OBSH: Origjina e paqartë e COVID-it, të studiohet teoria e rrjedhjes laboratorike
Një grup ekspertësh i krijuar nga Organizata Botërore ...

Terapia fizike (PT), e njohur gjithashtu si fizioterapi, është një nga profesionet aleate shëndetësore, e cila ndihmon në teknika manuale dhe pajisje të cilat ndikojnë në përmirësimin e lëvizjes së pacientëve duke trajtuar kryesisht problemet që lidhen me patologjitë muskulo-skeletare.
Këto terapi ofrohen nga terapistë fizikë që promovojnë, ruajnë ose rivendosin shëndetin përmes ekzaminimit fizik, diagnostikimit, prognozës, edukimit të pacientit, ndërhyrjes fizike, rehabilitimit, parandalimit të sëmundjeve dhe promovimit të shëndetit.
Terapistët fizikë njihen si fizioterapistë në shumë vende.
Terapia fizike ofrohet si trajtim i kujdesit parësor ose në lidhje me shërbime të tjera mjekësore. Fizioterapia kategorizohet në dy aspekte: aplikimi manual dhe aplikim me anë të pajisjeve mjekësore të fizioterapeutikës.
Fizioterapia manuale konsiston në aspektin profesional të mjekut fizioterapeut, i cili përdor kryesisht duart apo mënyra të tjera manuale për të trajtuar problemet e ndryshme të muskujve, artikulacioneve dhe shtyllës vertebrale.
Fizioterapia me anë të teknologjisë konsiston në diagnostikim më të thelluar të sëmundjeve më akute.
Teknologjia me valë goditëse ('shockwave')

Pajisjet 'shockwave' konsistojnë në aplikimin e valëve akustike të krijuara nga gjeneratori i valëve të aparaturës të cilët shkaktojnë efekte biologjike që çojnë në shërimin dhe rigjenerimin më të shpejtë dhe afatgjatë të indeve.
Terapia me valë shoku (SWT) mbulon një gamë të gjerë indikacionesh dhe ka një efektivitet mjaft të lartë në trajtim. Teknologjia me 'shockwave' aplikohet në dy mënyra, në valë goditëse radiale dhe në valë goditëse të fokusuara.
Terapia me radiofrekuencë të targetuar

Terapia (Tecar) me radiofrekuencë të targetuar është një sistem i cili transferon energjinë kapacitive dhe/ose rezistive që vepron brenda intervalit të radiofrekuencës së valëve të gjata në trajtimin e patologjisë muskulo-artikulare akute dhe kronike te pacientët dhe sportistët.
Terapia (Tecar) karakterizohet nga transferimi i energjisë brenda indeve duke përdorur një elektrodë kapacitore të mbuluar nga një izolant dhe një përcjellës elektrodë rezistente, duke ndjekur mekanizmin e një kondensuesi.
Pajisja e përdorur përbëhet nga një gjenerator që shpërndan sinjale në një frekuencë prej 0,5 MHz me një fuqi maksimale prej 350 Watt. Në përgjithësi, seancat e aplikimit fillojnë me trajtim rezistent me një elektrodë të pozicionuar në zonën që do të trajtohej për 10 minuta (5 minuta për patologjinë muskulore), pasuar nga 10 minuta të tjera (15 minuta për patologjinë muskulore) me një elektrodë kapacitore të aplikuar.
Terapia me ultratinguj

Terapia fizike me ultratinguj është një profil i ultratingullit, i cili krahas ultrazërit diagnostikues në imazheri, përdoret dhe në fizioterapi për të zbuluar dhe trajtuar probleme të ndryshme muskulo-skeletore që mund të keni duke përfshirë dhimbjen, dëmtimin e indeve dhe spazmat muskulore.
Elektroterapia

Elektroterapia në fizioterapi është përdorimi i energjisë elektrike dhe magnetike si trajtim mjekësor për kondicionet dhe sëmundjet muskolo-skeletore, trajtimin e dhimbjeve të shpinës dhe qafës, probleme me shpatullat dhe sëmundjet kronike të ndryshme.
Me anë të rrymave elektrike bëhet i mundur stimulimi i sistemit neuronik dhe atij muskulor. Në kategorinë e këtyre pajisjeve përfshihen trajtimet me rrymë elektrike duke aplikuar elektrodat dhe gjithashtu me sistem elektrodash magnetike.
Terapitë e kombinuara

Terapitë e kombinuara konsistojnë në aplikimin e elektroterapisë, terapisë me ultratinguj, terapisë me laser dhe terapisë me elektroda vakumi në varësi të patologjive të ndryshme të pacientëve.
Një grup ekspertësh i krijuar nga Organizata Botërore ...
Ekziston një pije që mund të shkaktojë të gjitha lloje...
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta...
Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) konfirmoi të die...
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta...
Pirja e duhanit është faktori nr.1 i rrezikut për t’u prek...
Të gjithë mund ta kenë të vështirë ndonjëherë të kontr...
Specialisti infektiv i San Martino di Genova, Matteo B...
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta...
Mjeku pediatër, Bektashi Mandri, i ftuar paraditen e s...
Nëndrejtori i ISHP-së, Dritan Ulqinaku, ka deklaruar m...
Një vit nga hapja e Spitalit Memorial të Fierit, janë ...
Presioni i lartë i gjakut, i quajtur edhe hipertension...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...