Hijet e Erion Veliajt në protestë
Veliaj përmes Arta Dades refuzon “antimiti...
Veliaj përmes Arta Dades refuzon “antimiti...

Shqipëria dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë për Rajonin Europian kanë nënshkruar marrëveshjen 2-vjeçare, me fokus mbështetjen për rritjen e aksesit drejt mbulimit shëndetësor universal, forcimin e kujdesit parësor, përgjigjen ndaj emergjencave shëndetësore dhe promovimin e shëndetit dhe mirëqenies. Marrëveshja është nënshkruar në Tel Aviv nga Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, dhe Dr. Hans Kluge, Drejtor i OBSH për Europën, në vigjilje të Sesionit të 72-të të Komitetit Rajonal të OBSH-së për Europën, që mbahet në Tel Aviv të Izraelit.
“Kemi nënshkruar marrëveshjen 2-vjeçare mes Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe Organizatës Botërore të Shëndetësisë për Europën. Një marrëveshje shumë e rëndësishme sepse vendos në zbatim të mëtejshëm të gjithë komponentët që ne i kemi përshkruar në Planin tonë të Veprimit të Strategjisë Kombëtare të Shëndetësisë ‘20-‘30. Shumë të rëndësishëm për të specifikuar komponentin dhe objektivin tonë madhor të mbulimit shëndetësor universal, nëpërmjet rritjes së aksesit dhe cilësisë së shërbimeve, duke filluar nga kujdesi parësor, duke i dhënë një fokus integrimit të shërbimeve sociale me shërbimet shëndetësore. Një model që Shqipëria po e aplikon falë edhe një strategjie por edhe një filozofie të re për të vajtur në zemër të komuniteteve dhe për t’u përgjigjur me shërbim shëndetësor dhe shërbim social të integruar”, tha Manastirliu.
Një tjetër pikë që është diskutuar mes ministres Manastirliu dhe Dr. Kluge ishte forcimi i burimeve njerëzore.
“Forcimi i burimeve njerëzore është një komponent shumë i rëndësishëm dhe për këtë patjetër të gjithë së bashku, nën lidershipin e Dr. Hans Kluge do të bëjmë të mundur që të kemi dhe të rijetësojmë një plan, për sa i përket forcimit të burimeve njerëzore, për të siguruar një kujdes shëndetësor sa më cilësor dhe efektiv për qytetarët tanë”, tha Manastirliu.
Në fjalën e tij, drejtori i OBSH për Europën, Dr. Hans Kluge, vlerësoi Shqipërinë e vuri theksin te forcimi i kujdesit shëndetësor parësor.
“Marrëveshja e re 2-vjeçare përmban prioritete të qarta që kanë si qëllim rritjen e potencialit të kujdesit shëndetësor parësor.
Ju shquheni edhe në rajon për udhëheqjen dhe drejtimin në bashkërendimin e shërbimit shëndetësor dhe atij social, përmes kujdesit parësor. Do të kisha dashur të nxirrja mësime nga ajo përvojë, ku siç doli qartë në pah gjatë pandemisë COVID, në shumë vende pavarësisht nivelit të të ardhurave, lidhja mes shërbimit social dhe atij shëndetësor ishte e cunguar. Mbi gjithçka, rëndësi të veçantë mbart lidershipi, të cilin ju e përvetësoni më së miri”, tha Kluge.
Marrëveshja 2-vjeçare e bashkëpunimit është një kornizë praktike për bashkëpunim, me qëllim arritjen e objektivave të Programit të Trembëdhjetë të Përgjithshëm të Punës 2009-2013 të OBSH-së, Programi Evropian i Punës 2021-2025: Veprim i Bashkuar për Shëndet më të Mirë në Europë dhe politikat kombëtare shëndetësore të Shqipërisë. Për më tepër, për të mbështetur përpjekjet, OBSH në konsultim me shtetet anëtare kanë miratuar Udhërrëfyesin për Shëndetin dhe Mirëqenien në Vendet e Ballkanit Perëndimor si një katalizator inovativ për të promovuar veprime transformuese dhe për të vendosur shëndetin në thelbin e agjendave politike të vendeve./ CNA.al
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka publ...
Qëndrimi gjatë ulur mund të rrisë rrezikun e kancerit ...
Statistikat e Shoqatës Amerikane të Zemrës për vitin 2...
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka publ...
A jeni ai lloji që ju pëlqen të thoni, "Unë kurrë nuk zemë...
Sëmundja e Alzheimerit është lloji më i përhapur i demencë...
Ministria e Shëndetësisë ka bërë bilancin e 24 orëve t...
Siç e dimë, fëmijët shpesh na befasojnë, dhe ndonjëherë me...
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka publ...
Megjithëse është një trend i modës, një dietë për detoksif...
Zgjidhni një problem të madh shëndetësor. Provoni të zieni...
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka publ...
Kalimi i kohës në natyrë rrit shëndetin tuaj mendor, t...
Zakonisht merrni frymë nga një vrimë hunde në të njëjt...
Kryeministri Edi Rama dhe Ministrja e Shëndetësisë dhe...
Mjeku epidemiolog, Ilir Alimehmeti, ka dhënë dy lajme ...
A mund të ulet presioni i lartë i gjakut përmes ushtrimit ...
Agjencia Amerikane e Medikamenteve (FDA) ka dhënë leje urg...
Qendra e teknologjisë Shenzhen, qyteti port Dalian dhe met...
Sot, Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave (FD...
Janë 12 ditë proteste në kryeqytet, të cilat filluan pas p...
Dritan Prençi është prokurori i SPAK-ut që fle mbi dosjen ...
Hetimet e thelluara që SPAK-u kreu për Ajola Xoxën dhe Eri...
Standardet e SPAK-ut, mënyra se si heton, si siguron prova...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Vlorës ka finalizuar operacionin e koduar “Sigur...
Zbardhen detaje të reja lidhur me aksidentin e rëndë që u ...
Një biznesmen shqiptar është vënë në pranga këtë pasdite n...
Një aksident i rëndë është shënuar në aksin Korçë-Ersekë, ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Një aksident tragjik u shënua pasditen e kësaj të premteje...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Ditën e enjte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Lajme të mira për ata që fluturojnë: Pas negociatave shumë...
Zgjati më shumë se dy vjet, por tani BE mund të fillojë ne...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, njoftoi se ushtria ame...
Irani ka ndërmarrë masa të reja për të forcuar mbrojtjen e...
Disa gërmime arkeologjike të kryera gjatë këtotij sezoni n...
Në Muzeun e Arteve të Bukura në Chambéry të Francë, më dat...
Korça është shndërruar këtë fundjavë në kryeqendrën e fest...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, ndau sot d...
Kreditimi i biznesit është rritur në pjesën e parë të këti...
Tregu i punës ka shfaqur tendenca shqetësuese në fillim të...