipas tij, fajin për dhunën në stadium, mes dy tifozerive, nuk e kishte as Partizani dhe as FSHF, por vetëm policia.

Braçe shkruan se Policia e Shtetit u mobiliziua për derbin, vetëm pas një serie telefonatash.

Më herët ishte klubi i Partizanit, që akuzoi policinë, duke thënë se treguan arrogancë të pashpjegueshme, kur u kërkua garantimi i sigurisë.... LEXO MË SHUMË

POSTIMI I ERION BRAÇES:

DERBI I KRYEQYTETIT: NUK ËSHTË ARRESTIM, ËSHTË SHOQËRIM!

Nuk kam kuptuar kurrë pse ndeshja më e rëndësishme e futbollit shqiptar perceptohet dhe luhet si luftë. Sot isha 1 orë e 15 minuta përpara në stadium; Presidenti i Partizanit që në orën 11:00; jo për t’u marrë me ekipin e tij, por me Policinë e Shtetit, sigurinë në derbi dhe sigurinë e ekipit kundërshtar, që nuk niste autobusin për në stadium pa shoqërimin e Policisë së Shtetit!

Një orë e ca para ndeshjes, policia nuk ishte kund! Derbi ka një procedurë standarde për Policinë e Shtetit: një ditë më parë, Policia e Shtetit publikon planin e masave, rrugët për lëvizjen e tifozerive duke garantuar sigurinë e çdokujt, kontrollet, mënyrën e hyrjes dhe vendosjes në stadium. Këtë herë nuk u deklarua asnjë nga këto një ditë para ndeshjes, fare!

Epo, ishte ngjarja e vetme sot në Tiranë, nuk kishte gjë tjetër. Atëherë? Policia u mobilizua shpejt pas një serie telefonatash që nuk kishte fare pse të bëheshin; duhej të ishte policia në krye të detyrës, pa telefona!

Ndeshja u shty me 30 minuta nga orari i deklaruar! Vendosja e policisë në stadium dëshmoi se sa pa plan kishte qenë struktura më e rëndësishme e sigurisë publike. Fajin për këtë nuk e kishte as Partizani, as FSHF-ja, thjesht policia!

Ndërkohë, jam thellësisht i keqardhur që disa policë u lënduan dhe kjo është një tjetër shenjë e qartë e mungesës së një plani, qoftë edhe për të kontrolluar dhe çarmatosur ata që në stadium hynë me gurë, flakadanë, kapsolla!

Në fund: një ndeshje futbolli nuk është luftë! Dakord, nuk është opera, por luftë nuk është. Nuk është as dhunë, as rrugaçëri, që gjithmonë ka për viktima nëna dhe motra. Parullat politike pastaj janë tallavaja e zakonshme. Na takon ne, tifozëve, ta bëjmë këtë derbin tonë si ai i djeshmi në Madrid, si ai i të mërkurës në Liverpool!





Lajmet e fundit nga