Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...

Kanceri i gjirit është kanceri më i zakonshëm tek gratë, por ai mund të shfaqet edhe te meshkujt në raste të rralla. Kjo sëmundje shkaktohet nga dëmtimi i ADN-së dhe mutacionet gjenetike, por gjithashtu edhe nga trashëgimi i gjeneve të caktuara.
Stili i jetesës luan po ashtu një rol kritik, konsumi i alkoolit, i duhanit, konsumi i tepruar i ushqimeve të përpunuara, janë disa nga faktorët që përbëjnë një rrezik në rritje të kancerit të gjirit.
Por disa studime kanë treguar se ka disa ushqime të cilat mund të ulin rrezikun e kësaj sëmundjeje.
AgroWeb.org ju njeh më poshtë me ushqimet që duhet të konsumoni për të ndihmuar në uljen e rrezikut të kancerit të gjirit.
Ushqimet që mund të ulin rrezikun e kancerit të gjirit
Perimet me gjethe jeshile
Lakra jeshile, rukola apo spinaqi, janë vetëm disa nga perimet me gjethe jeshile që mund të kenë veti antikancerogjene.
Ato përmbajnë antioksidantë karotenoidë, duke përfshirë beta karotenin, luteinën dhe zeaxanthinën, të cilat kanë traguar se mund të reduktojnë rrezikun e kancerit të gjirit.
Për më tepër, hulumtimet zbulojnë se një konsum i lartë i folatit, një vitaminë B e përqendruar tek perimet me gjethe jeshile, mund të mbrojë kundër kancerit të gjirit.
Agrumet
Agrumet janë të mbushura me folat, vitaminë C, disa lloje karotenoidesh dhe antioksidantë si kuercetina etj. Këto lëndë ushqyese ofrojnë efekte antioksiduese, antikancerogjene dhe anti-inflamatore.
Peshku i yndyrshëm
Peshqit e yndyrshëm si salmoni apo sardelet, njihen për përfitimet e tyre shëndetësore. Yndyrnat omega-3, seleniumi dhe antioksidantët që ato përmbajnë me shumicë mund të ofrojnë efekte mbrojtëse ndaj sëmundjes.
Frutat e pyllit
Konsumimi i rregullt i frutave të pyllit mund të ndihmojë në uljen e rrezikut të disa llojeve të kancerit, përfshirë atë të gjirit.
Antioksidantët e shumtë që këto fruta të vogla përmbajnë, kanë treguar se mbrojnë kundër dëmtimit qelizor, si dhe zhvillimit dhe përhapjes së qelizave kancerogjene.
Perimet si hudhra, qepa dhe preshi
Në veçanti perimet si hudhra, qepa dhe preshi, janë të pasura me një sërë lëndësh ushqyese, duke përfshirë antioksidantë dhe vitaminën C, që kanë veti të fuqishme antikancerogjene.
Frutat si pjeshkët, mollët dhe dardhat
Antioksidantët që këto fruta të veçanta përmbajnë, kanë treguar në disa studime se mund të pengojnë rritjen dhe përhapjen e një linje qelizore të kancerit të gjirit.
Për më tepër, rezultoi se konsumi i mollëve dhe dardhëve lidhej me një rrezik më të ulët të kancerit.
Perimet e kryqëzuara
Këtu mund të përmendim lulelakrën, lakrën dhe brokolin. Ato janë të pasura me komponime glukozinolate, me të cilat trupi juaj mund të luftojnë qelizat e dëmtuara duke ulur rrezikun e kancerit.
Fasulet
Fasulet janë të ngarkuara me fibra, vitamina dhe minerale. Në mënyrë të veçantë, përmbajtja e tyre e lartë e fibrave mund të mbrojë kundër kancerit të gjirit.
Barishtet dhe erëzat
Barishtet dhe erëzat si majdanozi, rozmarina, rigoni, trumza, shafrani i Indisë dhe xhenxhefili, përmbajnë komponime bimore që mund të ndihmojnë në mbrojtjen kundër kancerit të gjirit.
Mbani mend se edhe pse ka shumë faktorë që lidhen me zhvillimin e kancerit të gjirit, përmirësimi i regjimit tuaj ushqimor mund të përmirësojë shëndetin tuaj të përgjithshëm dhe të zvogëlojë rrezikun e kancerit në përgjithësi.
Megjithatë edhe me një regjim ushqimor të shëndetshëm, ju ende keni nevojë për ekzaminime të rregullta si mamografia dhe kontrolle manuale.
Në fund të fundit, zbulimi dhe diagnoza e hershme rrisin ndjeshëm mundësinë e shërimit. /AgroWeb.org
Disa shkaqe të zakonshme të sinusitit përfshijnë: 1. ...
Ndërprerja e vazhdueshme e duhanit lidhet me një rrezik të...
Sipas dietologes Eufmeni Karafyllidis, koha e gatimit të v...
Leukonika është emri mjekësor i shfaqjes së pikave apo vij...
Kafeja ofron disa përfitime shëndetësore dhe shpirtërore q...
Çaji i gjetheve të ftoit është pa dyshim një nga kurat më ...
Banania është një nga frutat më të njohura dhe më të konsu...
Varianti i ri, i quajtur XEC, u identifikua në Gjermani në...
Të gjithë ekspertët e shëndetit tregojnë se ekziston n...
Gjatë muajve të dimrit kur temperaturat bien, shumë njerëz...
Ju kujtohet proverba e famshme e shekullit XIX mbi mollët?...
Tërshëra është një produkt shumë i mirë për rënien nga pes...
Quhen banane “Blue Java” dhe kanë shijen si akullore me va...
Nëse keni dëgjuar për sëmundjen e mëlçisë së dhjamosur...
Ardhja e vjeshtës dhe muaji i parë i saj, shtatori, është ...
Ekspertët e ushqyerjes së shëndetshme nënvizojnë gjithmonë...
Paracetamoli, i njohur gjithashtu si acetaminophen, ës...
Antibiotikët janë substanca kimike që ndihmojnë në luf...
Nëse ndiheni më të rënduar me kalimin e moshës do të thotë...
Një e treta e produkteve të kanellës të testuara nga Consume...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...