5 mënyra për të menaxhuar emocionet dhe për të përmirësuar gjendjen shpirtërore
Të gjithë mund ta kenë të vështirë ndonjëherë të kontr...

Pirja e duhanit është faktori nr.1 i rrezikut për t’u prekur nga kanceri i mushkërive. Produktet e duhanit shkaktojnë deri në 90 për qind të vdekjeve nga kanceri i mushkërive në Shtetet e Bashkuara. Prandaj nuk ka asnjë dyshim se mënyra më e sigurt për t’u mbrojtur nga kanceri i mushkërive, është shmangia e pirjes së duhanit.
Por njëkohësisht është gjithashtu e vërtetë, se jo të gjithë duhanpirësit që e pinë duhanin gjatë pjesës më të madhe të jetës së tyre, janë të dënuar të preken nga ky lloj kanceri. Në fakt, jo shumica dërrmuese e tyre. Shkencëtarët janë përpjekur prej kohësh që ta zbulojnë këtë mister.
Ndërsa tani një studim i ri e forcon tezën, se gjenetika luan një rol të rëndësishëm. Te njerëzit që pinë duhan, por që nuk preken asnjëherë nga kanceri i mushkërive, studiuesit zbuluan një avantazh thelbësor. Qelizat që përbëjnë mushkëritë e tyre, duket se kanë më pak gjasa që të ndryshojnë me kalimin e kohës.
Gjetjet e studimit sugjerojnë se gjenet përgjegjëse për riparimin e ADN-së, janë më aktive në mesin e disa individëve, të cilët mund t’i mbrojnë kundër kancereve që shfaqen, edhe kur pinë rregullisht cigare. Studimi përdori profilet gjenetike të marra nga bronket e 14 njerëzve që nuk kishin pirë asnjëherë duhan, dhe 19 duhanpirësve në nivele të lehta, të moderuara dhe të larta.
Për të matur mutacionet në gjenomin e tyre, u renditën individualisht qelizat sipërfaqësore të mbledhura nga mushkëritë e pjesëmarrësve. “Këto qeliza të mushkërive mbijetojnë për vite, madje edhe dekada, prandaj mund të grumbullojnë mutacione si me kalimin e moshës, ashtu edhe për shkak të pirjes së duhanit”, - shpjegon epidemiologu dhe pulmonologu Simon Spivak nga Kolegji i Mjekësisë "Albert Ajnshtajn".
“Nga të gjitha llojet e qelizave të mushkërive, këto janë ndër më të mundshmet për t’u bërë kancerogjene”, - shton ai. Sipas autorëve, gjetjet e studimit “dëshmojnë pa asnjë mëdyshje” se mutacionet në mushkëritë e njeriut rriten me kalimin e moshës, dhe se te duhanpirësit, më e rëndësishme është shkalla e dëmtimit të ADN-së.
Tymi i duhanit ka qenë prej kohësh i lidhur me shkaktimin e dëmtimit të ADN-së në mushkëri. Por studimi i ri zbuloi se jo të gjithë duhanpirësit janë njëlloj të rrezikuar. “Duhanpirësit më të mëdhenj nuk kishin mutacionet më të mëdha. Të dhënat tona sugjerojnë se këta individë mund të kenë mbijetuar për kaq shumë kohë, pavarësisht nga pirja e madhe e duhanit, pasi arritën të ndalnin akumulimin e mëtejshëm të mutacioneve. Dhe kjo pasi këta njerëz kanë sisteme shumë të afta për riparimin e dëmtimit të ADN-së ose detoksifikimin e tymit të cigares”, - thotë Spivak.
Gjetjet e këtij studimi mund të ndihmojnë në shpjegimin e arsyes pse 80-90 për qind e duhanpirësve gjatë gjithë jetës nuk preken asnjëherë nga kanceri i mushkërive. Por po ashtu edhe pse disa njerëz që nuk pinë duhan fare, preken gjithsesi nga tumori në mushkëri.
Ndërsa tymi toksik i duhanit duket se shkakton mutacione shtesë të qelizave në mushkëri, nëse këto mutacione zhvillohen në tumore, kjo varet nga sa mirë trupi mund ta riparojë ADN-në ose të zvogëlojë dëmtimin e ADN-së.
Gjenet që kanë të bëjnë me riparimin e ADN-së mund të trashëgohen ose të fitohen, dhe “heshtja” e gjeneve që merren me riparimin, shoqërohej me zhvillimin e tumorit në kërkimet e mëparshme. Gjenet nuk janë faktorët e vetëm që ndikojnë në rrezikun e prekjes nga kanceri të një personi.
Edhe faktorët mjedisorë si dieta mund të ndikojnë te lëndët ushqyese në trup, të cilat ndikojnë në zhvillimin e tumorit. Ajo që e bën trupin e një individi më të mirë në riparimin e ADN-së, është ende objekt debati, dhe ka të ngjarë që të jetë një proces i ndërlikuar. Por gjetjet e reja sugjerojnë se ky proces është i lidhur ngushtë me zhvillimin e kancerit të mushkërive.
“Tani dëshirojmë të kryejmë analiza të reja, të cilat mund të masin kapacitetin e dikujt për riparimin apo detoksifikimin e ADN-së, dhe që mund të na ofrojnë një mënyrë të re për të vlerësuar rrezikun që ka dikush për t’u prekur nga kanceri i mushkërive”, - thotë gjenetisti Jan Vijg.
Përkthyer dhe përshtatur nga CNA.al
Të gjithë mund ta kenë të vështirë ndonjëherë të kontr...
Specialisti infektiv i San Martino di Genova, Matteo B...
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta...
Mjeku pediatër, Bektashi Mandri, i ftuar paraditen e s...
Nëndrejtori i ISHP-së, Dritan Ulqinaku, ka deklaruar m...
Një vit nga hapja e Spitalit Memorial të Fierit, janë ...
Presioni i lartë i gjakut, i quajtur edhe hipertension...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...