Njihuni me hartën e divorceve në 61 bashki, jugu shumë para veriut
Traditat, niveli ekonomik dhe urbanizimi copëzojnë hartën ...

Në bare dhe restorante vijon rritja e pagave, për shkak të mungesës për gjetjen e fuqisë punëtore.
Enri Jahja, kryetari i Shoqatës së Bareve dhe Restoranteve, thotë se rritja e pagave për punonjësit e sektorit të shërbimeve në bare dhe restorante ka vijuar edhe gjatë këtij viti, me një mesatare prej 10 deri në 20%.
Në Tiranë, sipas tij, pagat për pozicionin e kamerierit nisin nga 50 mijë lekë në muaj dhe mund të arrijnë deri në 120 mijë lekë, në varësi të lokalit. Për banakierët, pagat variojnë nga 60 mijë deri në 120 mijë lekë në muaj, ndërsa për profesionistët e përgatitjes së koktejeve, pagat arrijnë deri në 200 mijë lekë në muaj.
Rritje të ndjeshme pagash ka pasur edhe për punonjësit e bareve dhe restoranteve në zonat bregdetare. Për pozicionet e kamerierit, banakierit dhe ndihmëskuzhinierit, pagat lëvizin nga 80 mijë deri në 150 mijë lekë në muaj për një orar pune 8-orësh. Ndërsa për punonjësit me orar të zgjatur, minimalisht 12 orë në ditë, paga mujore arrin deri në 200 mijë lekë.
Sipas Jahjes, kjo rritje pagash është pasojë e një ekuilibri të prishur midis kërkesës dhe ofertës në tregun e punës, ku kërkesa është shumë e lartë, ndërsa oferta është e ulët dhe shpesh pa trajnimin e duhur.
Me gjithë rritjen e pagave, sektori vazhdon të vuajë mungesën e fuqisë punëtore. Jahja pohon se punësimi i punonjësve të huaj po vazhdon, kryesisht nga vende si Filipinet, Bangladeshi, Mianmari dhe Pakistani.
“Edhe pse vendi ynë shihet si trampolinë për kalimin në vendet europiane dhe burokracitë për pajisjen e dokumentacionit të punësimit zgjasin deri në dy muaj, janë hapur shumë agjenci të huaja për rekrutimin e punonjësve të huaj. Personeli i huaj po rezulton se është më i trajnuar dhe më i menaxhueshëm”, pohon ai.
Në 2-3 vitet e fundit sektori i bareve dhe restoranteve rezulton ndër më të prekurit nga mungesa e fuqisë punëtore, referuar edhe të dhënave të indeksit të "Çelësi"-t për njoftimet e punës. Në 2022 rezultoi se pati 45,670 njoftime për vende të lira puna. Krahasuar me 2021-shin numri i tyre u rrit 14%.
Ndërsa në 2023 sipas Shoqatës së Bareve dhe Restoranteve industrisë i munguan përgjatë sezonit turistik 15 mijë punonjës. Kjo industri shënoi numrin më të lartë të vendeve vakante, pas sektorit fason për shkak të emigracionit.
Për zgjidhjen e krizës së fuqisë punëtore në tërësi sektori nisi të ndryshojë sjellje ndaj punonjësve si për oraret e punës, ofrimin e ushqimit ndaj personelit, si dhe të rishikojë në mënyrë të vazhdueshme pagat.
Deri në 2019 sipas të dhënave të INSTAT të punësuar në bare dhe restorante ishin rreth 45,000 persona, ku megjithatë vlerësohet se sektori ka informalitet të lartë. Në vend janë gjithsej 15,5 mijë bare, nga 22 mijë në vitin 2015, duke qenë aktiviteti i dytë më i preferuar në vend, pas biznesit të pakicës./ Revista Monitor
Traditat, niveli ekonomik dhe urbanizimi copëzojnë hartën ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Ndonëse numri i mjeteve po shtohet dhe popullsia është red...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
“Ndikimi i muraleve në transformimin e qytetit të Ferizajt...
Po kalojnë gati dy vite nga zhvillimi i censit 2023 dhe ve...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në 21 maj Kisha Orthodhokse kremton shenjtorët mbretër, Sh...
Sociologu Eriseld Kalemaj ka ngritur një thirrje alarmi mb...
Dita e sotme do të mbizotërohet nga moti i qëndrueshëm. S...
Universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi” organizoi Panairi...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Prej më shumë se 20 vitesh, mjeshtri Selami Rondo vijon të...
Ditën e diel vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Druri dhe guri janë dy elementë karakteristikë të së gjith...
16 maji njihet si dita botërore e familjes. Në këtë ditë t...
Ditën e shtunë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e kushtev...
Për ditën e sotme moti do të jetë i paqëndrueshëm dhe do t...
Dera mbetet e hapur për të gjithë ata që dëshirojnë të ken...
Ditën e enjte vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve ...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Këtë të mërkurë, rreth orës 16:00, një aksident i rëndë u ...
Policia e Tiranës ka ndarë detaje lidhur me aksidentin e n...
Zbardhen detaje të reja lidhur me aksidentin që u shënua k...
Zbardhen detaje të reja nga aksidenti i rëndë është shënua...
Një aksident i rëndë që u shënua këtë të mërkurë me rënien...
Instituti i Gjeoshkencave ka ndarë sot një parashikim për ...
Konfliktet dhe ndërprerjet në tregjet globale të energjisë...
Mbi 18 mijë shtetas të huaj nga 140 shtete kanë aplikuar p...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka bërë sot një parala...
Zyra e Bashkimit Europian ka kërkuar që të ndërpritet rrën...
Kryeministri Andy Burnham ka bërë me dije se shumica e tar...
Parlamenti i Francës ka miratuar një ligj për të ndaluar m...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Çmimi i naftës arriti në 206 lekë për litër nga 198 lekë p...
Bizneseve nuk do t’u mjaftojë më të regjistrojnë vetëm emr...
Pavarësisht rritjes ekonomike dhe të ardhurave në vitet e ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dh...