Stuhia shkakton probleme në Sarandë/ Tre persona përfundojnë në spital
Moti i keq në vend ka shkaktuar disa problematika në pjesë...
Moti i keq në vend ka shkaktuar disa problematika në pjesë...

Një vaksinë parandaluese kundër HIV-it që jepet vetëm dy herë në vit do të jetë e disponueshme me një çmim të ulët prej 40 dollarësh (rreth 34 euro) në 120 vende me të ardhura të ulëta, duke filluar nga viti 2027.
Ky ilaç i ri, i quajtur “lenacapavir”, është vlerësuar si një përparim i madh mjekësor që mund të ndryshojë rrjedhën e epidemisë globale të HIV-it, e cila prek më shumë se 40 milionë njerëz në mbarë botën.
Çfarë është “lenacapavir” dhe si funksionon?
“Lenacapavir” është një formë parandaluese e mbrojtjes kundër HIV-it, e njohur si PrEP (profilaksi para-ekspozimit). Ai funksionon duke parandaluar shumimin dhe përhapjen e virusit në trup, duke ulur ndjeshëm rrezikun e infektimit – si tek të rriturit, ashtu edhe tek adoleshentët.

Ndryshe nga ilaçet ekzistuese që merren çdo ditë me gojë, lenacapavir injektohet vetëm një herë në gjashtë muaj, gjë që e bën më të lehtë dhe më të qëndrueshme përdorimin për shumë njerëz.
Një hap i madh drejt barazisë në shëndetësi
Ilaçi aktualisht kushton më shumë se 28,000 dollarë në vit për person në vendet e pasura.
Por falë një marrëveshjeje globale të mbështetur nga organizata si Unitaid, CHAI dhe Laboratorët e Dr. Reddy, një version gjenerik i “lenacapavir” do të ofrohet për vetëm 40 dollarë në vit në vendet me të ardhura të ulëta.
Fillimisht, kostoja do të jetë pak më e lartë për shkak të dozës fillestare me pilula që duhen marrë për të siguruar mbrojtje të menjëhershme. Këto pilula kushtojnë 16.80 dollarë në total dhe merren vetëm ditën e parë dhe të dytë të trajtimit.
Mbështetje ndërkombëtare dhe plane për të ardhmen
Ky zhvillim vjen në një kohë kur financimet ndërkombëtare për shëndetin publik janë në rënie, dhe programe si PEPFAR (Plani i Emergjencës i SHBA për ndihmë ndaj AIDS-it) përballen me pasiguri.
Gjithsesi, organizata si Fondi Global për të Luftuar AIDS-in, Tuberkulozin dhe Malarien pritet të mbulojnë kostot fillestare në shumë vende në zhvillim.

Kërkesa për këtë vaksinë është veçanërisht e lartë në rajonet e Afrikës Sub-Sahariane, ku përqindja e infeksioneve me HIV mbetet e lartë.
Edukim, ndërgjegjësim dhe përfshirje e komuniteteve
Për të pasur sukses, “lenacapavir” ka nevojë për më shumë sesa vetëm furnizim. Organizatat partnere theksojnë rëndësinë e informimit të komuniteteve, trajnimit të profesionistëve të shëndetit, dhe përditësimit të udhëzimeve mjekësore, në mënyrë që njerëzit të kenë akses dhe të besojnë në trajtimin e ri.

Gjithashtu, ka përpjekje për të zgjeruar qasjen edhe në disa vende me të ardhura të mesme, si Brazili, që për momentin nuk përfshihen në marrëveshje, edhe pse kanë një numër të madh rastesh të reja me HIV./ Përshtatur nga CNA.
Lotët, tradicionalisht të shoqëruar me emocionet, së shpej...
Nëse mendoni se vera është stina më e mirë për të shijuar ...
Mango dhe papaja, dy nga frutat tropikale më të dashura, d...
Një studim i ri i Stanford Medicine sugjeroi që amerikanët...
Rreziku i një personi për kancer pankreatik mund të lidhet...
Nëse jetëgjatësia është ndër qëllimet tuaja, atëherë është...
Dieta mesdhetare është e njohur për përfitimet e saj shënd...
Kur jeta bëhet e ngjeshur dhe nivelet e stresit rriten, nu...
Vaji i jojobës, së bashku me ujin e orizit dhe vajin e roz...
Disa fruta ndihmojnë në uljen e tensionit të gjakut dhe të...
Shumë njerëz mendojnë se ataku në zemër dhe arresti kardia...
Dora e Budës është një frut citroni në formën e një dore m...
Një studim që shqyrtoi të dhënat e 56 milionë njerëzve zbu...
Vaji i ullirit nuk është vetëm një përbërës thelbësor i di...
Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka publikuar bot...
Kolesteroli është jetik për funksionimin e shëndetshëm të ...
Çokollata e zezë dhe ajo me qumësht janë të njohura, të ko...
Një studim i ri i botuar në "Free Radical Biology and Medi...
Arrat janë një produkt i jashtëzakonshëm, veçanërisht për ...
Rekomandohet konsumimi i proteinave brenda një ore pas për...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Këtë të mërkurë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Kryeministri Andy Burnham ka bëë me dije se shumica e tari...
Parlamenti i Francës ka miratuar një ligj për të ndaluar m...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Bizneseve nuk do t’u mjaftojë më të regjistrojnë vetëm emr...
Pavarësisht rritjes ekonomike dhe të ardhurave në vitet e ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dh...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...