web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Vranësira dhe reshje të pakta shiu/ Moti për ditën e sotme

31 Janar 2025, 07:05, Sociale CNA

Vranësira dhe reshje të pakta shiu/ Moti për ditën e sotme

Për ditën e sotme mbi vendin tonë depërtojnë gradualisht masa ajrore më të qëndrueshme dhe të thata me origjinë perëndimore.

Moti parashikohet kryesisht me kthjellime, por pa munguar edhe alternimet e vranësirave mesatare e hera-herës deri të dendura, kryesisht në pjesën e parë të ditës.

Vranësirat e paradites do të shoqërohen me reshje shiu të dobëta dhe në formë pikash kryesisht përgjatë Ultësirës Perëndimore, në mënyrë lokale.

Era do të fryjë me drejtim verilindje-jugperëndim me shpejtësi mesatare 2-6 m/s, ndërsa në lugina dhe përgjatë vijës bregdetare hera-herës pritet të fitojë shpejtësi 6-10 m/s,shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen: në zonat malore 3 deri 13°C, në zonat e ulëta 4 deri 17°C, në zonat bregdetare 8 deri 17°C./ CNA





Lajmet e fundit nga