Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...

Disa njësi administrative dhe bashki të vogla do të rrezikojnë të mbeten vetëm toponime ne një të ardhme jo të largët nga rënia e fortë e lindjeve sidomos në katër vitet e fundit.
Të dhënat e krahasueshme të INSTAT tregojnë së ndërmjet 6 mujorit të parë 2021 dhe atij 2025 lindjet kanë pësuar rënie drastike sidomos në qarqet e Shkodrës, Dibrës dhe Korçës.
Në rang vendi, Dibra ka shënuar rënien me të madhe ndërmjet 2021 dhe 2025 me -38%, e ndjekur nga Korça me 37% dhe Shkodra me 35.1%. Dibra dhe Shkodra kanë përjetuar tkurrje të fortë të popullsisë në dekadën e fundit edhe si rrjedhojë e emigracionit të fortë të dekadës së fundit në këto dy qarqe.
Në Tiranë ndërmjet 2021 dhe 2025 lindjet kanë rënë me 12.9%. Kjo ulje lidhet kryesisht me emigracionin e vazhdueshëm të të rinjve dhe presionet ekonomike që shtyjnë çiftet të shtyjnë krijimin e familjes ose të kenë më pak fëmijë.
Ndërsa Tirana mbetet qendra kryesore ekonomike, kostoja e lartë e jetesës dhe mungesa e infrastrukturës mbështetëse për familjet e reja kanë ndikuar negativisht në këtë trend.
Durrësi, qark me ekonomi industriale dhe portuale, ka regjistruar një rënie të lindjeve prej 20.1%. Plakja e popullsisë dhe emigracioni i të rinjve po shkurtojnë bazën riprodhuese të popullsisë.
Në qarqet Fier, Gjirokastër dhe Berat, lindjet kanë rënë përkatësisht 30.1%, 30.2% dhe 31.6%, si rezultate i plakjes së popullsisë, emigracionit të vazhdueshëm.
Në Kukës dhe Elbasan, rëniet janë respektivisht 24.2% dhe 25.5%. Edhe këto qarqe përballen me emigracion të lartë dhe me nivel të ulët ekonomik në krcahsim me qarqet e tjera që i shtyjnë çiftet të kenë më pak fëmijë ose të largohen nga rajoni.
Qarku i Vlorës, një zonë turistike dhe me aktivitete të tjera sezonale, ka pësuar një rënie prej 26.3%, ndërsa Lezha regjistron një ulje të lindjeve me 29.8% ndërmjet 2021 dhe 2025.
Pas pandemisë rënia e lindjeve është përshpejtuar edhe më shumë pasi gjithnjë e më shumë po ngushtohet edhe baza e popullsisë në moshe riprodhuese.
Ekspertët e demografisë theksojnë se rënia e lindjeve është një kombinim i faktorëve si emigracioni masiv i të rinjve drejt vendeve të tjera, plakja e popullsisë, kostot e larta të jetesës, ndryshimet në sjelljet kulturore dhe mungesa e politikave efektive që mbështesin familjet.
Pa ndërhyrje urgjente në këto fusha, pritet që trendi negativ të thellohet, duke rrezikuar stabilitetin demografik dhe zhvillimin ekonomik afatgjatë të vendit./ Monitor
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Numri i nxënësve në shkolla është në rënie, prej uljes së ...
I nxehti afrikan ka mbërthyer vendin tonë. Sipas parashik...
Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Banorët e fshatit Zvezdë janë ngritur në protestë mëngjesi...
Krijimtaria dhe mendimi kritik mund të ndikohen. Por ka më...
Ditën e sotme vendi ynë do të jetë nën ndikimin e kushteve...
Ditën e shtunë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e kushtev...
Numri i nxënësve të regjistruar në të gjithë sistemin arsi...
Digjitalizimi i parë nga numri i familjeve me kompjuter ës...
Ditën e premte vendi ynë do të jetë nën ndikimin e kushtev...
Shumë prej fermerëve nuk mund të bëhen pjesë e përfitimeve...
Ditën e enjte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Europa dhe sidomos Gjermania kanë rritur ndjeshëm numrin e...
Ditën e mërkurë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosf...
Ditën e martë vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve ...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve a...
Ditën e diel vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve a...
Rrethi Has, që shtrihet në verilindje të Shqipërisë, është...
Ditën e sotme vendi ynë do të jetë nën ndikimin e kushteve...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...