Pa dhimbje, të gjitha përfitimet/ Si të bëheni më të fortë dhe të formoni më shumë muskuj
Kultura e palestrës po ndryshon. Dikur ruajtja e muskujve,...

Sipas një studimi njerëzit depresivë hanë ndryshe nga ata të shëndetshmit. Kjo njohuri mund të japë impulse për forma të reja terapie. Sepse deri tani tema e të ushqyerit nuk ka luajtur rol në trajtimin e depresioneve.
Rreth 280 milionë njerëz në mbarë botën vuajnë nga depresioni. Ndonëse depresioni nuk është i njëjtë për të gjithë, të gjithë pacientët e prekur prej tij me sa duket kanë një gjë të përbashkët: urinë për karbohidrate. Këtë e kanë zbuluar gjatë një hulumtumi studuesit në klinikën universitare të Bonit dhe Tybingenit në Gjermani.
Nëse pacientët janë trajtuar me antidepresivë ose jo, nuk ka pasur dallime sinjifikante, thotë Nils Kroemer, i cili ka studiuar në të dyja klinikat universitare në fushën e psikiatrisë, psikologjisë dhe psikoterapisë.
Deri tani mendohej se nepsi për ushqime me karbohidrate kishte të bënte me rritjen e urisë, që shoqëron disa sëmundje depresive. "Ne mundëm të tregojmë tani se nuk është kështu. Faktikisht uria për karbohidrate ka të bëjë më shumë me depresionin e përgjithshëm të rëndë, veçanërisht me simptomatikën e frikës", shpjegon Lilly Thurn, e cila ka drejtuar studimin në ekipin e Kroemer.
Nga karbohidratet trupi ynë mund të prodhojë më shpejt energji, që janë furnizueset kryesore të qelizave tona.
Arsyen përse njerëzit me depresion zhvillojnë kryesisht urinë për karbohidrate, Nils Kroemer e konstaton në zorrë. Këtu mund të jenë zhvilluar ndryshimet në sistemin e tretjes. Po ashtu mund të jetë dëmtuar përçimi i informacioneve nga aparati stomak-zorrë në tru nëpërmjet nervit vagus, thotë Kroemer.

Shumë studime tregojnë se te njerëzit depresivë mikrobioma e zorrës është e ndryshuar dhe se këto ndryshime janë pjesë e simptomave të depresionit. Është konstatuar, se simptomat përmirësohen, nëse pacientët marrin ushqime me probiotikë.

"Ne e dimë nga hulumtimet e mëparshme, që nuk premton sukses heqja dorë e personave me depresion nga karbohidratet. Nuk është ushqimi me ëmbëlsira që shkakton depresionin. Por në depresion ndryshojnë preferencat", thekson studiuesi Korner.
Megjithatë është e kuptueshme që këto ndryshime të paktën pjesërisht shfaqen, nëse ne ushqehemi në mënyrë të pashëndetshme për një kohë të gjatë.
Mbetet të sqarohet se: "Cili është shkaku dhe pasoja?", thotë Kroemer. "A ka të bëjë ushqimi, që në afatgjatë shkakton një gjendje të keqe psiqike? Apo është gjendja psiqike shkaktare për përkeqësimin e të ushqyerit – dhe ajo shkakton pastaj ndryshimet në mikrobiomë?"
Për studiuesit është e qartë se ne duhet të fokusohemi më intensivisht te tretja në trajtimin e depresioneve dhe çrregullimeve nga frika.
Deri tani kjo nuk është bërë në Gjermani. Në direktivat kombëtare për temën e depresionit thuhet se pacientet dhe pacientët me çrregullime depresive duhet të inkurajohen që të ushqehen me kujdes dhe shëndetshëm.
Ndonëse në këto direktiva përshkruhet edhe që rezultatet e studimeve tregojnë për rolin e aksit mikrobiomë-zorrë-tru dhe që mikrobioma e pacientëve me depresion dallon nga ajo e personave të shëndetshëm. Por për mjekët terapistë nuk jepet një rekomandim, që të analizohet enkas flora e zorrës tek të sëmurët me depresion. Deri tani ka shumë pak prova, që kjo ndihmon vërtetë, argumentohet.
Por drejtuesja e studimit Lilly Thurn i konsideron të arsyeshme mënyrat e reja të trajtimit.
"Veçanërisht premtuese duhet të jenë të të ardhmen terapitë, që synojnë trajtimin e lidhur të zorrës dhe të trurit." Ndërsa Nils Kroemer thekson: "Ndryshimet në ushqim dhe tretje nuk duhet të konsiderohen si probleme dytësore."/DW
Kultura e palestrës po ndryshon. Dikur ruajtja e muskujve,...
Rrënja e xhinxherit vjen nga një bimë e lulëzuar me origji...
Dieta e frutave është një dietë vegane. Ajo përjashton të ...
Shpesh lind pyetja: duhet të preferojmë mollët jeshile apo...
Sa herë na ka ndodhur të gjithëve që të jemi ndjerë të ngo...
Jemi ende na javët e para të vitit dhe është koha e duhur ...
Orgazma është një ngjarje komplekse mendje-trup, që përfsh...
Mëngjesi është plotë mundësi, por jo të gjitha zgjedhjet j...
'Sfida e paracetamolit' është një trend i ri në TikTok që ...
Kush nuk e do djathin? Shqiptarët e konsumojnë shumë. Një ...
Në vitin 2022, më shumë se 275.000 fëmijë dhe adoleshentë ...
Gripi është sëmundja më e zakonshme që e kalojmë disa herë...
Me fillimin e vitit të ri, është e lehtë të ndiheni të mbi...
Trupi juaj e përdor gjumin për të forcuar sistemin imunita...
Skënder Brataj, drejtor i Qendrës Kombëtare të Urgjencave,...
Kanceri i zorrëve, i njohur edhe si kanceri kolorektal, pr...
Ndonjëherë ajo çfarë ndiejmë është e komplikuar. Ndjenjat ...
Mushkëritë luajnë një rol thelbësor në sistemin e frymëmar...
Barra e sëmundjeve të transmetueshme dhe të patransmet...
Boronicat, frut i vogël por i fuqishëm, janë gjithnjë e më...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Shtetasi M.H., 61 vjeç, peshkatar, është gjetur i pajetë n...
Finalizohet në bashkëpunim me Policinë britanike, një tjet...
Policia ka arrestuar një 34-vjeçare në aeroportin e Rinasi...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Lezhë-Shëngjin. S...
Rritja e çmimeve të energjisë dhe plehrave kimike pritet t...
Mbi 18 mijë shtetas të huaj nga 140 shtete kanë aplikuar p...
Këtë të mërkurë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Zyra e Bashkimit Europian ka kërkuar që të ndërpritet rrën...
Kryeministri Andy Burnham ka bërë me dije se shumica e tar...
Parlamenti i Francës ka miratuar një ligj për të ndaluar m...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Bizneseve nuk do t’u mjaftojë më të regjistrojnë vetëm emr...
Pavarësisht rritjes ekonomike dhe të ardhurave në vitet e ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dh...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...