Temperaturat deri në 20 gradë Celsius/ Moti për ditën e sotme
Për ditën e sotme moti parashikohet me kthjellime, por edh...

Në Urgjencën e Pediatrisë së Korçës ka pasur një rritje të numrit të rasteve me viroza të stinës, çka ka shkaktuar fluks në këtë pavion. Sipas shefit të pediatrisë Robert Rado, në Urgjencën e Pediatrisë paraqiten rreth 60 raste në ditë të fëmijëve që shfaqin probleme shëndetësore me gripin stinor. Për Radon kjo është një periudhë që ka vazhdimësi të rasteve të gripit dhe për të është normal ky lloj fluksi.
"Atëherë situata në shërbimin tonë në 2025 duke filluar që në muajin e parë ka një rritje të fluksit të fëmijëve që paraqiten në shërbimin e pediatrisë. Por duke u nisur nga koha që po kalojmë dhe situata epidemiologjike që është në Shqipëri për mua është një fluks normal për arsye se jemi në nje periudhë ku gripi ka filluar dhe vazhdon me rastet. Numri i vizitave të cilët paraqiten mund të jetë 50- 60 ka raste edhe më shumë ose më pak, por mesatarja është 50 - 60 vizita. Kryesisht rastet kanë qënë me virozat e stinës apo me grip siç e quajmë ne."
Pjesa më e madhe e fëmijëve marrin ndihmën mjekësore pranë pediatrisë dhe më pas trajtohen në banesat e tyre. Janë të pakta rastet të cilat shfaqin më tepër probleme dhe kanë nevojë për shtrim spitalor. Sipas shefit të pediatrisë, prindërit alarmohen nga temperatura e lartë e cila në kushtet e shtëpisë edhe duke përdorur antipieretikë nuk ulet. Ndër të tjera, shihet që nga ky grip mund të ketë komplikacione në rrugët e frymëmarrjes apo edhe në infeksione të veshëve.
"Në rastet normale, 3 ditët e para janë çdo lloj patologjie do bëjë ecurinë e saj e më pas në vazhdimësi edhe gripi duhet të ndiqet për të parë komplikacione. Shumica e rasteve vijnë, bëjnë vizitat dhe largohen. Rastet të cilat gjykohen që janë me komplikacione që vijnë pas ditës së 3- të, 4- tërt ose të 5- të apo edhe më vonë ku shihet që gripi mund të ketë dhënë komplikacione që mund të jenë të rrugeve të sipërme të frymëmarrjes , rrugeve të poshtme të frymëmarrjes ku futen kryesisht anginat apo infeksionet e veshëve apo rrugët e poshtme të frymëmarrjes ku ne i ndajmë sipas grupmoshave. Grupmoshat nga 0- 1 vit janë kryesisht bronkiolite apo bronkopneumoni, apo 1- 5 vjec etj këto raste ne i shtrojmë ose komplikacione si raste gastrointensinale të cilat në këtë stinë nuk është se janë zero ne i shkrojme në varësi të situatës që paraqet fëmija dhe gjendjes së fëmijës."
Këshillat që jep Rado në këtë situatë konsistojnë tek fëmijët e grupmoshës shkollore të cilët nuk duhet për të paktën 5 ditë të shkojnë në shkolla dhe çerdhe pasi gripi mund të transmetohet lehtësisht tek këta të fundit. Fillimisht duhet që të marrin shërbim tek mjeku i familjes e më pas, në raste komplikacionesh duhet të paraqiten tek pediatria e qytetit.
"Fëmijët e grupmoshës parashkollore nëse janë me temperaturë nuk dihet të shkojnë në çerdhe e kopshe edhe fëmijët e grupmoshës shkollore. Të paktën 5 ditët e para nuk duhet të shkojne në shkolla sepse mënyra e transmetimit të viruseve dihet që është kontakti aerogen apo nëpërmjet sekrecioneve që eliminohen në 5 ditët e para nga fëmijët me grip. Jo që në fillim të paraqiten në repartin e urgjencës në pediatri, ka një sistem referimi duke shkuar tek mjeku i familjes, do e shohë, do t'i japë udhëzimet e tij, do përdoren antipiretikët në fillim sepse e kemi theksuar që nuk ka mjekim specifik për viruse. Trajtimi është simptomatik në varësi të komplikacioneve duhet gjykuar e ndjekur në dinamikë dhe do bëhet mjekimi adekuat apo i barabartë sipas gjendjes."
Në këtë sezon virozash, prindërit e fëmijëve duhet të jenë ata që të shfaqin më tepër kujdes dhe vëmendje duke shmangur turmat dhe kontaktet e fëmijëve të tyre në ambiente të mbyllura dhe publike si lokalet apo institucionet shkollore. Higjiena është tepër e rëndësishme në raste të tilla ku prindi duhet të mbajë maskë dhe të ketë më tepër kujdes sa u përket papastërtive./ CNA
Për ditën e sotme moti parashikohet me kthjellime, por edh...
Anulohet koncerti i Konstatinos Argiros në program për t’u...
Policia njoftoi të enjten se në edukatore e një kopështi p...
Ditën e sotme moti parashikohet të jetë relativisht i qënd...
Babai i djalit 3-vjeçar që u dhunua në ambientet e një kop...
Ditën e sotme pritet që reshjet e shiut dhe dëborës të jen...
Ditën e sotme vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kusht...
Për ditën e sotme parashikohen kushte atmosferike kryesish...
Vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativish...
Sektori i prodhimit të verës dhe vreshtaria do të kenë...
Ndoshta secili nga ju ka një përgjigje për pyetjen “Çf...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbizotërohet nga moti i kthj...
Shqipëria vendos rekord në importin e mishit sa i takon vi...
Ka startuar ditën e sotme censusi i shpendëve në Parkun Ko...
Vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike ...
Ditën e premte vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga të n...
Edhe për ditën e enjte vendi ynë do të ndikohet nga kushte...
Ditën e sotme vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kusht...
Këtë të martë pritet përmirësimi gradual i kushteve at...
Sipas raportimeve nga strukturat e sistemit të Mbrojtj...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dalin pamjet nga aksidenti i rëndë që u shënua këtë të mër...
Një oficer i policisë rrugore të Shkodrës është goditur me...
Këtë të mërkurë, rreth orës 16:00, një aksident i rëndë u ...
Policia e Tiranës ka ndarë detaje lidhur me aksidentin e n...
Një aksident i rëndë që u shënua këtë të mërkurë me rënien...
Instituti i Gjeoshkencave ka ndarë sot një parashikim për ...
Konfliktet dhe ndërprerjet në tregjet globale të energjisë...
Mbi 18 mijë shtetas të huaj nga 140 shtete kanë aplikuar p...
Gjyqi i presidentit të rrëzuar të Venezuelës, Nicolas Madu...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka bërë sot një parala...
Zyra e Bashkimit Europian ka kërkuar që të ndërpritet rrën...
Kryeministri Andy Burnham ka bërë me dije se shumica e tar...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Çmimi i naftës arriti në 206 lekë për litër nga 198 lekë p...
Bizneseve nuk do t’u mjaftojë më të regjistrojnë vetëm emr...
Pavarësisht rritjes ekonomike dhe të ardhurave në vitet e ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dh...