web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

COVID-19: Duke qenë në kontakt me fëmijët, të rriturit janë më të mbrojtur

7 Shtator 2022, 08:40, Shëndeti CNA

COVID-19: Duke qenë në kontakt me fëmijët, të rriturit

Siç e dimë, fëmijët shpesh na befasojnë, dhe ndonjëherë me ta ndodhin gjëra që nuk i prisnim. Njëra prej tyre u raportua kohët e fundit nga Metju Solomon dhe bashkëpunëtorët e universiteteve të ndryshme amerikane dhe nga qendra kërkimore në PNAS, revista e Akademikëve të Shkencave të Shteteve të Bashkuara.

Ata krahasuan infeksionin SARS-COV-2 dhe trajektoren e sëmundjes së COVID-19 te disa miliona amerikanë të rritur që jetojnë apo ekspozohen ndaj kontaktit të shpeshtë me fëmijët, përkundrejt infeksionit dhe sëmundjes te të rriturit e tjerë pa kontakt ose vetëm me kontakte rastësore me fëmijët.

Të dhënat treguan një rënie të ndjeshme të ashpërsisë së sëmundjes së COVID-19 te të rriturit me fëmijë, në krahasim me të rriturit pa fëmijë. Ja disa të dhëna: të rriturit pa fëmijë dhe të infektuar me SARS-COV-2, ishin 49 për qind më të rrezikuar të shtroheshin në spital dhe 76 për qind më të rrezikuar për t’u futur në repartin e terapisë intensive sesa të rriturit me fëmijë.

Këto dallime janë vërtet befasuese, pasi fëmijët janë transmetuesit direkt të virusit, dhe në fakt të rriturit infektohen masivisht nga fëmijët. Por ky infektivitet i lartë, jo vetëm që nuk përputhet me një ecuri më të rëndë të sëmundjes, as te vetë fëmijët, por përkundrazi shfaqet me një shkallë mbrojtjeje ndaj vetë sëmundjes.

Natyrisht po flasim për fëmijë dhe të rritur të pavaksinuar. Për ta kuptuar këtë anomali të dukshme dhe të pashpjegueshme, duhet së pari të shpjegojmë pse fëmijët infektohen më lehtë me këtë virus, por sëmuren shumë më rrallë se të rriturit, siç tregohet së fundmi nga një botim i fundit i “Istituto Superiore di Sanità” në Itali.

COVID-19: Duke qenë në kontakt me fëmijët, të rriturit

Pas 2 vitesh e gjysmë pandemie, mendoj se të gjithë e dinë marrëdhënien direkte midis ashpërsisë së sëmundjes COVID-19 dhe moshës së personit të infektuar, sipas thënies latine “Senectus Ipsa Morbus Eest” (Pleqëria në vetvete është një sëmundje).

Por gjatë kësaj periudhe, kemi kuptuar se e luftojmë infeksionin me antitrupa neutralizues, që e pengojnë virusin të hyjë në qelizat tona, ndërsa sëmundjes i kundërvihemi me antitrupa të tjerë, dhe mbi të gjitha qelizat e sistemit tonë imunitar, në veçanti me limfocitet T citotoksike, të afta të njohin qelizat e infektuara nga virusi dhe t’i eliminojnë ato përpara se virusi dhe inflamacioni që e shoqëron të përhapet në organet tona më jetësore.

Fëmijët shpesh preken nga infeksione të tjera endemike të koronavirusit njerëzor, si e ftohura e zakonshme, që nxit përgjigje imune të ndërmjetësuar nga qelizat kundër pjesëve të zakonshme të virusit dhe që ruhen gjithashtu tek SARS-COV-2. Është një imunitet i kryqëzuar, shumë pak i përfshirë në mbrojtjen nga infeksioni, pasi përfaqësohet kryesisht nga antitrupat që neutralizojnë domenet RBD dhe NTD të proteinës virale. Pjesët molekulare që ofrojnë këtë imunitet të kryqëzuar janë të pranishme diku tjetër, si në pjesën jo-RBD dhe jo-NTD të proteinës virale ashtu edhe në proteina të tjera, sidomos tek nukleoproteina.

Të gjithë të rriturit kanë qenë dikur fëmijë, por ky reagim i kryqëzuar zvogëlohet gradualisht në moshën madhore, kur ne sëmuremi nga këto koronaviruse të zakonshme. Ndërkohë ai është i pranishëm në një masë të madhe tek fëmijët, dhe rikujtohet vazhdimisht nga këto infeksione.

Studimi i Solomon dhe bashkëpunëtorëve të tij, bazohet shumë tek teoria e imunitetit të kryqëzuar midis koronavirusëve të vjetër dhe të rinj. Ndoshta fakti që më së shumti e përforcon këtë interpretim, qëndron në krahasimin midis të rriturve pa fëmijë dhe të rriturve me fëmijë deri në 5 vjeç, te të cilët diferenca në lidhje me rrezikun nga sëmundja është shumë e lartë.

Dihet nga kërkime të ndryshme të mëparshme se fëmijët e kësaj moshe janë më të prekurit nga infeksionet e rrugëve të para të frymëmarrjes, të shkaktuara nga koronaviruset e zakonshme, infeksione të quajtura shpesh të parëndësishme, por në këtë pikë ato mund të jenë klinikisht të pa rëndësishme, por sigurisht jo imunologjikisht.

Përkthyer dhe përshtatur nga CNA.al





Lajmet e fundit nga