web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Bilanci ditor nga COVID-19/ Si paraqitet situata shëndetësore

20 Nëntor 2022, 17:15, Shëndeti CNA
Bilanci ditor nga COVID-19/ Si paraqitet situata shëndetësore
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka publikuar bilancin e 24 orëve të fundit, sa i përket situatës së pandemisë në vendin tonë.

Sipas të dhënave, mësohet se në 24 orët e fundit janë kryer 309 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 10 qytetarë.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 6 në Tiranë, 2 në Kurbin, nga 1 qytetarë në Divjakë, Tepelenë.

Janë 194 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 3 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2.

Janë shëruar 5 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 328,354 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (20 Nëntor 2022)

Raste të reja ditore 10

Të shëruar në 24 orë 5

Të shtruar në spitale 3

Humbje jete në 24 orë 0

Testime ditore 309

Testime totale 2,006,019

Raste pozitive 332,142

Raste të shëruara 328,354

Raste Aktive 194

Humbje jete 3,594

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 147

Gjirokastër 14

Vlorë 8

Fier 7

Elbasan 6

Shkodër 3

Berat 3

Durrës 3

Korçë 2

Lezhë 3./ B.A. – CNA.al





Lajmet e fundit nga