Moti për ditën e sotme/ Reshje shiu në të gjithë vendin
Ditën e enjte vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve ...

Dera mbetet e hapur për të gjithë ata që dëshirojnë të kenë strehën e tyre. Aty i pret Bona, një grua që shumë vite më parë, së bashku me familjen, do ta gjente vetën në emigrim në shtetin fqinj Greqi, për të punuar dhe për të ndërtuar një të ardhme më të mirë.
Pas dy vitesh qëndrimi, vendimi u mor: ajo do të kthehej në vendlindje. Me vetëm 100 mijë lekë të rinj, me shpirtin plot ëndrra e duart plot guxim, Valbona hapi në Gjirokastër një butik për veshje fëmijësh që do të merrte emrin e bukur e domethënës “Zanat Magjike”. Ishte një fillim i thjeshtë, por me shumë dashuri. Çdo veshje e përzgjedhur, çdo copë e sistemuar me përkujdesje, për të sjellë buzëqeshje në fytyrat e vogla të qytetit.

Por ky biznes ishte vetëm hapi i parë i një rruge shumë më të madhe. Pas disa viteve, Valbona nisi një bashkëpunim me rrjetin ndërkombëtar ‘Century 21’, duke hyrë në botën e pasurive të paluajtshme, një terren i ndërlikuar, veçanërisht në Gjirokastër, ku çështjet e pronësisë shpesh janë të ngatërruara dhe ndërtimet të bllokuara. Por ajo nuk u tremb.
Për katër vite punoi fort, mësoi dhe u përkushtua maksimalisht. Derisa erdhi momenti që të ngrihej në këmbët e saj, si një profesioniste e pavarur, e licencuar dhe e certifikuar. Agjencia “Zanat Magjike”, tashmë një zyrë reale në zemër të qytetit, mbart të njëjtin emër, por me një mision të zgjeruar: të ndihmojë çdo njeri të gjejë shtëpinë e vet të ëndrrave.

Në murin e saj qëndrojnë dhjetëra certifikata, jo për dekor, por si dëshmi e rrugës së saj të mundimshme dhe të ndershme. Siç thotë vetë:
“Ato janë mund, janë shkollë, janë përkushtim. Janë përballje e çdo dite me realitetin dhe e çdo nate me ëndrrën për të qenë më e mirë”,-shprehet Valbona.
Për këtë punë të palodhur dhe korrektesën e saj, ajo është certifikuar nga vetë ministri i Drejtësisë, si një ndërmjetëse zyrtare e pasurive të paluajtshme në Shqipëri.

Por Bona nuk është thjesht agjente, nuk është vetëm nënë e tri vajzave të mrekullueshme, as vetëm bashkëshorte. Ajo është një grua, e cila gjatë karrierës së saj ka dhuruar pa fund. Kur vendosi të mbyllte butikun e veshjeve, nuk mendoi për shitje. I dhuroi të gjitha, rroba dhe këpucë në vlerë afro 7 milionë lekë, për fëmijët e Shtëpisë së Fëmijëve në Sarandë. Pa bujë. Pa kamera.
“Donacionet nuk i bëra për televizor,” – thotë – “I bëra me shpirt.”
Së fundmi, ajo ka marrë përsipër edhe një nismë të re, që i kthehet fillimit të saj: fëmijëve. Ka sjellë në Gjirokastër konkursin “Miss Junior”, një aktivitet i bukur që i jep zë dhe dritë vetëbesimit të më të vegjëlve, i motivon, i gëzon dhe i përfshin në botën e vlerave të shëndetshme.

"Është një aktivitet, i cili nisi në vitin 2020, por për shkak të pandemisë nuk u realizua dot. Më datë 7 qershor do të kurorëzohen të vegjëlit e qytetit, me shumë dhurata",-tha Bani.
Në fund, me buzëqeshje dhe krenari të përmbajtur, Valbona Bani lë një mesazh që i flet çdo gruaje.
“Gratë nuk kanë nevojë për shumë. Mjafton një fjalë e ngrohtë dhe një falënderim. Sepse gratë janë një forcë e madhe. Kur janë të përkushtuara, kur janë të vërteta, kur janë vetvetja – gjithmonë ia dalin”,-shton Bani./CNA
Ditën e enjte vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve ...
Orët e paradites do të paraqiten nën ndikimin e kthjellime...
Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e d...
Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e s...
Dita e premte do të karakterizohet nga mot relativisht i p...
Moti parashikohet me kthjellime, si dhe alternime vranësir...
Mjeku Erion Dasho, me anë të një postimi në rrjetet social...
Dita e mërkurë do të karakterizohet nga mot relativisht i ...
Shqipëria vijon të jetë nën mbizotërimin e temperaturave r...
Këtë të hënë është Dita e Dëshmorëve të Kombit që kanë dhë...
Dita e hënë do të jetë me mot relativisht të paqëndrueshëm...
Laura Avdolli, 27-vjeç e diagnostikuar Karcinomë hepatike ...
Dita e sotme do të mbizotërohet nga mot ii qëndrueshëm. E...
Kjo është njësia e mjeshtrit të njohur të gurit Muhedin Ma...
Sot do të mbizotërojë moti i kthjellët dhe temperatura të ...
Shqipëria vijon të mbetet nën mbizotërimin e masave ajrore...
Ditën e sotme moti parashikohet të jetë i qëndrueshëm. Er...
Ditën e sotme do të mbizotërojë moti i qëndrueshëm. Era d...
Dita e sotme do të mbizotërohet nga moti i qëndrueshëm. E...
Ditën e sotme moti parashikohet të jetë i paqëndrueshëm. ...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Këtë të mërkurë, rreth orës 16:00, një aksident i rëndë u ...
Policia e Tiranës ka ndarë detaje lidhur me aksidentin e n...
Zbardhen detaje të reja lidhur me aksidentin që u shënua k...
Zbardhen detaje të reja nga aksidenti i rëndë është shënua...
Një aksident i rëndë që u shënua këtë të mërkurë me rënien...
Instituti i Gjeoshkencave ka ndarë sot një parashikim për ...
Konfliktet dhe ndërprerjet në tregjet globale të energjisë...
Mbi 18 mijë shtetas të huaj nga 140 shtete kanë aplikuar p...
Gjyqi i presidentit të rrëzuar të Venezuelës, Nicolas Madu...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka bërë sot një parala...
Zyra e Bashkimit Europian ka kërkuar që të ndërpritet rrën...
Kryeministri Andy Burnham ka bërë me dije se shumica e tar...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Çmimi i naftës arriti në 206 lekë për litër nga 198 lekë p...
Bizneseve nuk do t’u mjaftojë më të regjistrojnë vetëm emr...
Pavarësisht rritjes ekonomike dhe të ardhurave në vitet e ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dh...