Napoli-Inter premton spektakël/ Conte largon presionin, Inzaghi: Nuk është vendimtare
Napoli-Inter është padyshim kryesfida e javës së 27-të në ...

Humbja ndaj Bolognas, e dyta radhazi, i ka dhënë një goditje të rëndë shpresave të Milanit për një vend në Champions League. Kuqezinjtë mbeten në kuotën e 41 pikëve, plot 8 pikë larg nga vendi i katërt. Duke marrë si referencë kuotën e 70 pikëve si pragun minimal për një vend në elitën e Europës, Milanit i duhen edhe 29 pikë nga 36 të mbetura. Një objektiv tepër i vështirë edhe për një skuadër që lufton për titull, e jo më për një ekip që nuk ka treguar vazhdimësi në rezultate.
Përmbysja e pësuar ndaj Bolognas ka vulosur edhe dështimin e projektit të trajnerit Serxho Kosensao. Nëse Milani nuk arrin të sigurojë një vend në Champions, as një triumf i mundshëm në Kupën e Italisë nuk do ta shpëtonte teknikun portugez nga shkarkimi. Stoli i tij tashmë është nën presion të madh dhe ditët në vijim mund të sjellin një ndarje të papritur mes tij dhe klubit. Ky dështim nuk është vetëm përgjegjësi e Kosensaos, por edhe e drejtuesve, përfshirë Zlatan Ibrahimoviçin, të cilët tentuan të “shpëtonin” sezonin me afrime të rëndësishme në merkaton e janarit. Gimenez, Felix, Walker, Sotil dhe Bondo u sollën për të forcuar ekipin, por deri tani nuk kanë dhënë efektin e pritur, duke bërë që ndërhyrjet e klubit të duken më tepër si një “arnim i keq” sesa si zgjidhje e vërtetë.
Në mesin e zhgënjimeve të mëdha të Milanit, një emër spikat veçanërisht dhe ai është Joao Felix. Sulmuesi portugez, i ardhur me shumë pritshmëri, është bërë simboli i një ekipi që “do, por nuk mundet”. Që nga mbërritja e tij, ai ka qenë gjithmonë titullar, përveç debutimit në Kupën e Italisë, e cila ironi e fatit, është edhe e vetmja ndeshje ku ka shënuar. Për t’i bërë vend, Kosensao ka sakrifikuar herë Rafael Leaon e herë Cristian Pulisiç, por Felix ende nuk ka arritur të bëhet vendimtar. Kur ka topin në këmbë, duket sikur mund të krijojë diçka, por në realitet i mungon ajo lëvizje vendimtare që të justifikojë praninë e tij në fushë. Në përpjekje për të integruar Felix, trajneri ka bërë ndryshime të tjera në skuadër, siç është spostimi i Reijnders më në thellësi të mesfushës. Holandezi ka qenë një nga mesfushorët më të rrezikshëm për gol këtë sezon, por ndryshimi i rolit e ka kufizuar kontributin e tij ofensiv.
Një tjetër zhgënjim është Santiago Gimenez. Fillimi i tij në Milano ishte premtues, por me kalimin e javëve ka humbur shkëlqimin. Në ndeshjen ndaj Bolonjës, ai shpërdoroi një mundësi të artë shënimi, ndonëse dha një asist për Leaon. Përtej kësaj, sulmuesi meksikan ishte pothuajse inekzistent në pjesën tjetër të lojës, duke prekur shumë pak topa dhe duke mos pasur ndikim në manovrën e ekipit. Conceicao mund të përdorë si alibi faktin që nuk ka pasur shumë kohë për të punuar me ekipin, por disa gabime individuale i kanë kushtuar shtrenjtë Milanit. Si pasojë e kësaj situate, Champions League duket gjithnjë e më e paarritshme për Milanin dhe e ardhmja e trajnerin në pankinë është gjithnjë e më e pasigurt. Nervozizmi i tij i shtuar në javët e fundit është një tjetër sinjal i qartë i tensionit që mbizotëron brenda klubit. Nëse rezultatet nuk përmirësohen shpejt, një ndryshim në pankinë mund të jetë i pashmangshëm. Sezoni që nisi me ambicie të mëdha po rrezikon të shndërrohet në një tjetër dështim të dhimbshëm për kuqezinjtë.
Napoli-Inter është padyshim kryesfida e javës së 27-të në ...
Klubi i Pogradecit ka reaguar ashpër ndaj arbitrimit, në n...
Presidenti i FSHF-së, Armand Duka ka shpërndarë një mesazh...
Aventurës së Joshua Kimmich te Bayern Munich duket se i ka...
Komisioni i Disiplinës në FSHF, ka zbuluar vendimet e marr...
Te Shqipëria kanë nisur të mendojnë për dy ndeshjet e muaj...
Partizani synon të rikthehet te fitorja në kampionat. Pas ...
Trajneri i Skënderbeut, Ernest Gjoka ka folur për sfidën e...
Pogradeci barazoi 2-2 ndaj Lushnjës, në ndeshjen e javës s...
Këtë të premte, u luajtën dy ndeshje në Kategorinë e Parë,...
Ndodhi ajo që pritej! Armando Broja ka djegur kohët e riku...
Punimet për ndërtimin e minifushës së re me bar artificial...
Ballkani ka fituar në tavolinë ndeshjen ndaj Feronikelit, ...
Cristiano Ronaldo mund të rikthehet në futbollin spanjoll,...
Komiteti Ekzekutiv i Federatës së Futbollit zhvilloi këtë ...
Empoli ka shkruar historinë në Kupën e Italisë, duke elimi...
Nedim Bajrami ka gjetur rrugën e rrjetës në kampionatin sk...
Pas një periudhe të mbushur me dëmtime dhe pasiguri, Kombë...
Trajneri i Skënderbeut, Ernest Gjoka, foli pas ndeshjes, k...
Derbi i zjarrtë i Stambollit, mes Galatasaray dhe Fenerbah...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...