web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Analiza/ Inter i “frikshëm” në start, sinjal për rivalët

26 Gusht 2025, 20:18, Sport CNA

Analiza/ Inter i “frikshëm” në start, sinjal për

Interi nisi sezonin e ri të Serie A me një fitore të thellë 5-0 ndaj Torinos në “San Siro”, në debutimin e Cristian Chivu si trajner.

Ish-mbrojtësi rumun zgjodhi skemën klasike 3-5-2, duke u mbështetur te baza e konsoliduar nga periudha e kaluar. Skuadra tregoi një futboll agresiv dhe dominues, i ngjashëm me ndeshjet më të mira të epokës Inzaghi.

Thuram dhe Lautaro ishin sërish protagonistë, mbrojtja nuk dha asnjë sinjal dobësie, ndërsa mesfushori Sucic u përshtat menjëherë, duke dhënë edhe një asist. Bonny shënoi golin e tij të parë me fanellën zikaltër pak minuta pasi hyri në fushë.

Ndeshja la përshtypjen e një Interi të sigurt dhe të fortë, duke dërguar një mesazh të qartë për rivalët e titullit, sidomos Napolit.

Megjithatë, mbetet për t’u parë nëse kjo formë do të ruhet edhe ndaj kundërshtarëve më të fortë, si Juventusi që e pret pas dy javësh. Për Chivun, sfida e vërtetë është vazhdimësia.





Lajmet e fundit nga