La kryeqytetin për Gjirokastrën/ Mjekja kardiologe prej 5 vitesh në shërbim të pacientëve
Jona Leka i përfundoi studimet 11 vite më parë në Mjekësi,...

Marrëveshja për pensionet e firmosur me Shqipërinë, do ti kushtojë buxhetit italian 12 milionë euro në vitin parë të zbatimit dhe përfitues pritet të jenë 1387 persona.
Detajet janë specifikuar në dokumentin e dorëzuar në Senatin Italian, që u firmos edhe nga Presidenti i Italisë Sergio Mattarella.
Ligji pritet të jap efektet e para në muajin Qershor, pra gati dy muaj pas botimit në Fletoren Zyrtare, ndërkohë mësohet se një pjesë e qytetarëve shqiptarë që jetojnë atje, kanë nisur të dorëzojnë aplikimet e para.
Të dhënat tregojnë se në total deri në vitin 2020, janë 433,789 shtetas shqiptarë, që kanë paguar sigurimet shoqërore në Itali.
Dokumenti, nënvizon se para nënshkrimit të marrëveshjes me Shqipërinë numri i qytetarëve, që do trajtohen me pension parashikohej të ishte 4727 persona me një kosto në buxhet 39.6 milionë euro, ndërsa pas firmosjes së marrëveshjes ky numër pritet të shkojë në 6114 në vitin 2025 me një efekt buxhetor 51.6 milionë euro. Pra parashikohet që skemës ti shtohen 1387 persona me një rritje buxhetore 12 milionë për këtë vit.
Këtu përfshihen edhe ata persona që trajtohen me ligjin nr. 189 të vitit 2002 (ligji Bossi-Fini) që ju jep mundësi emigrantëve shqiptarë që të përfitojnë pension, por me kushtin e riatdhesimit, pra kthimin e tyre në Shqipëri.
Numri i përfituesve vjen në rritje, në të njëjtën kohë edhe fondi i vënë në dispozicion, ku në vitin 2032 pritet të arrijë në 270 milionë euro, 23.4 milionë euro më tepër.
Marrëveshja për njohjen e periudhave kontributive mes Shqipërisë dhe Italisë, ju jep mundësinë emigrantëve shqiptarë, që të trajtohen me pension në Itali dhe në Shqipëri në të njëjtën kohë.
Shqipëria dhe Italia arritën më 6 shkurt të vitit 2024 marrëveshjen për njohjen e kontributeve të sigurimeve shoqërore.
Nënshkrimi i marrëveshjes u bë në Romë nga ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani si dhe ministri i Jashtëm i Italisë, Antonio Tajani.
Finalizimi i kësaj marrëveshjeje ofron për shumë persona një siguri dhe një perspektivë pozitive për të ardhmen, ndërsa palët kishin rreth 15 vite që negocionin për të arritur këtë firmë, që garanton të drejtat e punonjësve shqiptarë në Itali apo të punonjësve italianë në Shqipëri për pensionet.
Janë rreth 550 mijë shtetas shqiptarë dhe rreth 4 mijë shtetas italianë, nga zbatimi i së cilës do të sigurojnë bashkimin e periudhave kontributive, duke bërë të mundur që asnjë vit pune të mos humbasë. Senatorët italianë vlerësuan edhe mundin dhe kontributin e shqiptarëve në Itali, integrimin në shoqëri që prej mbërritjes në brigjet e Barit./CNA
Jona Leka i përfundoi studimet 11 vite më parë në Mjekësi,...
Banorët e lagjeve "28 Nëntori" dhe "Hajro Çakërri" në qyte...
Reshjet e dëborës të rëna ditën e djeshme në Korçë, të sho...
Dita e sotme do të jetë me mot të qëndrueshëm! Era nga kua...
Dita e sotme do të jetë me mot relativisht të paqëndrueshë...
Një studim i fundit i Institutit të Vjenës për Studime Eko...
Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Ish-deputeti, Ervin Salianji me anë të një statusi në rrje...
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Niko ...
Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, Imz...
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka uruar në rrjete...
Arqipeshkvi Arjan Dodaj ka urar zgjedhjen e Fortlumturisë ...
Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku ka uruar në rrjetet ...
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj ka uruar Kryepiskopi...
Kisha Ortodokse Autoqefale Shqiptare ka reaguar pas zgjedh...
Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulan...
Kryepiskopi i ri i Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë...
Kryepiskopi i ri i i Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqi...
Kryepeshkopi Anastas, pas ndarjes nga jeta më 25 janar në mo...
Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak vendi ynë edhe këtë...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dalin pamjet nga aksidenti i rëndë që u shënua këtë të mër...
Një oficer i policisë rrugore të Shkodrës është goditur me...
Këtë të mërkurë, rreth orës 16:00, një aksident i rëndë u ...
Policia e Tiranës ka ndarë detaje lidhur me aksidentin e n...
Një aksident i rëndë që u shënua këtë të mërkurë me rënien...
Instituti i Gjeoshkencave ka ndarë sot një parashikim për ...
Konfliktet dhe ndërprerjet në tregjet globale të energjisë...
Mbi 18 mijë shtetas të huaj nga 140 shtete kanë aplikuar p...
Gjyqi i presidentit të rrëzuar të Venezuelës, Nicolas Madu...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka bërë sot një parala...
Zyra e Bashkimit Europian ka kërkuar që të ndërpritet rrën...
Kryeministri Andy Burnham ka bërë me dije se shumica e tar...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Çmimi i naftës arriti në 206 lekë për litër nga 198 lekë p...
Bizneseve nuk do t’u mjaftojë më të regjistrojnë vetëm emr...
Pavarësisht rritjes ekonomike dhe të ardhurave në vitet e ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dh...