E rëndë në Korçë, 66-vjeçari i jep fund jetës
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...

Përveç natyrës piktoreske që hasim në qytetin liqenor, vlera të shtuara të këtij qyteti janë artizanët, të cilët vazhdojnë pasionet e tyre krahas profesionit që kanë zgjedhur gjatë jetës.
CNA.al ka vizituar punishten e Ilir Bashos, mjeshtrit të drugdhendjes prej 40 vitesh. Një pasion i përvetësuar si trashëgimi pasi babai i tij njihej si mjeshtër mobilier dhe vëllai një skulptor mjaft i mirë. Ilir Basho, i ri në atë kohë, filloi të punonte me pasion kuti të vogla bizhuterish prej druri me motive interesante, të cilat i mban ende kujtim si ndër punimet e para.
“Unë nuk kam bërë shkollë arti, është një pasion i lindur nga dëshira. Ky pasion imi rrjedh nga trashëgimia familjare, pasi babai im ka qenë mjeshtër mobilier, vëllai ka qenë skulptor. Në fillim gdhendja objekte të vogla, pastaj relieve më të mëdha. Kutia e parë që kam gdhendur është një kuti bizhuterish, një gjë e thjeshtë për të filluar artin e gdhendjes”.
Basho na tregon se në vitet 1990 pas rënies së diktaturës dhe hapjes së institucioneve fetare, për 10 vite familja Basho filloi të punonte në gdhendjen e ikonostaseve të kishave, të cilat janë 5 të tilla në Pogradec dhe Durrës.
“Ikonostasin e parë e kemi bërë atë të 'Fjetjes së Shën Mërisë' në Pogradec, më pas kemi gdhendur dy ikonostase në Durrës, në Akademinë Teologjike dhe në Kishën e Popullit. Po ashtu kemi realizuar edhe gdhendjen e ikonostasit të kishës Ngjallja në Pogradec, dhe së fundmi atë të Katedrales së Durrësit, të Apostull Pavlit, rreth 55 metër katror gdhendje dhe mendoj se është më i miri nga ato që kemi realizuar".

Tematika të ndryshme dhe interesante janë ato të gdhendura nga mjeshtri Basho të cilat lidhen me Pogradecin, qytetin ku ka lindur dhe është rritur, motivet e peshkut, liqenin, zogjtë dhe verën tradicionale të kësaj zone. Por edhe gdhendja kërkon teknikë, e po ashtu dru cilësor për të arritur një punim të mirë. Si shembull Basho merr drurin e panjës, gështenjë dhe arrës, por ky i fundit është i vështirë për t'u gjetur dhe ka një kosto tepër të lartë.
“Duhet të kesh pak shpirt artisti për të kuptuar vlerën e gdhendjes. Motivet e para që realizuam janë motive florale. Pogradeci është shumë i apasionuar pas verës, edhe tematika e rrushit është ndër më kryesoret. Po ashtu edhe peshku koran, që preferohet edhe nga bizneset. Ne kemi punuar në disa lloje drurësh, por kryesori është druri i panjës pasi është dru i bardhë dhe punimi del i bukur dhe i pastër. Edhe ikonostaset i kemi gdhendur në dru panje. Edhe druri i arrës është dru shumë i bukur, shumë i fortë dhe rezistent por vështirë për tu gjetur, po ashtu edhe i shtrenjtë.”

Basho punon si teknik imazherie në spitalin e Pogradecit prej 35 vitesh, por sapo përfundon punën e sheh të shkojë menjëherë në punishte për të nisur një gdhendje. Ai trishtohet kur thotë se të rinjtë kanë humbur pas teknologjisë duke lënë pas dore profesione kaq të lashta.
“Punimet artizanale sa vjen dhe koha po i sfumon. Ka dalë teknologjia, të rinjtë shkojnë pas profesioneve që i kërkon koha. Për ne duket si diçka arkaike, por për ne është pjesë e pasionit. Kur njeriu kërkon të shpërthejë nga ana shpirtërore, unë personalisht e kam gjetur në gdhendjen e drurit. Unë punoj çdo ditë rreth 4 orë pasdite, pasi pjesën e parë të ditës e kaloj në profesioni në spital, ndërsa çlodhjen e gjej tek pasioni i drugdhendjes.”

Në familjen Basho, Iliri është trashëgimtari i fundit, i cili vazhdon me pasion artin e të gdhendurit në dru.
Adresa: Lagjia 1, Rruga “10 Dëshmorët e Pojskës” , Pogradec. Kontakt: 0674691400
Motra e 33-vjeçarit Bledar Bregu që i mbijetoi rënies në p...
139 gra e vajza, pjesa më e madhe me urdhër mbrojtjeje...
Pjesa e parë e ditës do të jetë kryesisht në dominimin...
E sotmja do të jetë një ditë e freskët. Sipas MeteoAlb...
Edhe një 5-vjeçar mund të futet në klasën e parë, me k...
Investimi i fundit prej 4.2 milionë eurosh për flotën ...
Balonat që vihen në lëvizje me ajër do të jenë arma më...
Moti i keq, me reshje shiu, erë të fortë dhe rrufe, ka përfs...
Dita e premte pritet të jetë nën ndikim të kushteve at...
SHMU njofton se dita e premte pritet të jetë nën ndiki...
Pas problemeve të hasura vitin e kaluar me provimin e ...
Pjesa e parë e ditës do të sjellë kthjellime në zonat ...
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, njoftoi sot në ...
Në mbledhjen e sotme të Këshillit Bashkiak Tiranë u mo...
Fundjava pritet të sjellë ulje temperaturash dhe reshj...
Shefja e Departamentit të Epidemiologjisë në ISHP, Sil...
Uji i pijshëm në këto ditë të nxehta është kthyer në n...
Prej ditësh vendi ynë është përfshirë nga temperatura ...
Mbetemi në mbizotërimin e kushteve të qëndrueshme atmo...
Ashtu si këto ditët e fundit, edhe nesër vendi ynë do ...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...