Harrojeni “shëndetësinë falas”/ Deputetja e PS-së: Kush do shërbim të shpejtë dhe cilësi do paguajë më shumë
Deputetja e Partisë Sociaslite Klodian Spahiu ka dekla...

Hapen 29 qendra shëndetësore verore në zonat turistike, për të garantuar kujdes shëndetësor cilësor për pushuesit dhe turistët që do të frekuentojnë Shqipërinë këtë sezon veror.
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, së bashku me Ministren e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, kanë inspektuar qendrën shëndetësore verore Currila, në Durrës, ku ka bërë të ditur hapjen e qendrave shëndetësore verore në pikat turistike bregdetare dhe malore në të gjithë vendin, me shërbim 24/7 për pushuesit, duke filluar nga data 15 qershor deri në 15 shtator.
“Janë 8 vite që qendrat shëndetësore verore nga veriu në jug, në bregdet, por edhe në zonat malore, ku gjithashtu numri dhe fluksi i turistëve dhe i pushuesve rritet, kemi mundësuar që përgjatë gjithë sezonit turistik, duke filluar nga qershori dhe deri në shtator, të garantojmë kujdesin shëndetësor, dhe që turisti apo pushuesi edhe qytetarët që banojnë në këto zona të mund të marrin një shërbim më të shpejtë, ne kemi vendosur që këto qendra të vijojmë t’i kemi të hapura përgjatë gjithë sezoni turistik. Shërbimi shëndetësor në qendrat shëndetësore verore është 24 orë. Ekipet janë të përgatitura sepse janë dhe të trajnuara nga stafi i Urgjencës Kombëtare. Dhe nuk janë pak, por janë mbi 160 mjekë dhe infermierë të atashuar që punojnë dhe do të punojnë përgjatë gjithë sezonit në qendrat shëndetësore verore”, tha Manastirliu.
Duke folur për masat për sezonin veror, Manastirliu tha se në zonat më të populluara me pushues, edhe spitalet do të jenë në gatishmëri të plotë.
“Kemi përforcime në zonat që janë edhe më të populluara që është Durrësi, Vlora, por edhe Lezha, edhe Shkodra gjithashtu, ne do të kemi dhe spitalet në gatishmëri. Nisur edhe nga numrat por edhe si projeksionet për pushuesit dhe turistët që pritet të vijnë në Shqipëri, ne edhe spitalet ti kemi në gatishmëri të plotë me stafe të përforcuara”, bëri me dije Manastirliu.
Duke folur për planin e përgjigjes në territor, Manastirliu tha se krahas qendrave shëndetësore verore, do të jenë dhe 14 postacione me autoambulanca, në rast se do të nevojiten transport i menjëhershëm.
“Janë edhe autoambulancat me shërbimin e urgjencës. Janë 14 postacione përgjatë gjithë vijës bregdetare që ne kemi vendosur pikat e autoambulancës, së bashku me qendrat shëndetësore, në mënyrë që në rastet kur ka një emergjencë jete, që kërkon transferimin në spital, të bëhet sa më shpejt. 127 vijon të jetë numri unik për të gjitha emergjencat shëndetësore”, tha Manastirliu.
Duke bëre me dije se këtë vit pritet një rritje e numrit të turistëve në vendin tonë, Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, tha se duhet të informojmë sa më shumë turistët që këto qendra shëndetësore verore ekzistojnë, teksa foli për kontratat e nënshkruara me vrojtuesit e plazheve.
“Duhet ta bëjmë sa më të shpeshtë informimin që këto pika shërbimi shëndetësor ekzistojnë. E gjithë ideja është që vërtet të hapim dyert për një turizëm të shtuar, por nga ana tjetër të marrim dhe masat për sigurinë dhe në këtë drejtim, e kemi taksative që për të gjithë stacionet e plazhit dhe jo më larg se dje i kemi mbyllur më shumë se 558 kontrata per stacionet e plazhit, ku kontrata me vrojtuesin e plazhit është absolutisht e domosdoshme dhe ne do ta monitorojmë gjatë gjithë kohës”, tha Kumbaro.
Janë 29 QSH verore 24 orëshe të hapura në të gjithë vendin, nga veriu në jug, nga zonat turistike malore në bregedet përgjatë sezonit turistik veror gjatë periudhës 15 Qershor–15 Shtator. Në veri funksionojnë 8 qendra shëndetësore, nga të cilat katër janë në zonat turistike malore (Valbonë, Razëm, Tamarë dhe Theth) dhe katër të tjera në plazhet Velipojë, Rrjollë, dhe Shëngjin e Tale në Lezh…/CNA.al
Deputetja e Partisë Sociaslite Klodian Spahiu ka dekla...
Alzheimeri është një sëmundje neurodegjenerative e kar...
Një provë e vogël klinike me 18 pacientë, që morën për...
Disa kimikate në trupin tonë reduktojnë cilësinë e spe...
Mjeku infeksionist, Edmond Puca, ka folur rreth lisë s...
Çdo ditë, rreth një mijë njerëz në Mbretërinë e Bashku...
Drejtoresha e Institutit për Shëndetin Publik, Eugena ...
Drejtoresha e Institutit për Shëndetin Publik, Eugena ...
Drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik, Eugena T...
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta...
Terapia fizike (PT), e njohur gjithashtu si fizioterap...
Një grup ekspertësh i krijuar nga Organizata Botërore ...
Ekziston një pije që mund të shkaktojë të gjitha lloje...
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta...
Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) konfirmoi të die...
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta...
Pirja e duhanit është faktori nr.1 i rrezikut për t’u prek...
Të gjithë mund ta kenë të vështirë ndonjëherë të kontr...
Specialisti infektiv i San Martino di Genova, Matteo B...
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...