Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...

Në Itali qeveria po diskuton mbi një projektligj që synon të zgjasë ndalimin e pirjes së duhanit edhe jashtë ambienteve të mbyllura, në rastet kur mungon në një lokal një zonë e rezervuar për duhanpirësit. Nëse miratohet, projektligji do të forcojë ndalimet kundër duhanit, duke përfshirë edhe cigaret elektronike.
Ndërsa dëmet e duhanit njihen prej vitesh (konsumimi i vazhdueshëm mund të jetë shkaku i të paktën 27 sëmundjeve, përfshirë sëmundjet e zemrës dhe disa lloje kanceri), njerëzit kanë vitet e fundit një pasion të zjarrtë për cigaren elektronike. Madje ka nga ata që konsiderojnë atë si një ”mjet për të lënë duhanin”.
Por të tjerë i konsiderojnë edhe më të dëmshme sesa duhani tradicional. Këtë të fundit e mbështesin studime gjithnjë e më të thelluara. Siç rezulton nga një studim i kryer së fundi nga Universiteti i Kalifornisë Jugore, duket se përdorimi kronik i cigares elektronike nxit edhe dëmtime serioze në sistemin kardiovaskular si hipertensioni dhe trashja e mureve të arterieve (faktor rreziku për infarkt miokardi dhe goditje në tru).
Duhet pasur parasysh se përdorimi i cigareve elektronike është rritur jashtëzakonisht shumë në dekadën e fundit, sidomos në mesin e shumë të rinjve (sipas një sondazhi të Institutit të Lartë të Shëndetësisë në Itali, 41.5 për qind e nxënësve të moshës 14-17 vjeç i përdorin ato).
Një tjetër studim i udhëhequr nga Shkolla e Mjekësisë Perelman e Universitetit të Pensilvanisë në SHBA, krahasoi mushkëritë e duhanpirësve tradicionalë me ato të përdoruesve të cigareve elektronike, duke zbuluar se këta të fundit kanë nivele shumë më të larta të inflamacionit të mushkërive se të parët.
Rezultatet e studimit u publikuan në “Journal of Nuclear Medicine”. Studiuesit në Universitetin e Pensilvanisë ekzaminuan dhe krahasuan mushkëritë e 5 duhanpirësve të cigareve elektronike, 5 duhanpirësve të cigareve dhe 5 joduhanpirësve duke përdorur tomografinë me emetimin e pozitroneve (PET).
Kjo teknologji, e përdorur zakonisht për diagnostikimin e kancerit, zhvillohet me anë të një radio-ilaçi që administrohet në mënyrë intravenoze në parakrah, që përmban një molekulë (ose gjurmues) që harton procesin patologjik që synohet të analizohet.
Në këtë rast, gjurmuesi lidhet me një enzimë të quajtur “sintazë e induktueshme e oksidit nitrik” ( iNOS), e cila është e përfshirë në prodhimin e trupit të oksidit nitrik (një gaz që shkakton inflamacion). Njerëzit me astmë dhe sëmundje pulmonare obstruktive kronike (COPD) kanë zakonisht nivele të larta të inflamacionit dhe iNOS.
Për të përcaktuar se sa gjurmuesi ishte lidhur me enzimën në mushkëritë e duhanpirësve, përdoruesve të cigareve elektronike dhe joduhanpirësve.
Studimi zbuloi se përdoruesit e cigareve elektronike, kanë nivele dukshëm më të larta të iNOS sesa jo duhanpirësit dhe përdoruesit e cigareve të zakonshme. Studiuesit analizuan edhe shënuesit e inflamacionit në gjak, por nuk gjetën dallime midis tri grupeve.
“Megjithatë pirja e cigareve elektronike ka më shumë të ngjarë të dëmtojë mushkëritë në një periudhë afatgjatë, bazuar në sinjalet e rrezikut afatshkurtër që u shfaqën në këtë studim”, - theksohet në studim. Është e vërtetë, që bëhet fjalë për një studim të vogël.
Ndaj kërkohen kërkime më të gjera për të verifikuar këto gjetje, dhe madje për të siguruar statistika më të qëndrueshme. Megjithatë, është gjithnjë e më e qartë se cigarja elekronike është po aq e dëmshme sa tymi i duhanit të zakonshëm, në mos më shumë.
Pse duhet ta lini duhanin
Siç nënvizohet edhe nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, lënia e duhanit sjell një sërë përfitimesh të menjëhershme dhe afatgjata për trupin për të gjithë duhanpirësit:
- Brenda 20 minutave ngadalësohen rrahjet e zemrës dhe bie presioni i gjakut;
- Pas 12 orësh niveli i monoksidit të karbonit në gjak rikthehet në nivele normale;
- Nga 2-12 javë pas lënies së duhanit përmirësohet qarkullimi i gjakut dhe rritet funksioni i mushkërive;
- Nga 1 deri në 9 muaj pas lënies së duhanit, reduktohet kolla dhe gulçimi;
- Pas 1 viti përgjysmohet rreziku i sëmundjes koronare, në krahasim me atë të një duhanpirësi;
- Pas 5-15 vjet pas lënies së duhanit, rreziku i goditjes në tru reduktohet në të njëjtin nivel me atë të një joduhanpirësi;
- Pas 10 vjetësh rreziku i kancerit të mushkërive bëhet sa gjysma e atij të duhanpirësit, ndërsa zvogëlohet rreziku i kancerit të gojës, fytit, ezofagut, fshikëzës, qafës së mitrës dhe pankreasit;
- Pas 15 vitesh rreziku i sëmundjes koronare të zemrës, është i ngjashëm me të dikujt që nuk ka pirë kurrë duhan./ Përshtatur nga CNA.al
Ministria e Shëndetësisë ka nxjerrë bilancin e 24 orëve të...
Shumica e prindërve e kuptojnë se temperatura e ulët ndihm...
Sezoni i alergjive ka nisur në fillim të këtij viti , siç ...
Materiali gjenetik i mbledhur në një treg kinez pranë vend...
Ndjenja e ankthit jo vetëm që mund të pushtojë trurin tuaj...
Nga Cristina Brown “Corriere della Sera” Të porsalind...
Ushqimet tradicionale të dietës së Mesdheut mund të ulin r...
Ka nisur rimbursimi i fishave për matjen e glicemisë p...
Shirli Hods, 106 vjeçe, nuk e ka takuar fizikisht motr...
Gurët në veshka janë një ndër faktorët që ndikojnë më së s...
Presioni i gjakut është një nga treguesit më të rëndës...
Larja e dhëmbëve para gjumit jo vetëm që i bën dhëmbët tan...
Duke përdorur të dhëna nga 100 spitalet në SHBA, studiuesi...
Një numër në rritje i studimeve mbështesin se lidhjet e fo...
Ndërsa vazhdojmë jetën tonë të përditshme, të gjithë n...
Është e zakonshme të hani ushqime të ndryshme natën vonë, ...
Spitali Memorial Rajonal Fier është spitali i parë pub...
Sëmundjet autoimune i referohen sëmundjeve ku vetë trupi rea...
Vaji i ullirit është padiskutim mbreti i tryezës dhe një p...
Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se janë kryer 310...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...