LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Filozofja Lea Ypi: Si dhe pse u shkrua libri “Të Lirë” për 6 muaj në pandemi?

17 Nëntor 2022, 16:35, Sociale CNA
Filozofja Lea Ypi: Si dhe pse u shkrua libri “Të Lirë”
Politologia dhe filozofja Lea Ypi

Politologia dhe filozofja Lea Ypi, ka zbuluar më shumë detaje rreth shkrimit të librit të saj “Të lirë”.

Gjatë një interviste me gazetarin Drini Zeqo, filozofja tregoi se ideja për këtë libër lindi gjatë periudhës së pandemisë, ku ndodhej në Berlin duke bërë kërkime shkencore për një libër filozofik.

Ypi është shprehur se jetojmë në një shoqëri që ka një model zhvillimi jo të qëndrueshëm dhe që nuk jep liri të barabartë të gjithë atyre që i nënshtrohen ligjeve në këtë sistem.

“Është një shoqëri që ka një model zhvillimi jo të qëndrueshëm dhe që nuk jep liri të barabartë të gjithë atyre që i nënshtrohen ligjeve në këtë system. Mendoj se në shoqëritë në të cilat ne jetojmë raporti  mes pushtetit ekonomik dhe atij politik është i tillë që liria nuk vjen për të gjithë dhe në fakt për shumicën dërrmuese të njerëzve nuk vjen fare pasi ka pabarazi ekonomike që nuk i japin përfaqësim atyre", ka thënë Ypi. 

E pyetur nga vjen liria, Ypi ka thënë se liria ka një dimension që ka të bëjë me të qënit njeri dhe me dinjitetin.

“Liria ka një dimension moral që ne kemi në të gjitha sistemet që janë brenda qënies njerëzore që kanë të bëjnë me dinjitetin e të qënit njeri dhe që asnjë sistem sado totalitar sadoi shtypës nuk e merr dot”, ka deklaruar Ypi.

Ndër të tjera ajo shton se emigrantët shqiptarë po përdoren për të justifikuar dështimet e politikave europiane.

“Emigrantët shqiptarë po përdoren për të justifikuar dështimet e politikave europiane”, shprehet Filozofja./ CNA.al

Lajmet e fundit nga