LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Asllani bind drejtuesit e Interit, gati të sakrifikohet Brozoviç

27 Janar 2023, 22:02, Sport CNA
Asllani bind drejtuesit e Interit, gati të sakrifikohet Brozoviç

Situata ekonomike e Interit është e pastabilizuar dhe duke pasur parasysh që klubi ka rënë pre e largimeve me parametra zero, këtë merkato vere zikaltrit pritet të sakrifikojnë të tjerë lojtarë për të mbushur arkat e tyre.

I pari në radhë është padyshim Denzel Dumfris, një nga ata prej të cilit do të arkëtohen të paktën 40 milionë euro dhe që po ndiqet me interes nga shumë klube europiane, por holandezi nuk do të jetë i vetmi. Gjithmonë duke u nisur nga kushtet ekonomike, në listën e merkatos në dalje po ngjitet dalëngadalë emri i Marselo Brozoviçit.

Kroati, që një sezon më parë ka qenë motori i padiskutueshëm i skuadrës dhe pika e dobët e saj sa herë që mungonte, këtë sezon është një enigmë. Mesfushori është ende i dëmtuar dhe ndeshja e fundit si titullar e tij daton më 18 shtator në përballjen kundër Udinezes, pas së cilës kroati është parë tek-tuk në fushë në ndonjë ndeshje para Botërorit.

Tashmë po punon për t’u rikthyer sa më shpejt në fushë, por deri atëherë, Interi duket se ka mësuar të jetojë pa të, arsyeja për të cilën nuk përjashtohet që të jetë ai që largohet në verë.

Interesi i Barcelonës për 30- vjeçarin është ende prezent, pavarësisht se është mohuar shkëmbimi me Frenk Kesinë. Kjo ama nuk i pengon katalanasit që të tentojnë një operacion më vete për Brozon, të cilin Interi do ta mirëpriste, për dy arsye I fundit që ka folur mbi situatën e Milan Shkriniarit ka qenë Vratislav Greshko, ishlojtari i Interit, i cili ka analizuar atë që po kalon bashkëkombësi i tij.

“Po e nis duke thënë që vetëm lojtari dhe agjentët e tij e njohin të vërtetën. Unë e kuptoj që Interi donte ta shiste në verë dhe gjërat nuk funksionuan. Pastaj papritur i ofruan një kontratë të re për të firmosur, por në këtë rast është lojtari ai që nuk do më të vazhdojë.

Situata ndryshoi dhe mendoj se Interi nuk i kishte bërë llogaritë me faktin që Milani nuk do të zgjaste kontratën. Nuk mendoj se Shkriniar e meriton që të acarohen dhe të mërziten me të, jo vetëm për mënyrën si erdhën ngjarjet, por edhe në të tjera aspekte. Duke lënë mënjanë faktin që ka shumë vite në Itali dhe mund të kërkojë një sfidë të re, në lojë është edhe ana ekonomike.

Do të bëjë 28 vjeç dhe nëse firmos tani me Interin, kur të skadojë kontrata do të jetë 32-33 vjeç, në atë pikë nuk do të jetë më në kushtet që është tani. Kur në një moment si ky aktuali, vjen një ofertë e tillë ekonomike dhe premtuese nga ana sportive, sigurisht që është tunduese dhe është logjike ta pranojë”, u shpreh Greshko. kryesore, përveç parave.

Përshtatja e Hakan Çalhanoglusë në rolin e regjisorit ka dhënë deri më tani rezultate fantastike me turkun që ka bërë të mos ndihet mungesa e Brozoviçit. Arsyeja e dytë është Kristjan Asllani, alternativë që ka bindur në Apiano Xhentile dhe tek i cili klubi ka shumë besim.

Pavarësisht minutave jo të shumta në dispozicion, elbasanasi ka treguar se ka personalitetin e duhur sa herë që ka zbritur në fushë dhe drejtuesit kanë besim se ky sezon nën tutelën e Brozoviçit, Barelës e Mikhitarjanit do të japë efektin e tij sezonin e ardhshëm, kur me largimin e mundshëm të “EpicBrozo”-s, Kristjani do ta luajë vendin e tij vetëm me Çalhanoglunë.

Lajmet e fundit nga