web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Humbja 4-0 ndaj Dinamos, Ernest Gjoka: Po tregohem i sinqertë...

26 Shkurt 2025, 19:40, Sport CNA

Humbja 4-0 ndaj Dinamos, Ernest Gjoka: Po tregohem i sinqertë...

Trajneri i Skënderbeut, Ernest Gjoka, foli pas ndeshjes, ku skuadra e tij u mposht 4-0 nga Dinamo dhe u eliminua nga Kupa e Shqipërisë.

Gjoka tha se korçarët nuk mundeshin të luanin në dy kompeticione, duke u fokusuar te kampionati dhe për këtë arsye vendosi të luante me të rinjtë.

“Po e them sinqerisht që nuk mundeshim dot të ishim në dy kompeticione. Nuk kishim skuadrën e plotë. Kështu që do ishte një vetëvrasje nëse do të sakrifikoja sot skuadrën.

Akademia e Skënderbeut, U19, jo rastësisht është në vend të parë. Janë disa lojtarë shumë cilësorë. 2 apo 3 kanë qenë në fokusin e skuadrës së parë, sot ishte test për ta, që t’i kemi në plan për të ardhmen.

Vetë skuadra ishte në dijeni të s’forcës dhe asaj që duhet bërë. Duke pasur titullarë me problematika fizike nuk mundesha dot të rriskoja. Ishin dy skuadra të ndryshme, një kur ishin gati gjithë titullarët e ekipit U19 dhe 3-4 lojtarë të skuadrës së parë.

Unë falenderoj shumë djemtë e ekipit U19 pasi luajtën me dëshirë dhe sakrificë. Unë mendoj se do ta mbajnë mend gjatë një ndeshje me Skënderbeun. Kaq ishte mundësia e këtyre djemve”, është shprehur Gjoka.





Lajmet e fundit nga