web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Silvinjo merr lajme të mira, rikuperohen dy titullarët e Kombëtares

26 Shkurt 2025, 20:25, Sport CNA

Silvinjo merr lajme të mira, rikuperohen dy titullarët e

Pas një periudhe të mbushur me dëmtime dhe pasiguri, Kombëtarja shqiptare ka marrë më në fund lajme të mira nga dy prej mbrojtësve, Berat Gjimshiti dhe Ardian Ismajli.

Të dy futbollistët kanë kaluar problemet fizike dhe pritet të jenë titullarë këtë fundjavë në Serinë A, duke forcuar skuadrat e tyre respektive dhe duke sjellë një frymëmarrje lehtësuese për trajnerin e Shqipërisë, Silvinjo, në prag të angazhimeve të ardhshme të kombëtares.

Gjimshiti ndjeu disa shqetësime muskulore në ndeshjen e fundit të Atalantës, por fatmirësisht nuk pati një dëmtim të rëndë.

Në krahun tjetër, Ismajli vuajti një lëndim në kofshë, i cili e mbajti jashtë fushave për 25 ditë dhe i kushtoi mungesën në pesë ndeshje të Serisë A.

Megjithatë, shqiptari ka hedhur pas krahëve problemet dhe ka zbritur në fushë me Empolin. 





Lajmet e fundit nga