web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Parashikimi i motit/ Diell dhe vranësira në vend

6 Gusht 2025, 07:13, Sociale CNA

Parashikimi i motit/ Diell dhe vranësira në vend

Ditën e mërkurë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme.

Moti parashikohet i kthjellët e me vranësira mesatare e hera-herës deri të dendura në orët e mesditës në relievet malore në verilindje e juglindje.

Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu me intensitet të ulët në zonën lindore të vendit, kryesisht në relievet malore, ndërsa pjesa tjetër e territorit parashikohet pa reshje.

Era do të fryjë me drejtim verilindje - veriperëndim me shpejtësi mesatare 7 m/s, ndërsa në zonat luginore dhe përgjatë vijës bregdetare hera-herës do të fitojë shpejtësi 7-14 m/s.

Dallgëzimi në det do të jetë i forcës 1-3 ballë./ CNA





Lajmet e fundit nga