Studimi: Frutat, perimet dhe karbohidratet përmirësojnë me 16% cilësinë e gjumit
Gjumi cilësor është i rëndësishëm për mirëqenien tonë, por...

Gati katër nga çdo dhjetë raste të reja të kancerit në botë mund të parandalohen duke shmangur faktorë të njohur rreziku, si pirja e duhanit, konsumimi i alkoolit, ndotja e ajrit dhe disa infeksione, bëri të ditur Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH).
Sipas një studimi të ri thuhet se rreth 38% e rasteve të reja të kancerit në nivel global në vitin 2022 ose 7.1 milionë raste lidhen me shkaqe të parandalueshme. Studimi u botua në revistën shkencore "Nature Medicine" dhe u realizua nga një ekip i gjerë studiuesish, përfshirë Agjencinë Ndërkombëtare për Kërkime mbi Kancerin të OBSH-së.
Hulumtimi analizoi 30 faktorë rreziku që rrisin mundësinë e zhvillimit të kancerit. Duhani rezultoi shkaktari kryesor, përgjegjës për 15% të të gjitha rasteve të reja, i ndjekur nga infeksionet që shkaktojnë kancer me 10% dhe konsumimi i alkoolit me rreth 3%.
Faktorë të tjerë të rëndësishëm përfshijnë mbipeshën, mungesën e aktivitetit fizik, ekspozimin ndaj rrezatimit ultravjollcë (UV) dhe kontaktin me substanca të rrezikshme në vendin e punës, si azbesti.
“Kjo është analiza e parë globale që tregon qartë se sa rrezik për kancer vjen nga shkaqe që ne mund t’i parandalojmë,” tha Andre Ilbawi, autor kryesor i studimit dhe drejtues i ekipit të OBSH-së për kontrollin e kancerit.
Sipas të dhënave, pothuajse gjysma e rasteve të parandalueshme lidhen me kancerin e mushkërive, stomakut dhe qafës së mitrës. Kanceri i mushkërive lidhet kryesisht me pirjen e duhanit dhe ndotjen e ajrit, ndërsa ai i stomakut me bakterin Helicobacter pylori. Kanceri i qafës së mitrës shkaktohet kryesisht nga virusi HPV, kundër të cilit ekzistojnë vaksina efektive.
Studimi tregon gjithashtu se burrat preken më shpesh nga kanceri i parandalueshëm: 45% e rasteve të reja te burrat, krahasuar me 30% te gratë. Rreth një e katërta e rasteve të parandalueshme të kancerit te burrat lidhen me pirjen e duhanit, kundrejt 11% te gratë.
Studiuesit u bëjnë thirrje qeverive të forcojnë politikat e kontrollit të duhanit dhe alkoolit, të rrisin vaksinimin kundër infeksioneve si HPV, të përmirësojnë cilësinë e ajrit dhe sigurinë në vendet e punës, si dhe të promovojnë dieta të shëndetshme dhe aktivitet fizik.
“Nëse duam të ulim barrën e kancerit, duhet të ulim edhe barrën e sëmundjeve jo-ngjitëse. Duhani, alkooli, ushqimet ultra të përpunuara dhe cilësia e ajrit janë nxitësit kryesorë të shumë llojeve të kancerit,” tha Katie Dain, drejtoreshë ekzekutive e Aleancës NCD./ CNA
Gjumi cilësor është i rëndësishëm për mirëqenien tonë, por...
Njerëzve shpesh u thuhet se të ushqehesh mirë, të bësh ush...
Pas stuhive të mëdha të dëborës së fundit, temperaturat e ...
Disa lloje ushqimesh ndihmojnë në mbajtjen e shëndetshme t...
Shëndeti dhe mirëqenia e përgjithshme duhet të jenë qëllim...
Studiues nga Harvard T.H. Chan School of Public Health ana...
Organizata Botërore e Shëndetësisë bëri me dije këtë të pr...
Vitamina D nuk është vetëm e rëndësishme për shëndetin e k...
Truri kalon nëpër pesë faza të dallueshme në jetë, me pika...
Personat që rrinë zgjuar deri vonë dhe janë më aktivë gjat...
Njerëzit që përdorin injeksione GLP-1 si Wegovy për të hum...
Ushqyerja e duhur mund të ndikojë thelbësisht në shëndetin...
Dy raste të virusit vdekjeprurës Nipah në Indi kanë bërë q...
Një studim i ri shkencor sugjeron se një ndryshim shumë i ...
Edhe nëse flejmë mjaftueshëm, shumë njerëz zgjohen duke u ...
Një studim thotë se pirja e tepërt e alkoolit rrit rreziku...
Rudolph E. Tanzi, profesor i neurologjisë në Harvard dhe n...
Fruti i murgut është emri tjetër për Luo Han Guo, një frut...
Gjatë dimrit, shumë prej nesh vërejnë se ndjesia e tërheqj...
Kur flasim për lidhjen midis ushqimit dhe shëndetit afatgj...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...