Të enjten seanca e fundit e sesionit parlamentar/ Në rend dite, një sërë projektligjesh
Seanca e fundit plenare e këtij sesioni parlamentar do të ...
Seanca e fundit plenare e këtij sesioni parlamentar do të ...

U hap sot Spitali i Ri Infektiv, një investim i qeverisë shqiptare, i realizuar në kuadër të përgjigjes ndaj emergjencave shëndetësore. Kryeministri Edi Rama dhe Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu u shprehën se Spitali Infektvi do të kthehet në një qendër ekselence për sëmundjet infektive.
“Nga pranvera në vjeshtë, ne e transformuam nga themelet Infektivin. Si kurrë më parë, për një vepër të këtyre përmasave dhe me këtë cilësi.
Një investim me vlerë prej 5.6 milion euro i qeverisë shqiptare për rikonstruksionin dhe zgjerimin e kapaciteteve të Spitalit Infektiv që tashmë do të ketë një kapacitet deri në 130 shtretër, 50 shtretër më shumë se kapacitetet e dikurshme. Spitali Infektiv do të ketë një reanimacion të dyfishuar në kapacitetet e tij. Madje mund të shkojë në 3-fish, në rastet kur do të kemi dhe mos i paçim kurrë, emergjenca shëndetësore”-tha Manastirliu.
Ministrja Manastirliu tha se dimensionet e kapaciteteve dhe funksioneve të Spitalit të Ri Infektiv e kanë transformuar plotësisht, duke krijuar kushte të veçanta për ndërhyrje të rralla kirurgjikale, por edhe hapësira auditori, sipas premtimit të Paktit për Universitetit.
“Ky është një investim transformues. Transformues sepse ka vendosur një standard të ri për shërbimin infektiv në vend; transformues sepse ridimensionon plotësisht përballjen me emergjencat e mundshme të shëndetit publik, përtej pandemisë; transformues sepse çel një epokë të re të ndërveprimit me spitalet satelite në rrethe, duke e kthyer Spitalin Infektiv në një qendër ekselence dhe reference. Nuk dua të lë këtu pa përmendur, një tjetër aspekt shumë të rëndësishëm. Spitalet tona janë dhe baza didaktike dhe të kërkimit shkencor për studentët dhe specializantët tanë, sikurse dhe e kemi premtuar Paktin për Universitetin. Mjediset që studentët do të kenë dhe janë tashmë gati edhe në këtë strukturë spitalore, me auditoriumin fantastik, me klasat e reja që kemi ndërtuar, janë një investim për brezat e ardhshëm të mjekëve, infermierëve të rinj në vendin tonë”-u shpreh Manastirliu.
Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij theksoi mbështetjen e qeverisë në sektorin e shëndetësisë jo vetëm për nga ana e krijimit të kushteve spitalore, por në rritjen 100% të pagave të mjekëve dhe infermierëve deri në fund të mandatit qeverisës.
“Ambicja jonë është që raportin e pagës ta çojmë 100 % në raport me pikënisjen. Me buxhetin e ri shkojmë në 70%. Me ndihmën e Zotit që mos të na sjellë ndonjë katastrofë, që të na detyrojë përsëri të spostojmë fondet, e dedikuara për qëllime të caktuara, jam i bindur që do të arrijmë ta çojmë në 100 % rritjen e pagës për të gjithë ju”- u shpreh kryeministri Edi Rama.
Rindërtimi i Spitalit Infektiv vjen në kuadër të planit të qeverisë për përballimin e emergjencave shëndetësore, me fuqizimin e kapaciteteve në sistemin spitalor dhe Planin e Masave për përgjigjien ndaj pandemisë Covid-19. Investimi me vlerë prej 5.6 milion euro konsistoi në rikonstruksionin dhe zgjerimin e kapaciteteve të Spitalit Infektiv. Investimet e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, me mbështetjen e Qeverisë do të vijojnë me përfundimin në fund të vitit të Spitalit të Sëmundjeve të Bredshme, faza e Dytë e Spitalit Pediatrik, rehabilitimi i Spitalit të Kardiologjisë, Psikiatrisë, Kirugjisë Plastike. Ndërsa në rrethe kantieret do të jenë nga Kukësi e Dibra, e deri në Gjirokastër, me investimet në rrjetin e qendrave shëndetësore dhe spitaleve në vend./ CNA.al
Në mjekësi, fjala “detoks” do të thotë një trajtim për të ...
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka publ...
Sipas hulumtimeve, 48% e njerëzve e kanë shumë më të v...
Në kuadër të mbledhjes së përbashkët të dy qeverive të Shqip...
Në 14 nëntor, në Ditën Botërore të Diabetit, të gjitha kom...
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka publ...
Seksi mund të shkaktojë sulme astme, zbuloi një studim...
Një gjumë cilësor lidhet zakonisht me një shëndetit të mir...
Ministria e Shëndetësisë ka pasqyruar situatën pandemi...
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka publ...
Trupi i njeriut është një makineri mahnitëse dhe e sofisti...
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka publ...
Qeveria do të financojë fishat e diabetit falas për të...
Bluzat e bardha të spitalit të Dibrës kanë realizuar m...
Vijon fushata e vaksinimit kundër gripit dhe COVID-19....
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka publ...
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka publ...
Të vendosësh qepë brenda në çopara para të flesh, ka n...
Ministria e Shëndetësisë ka paraqitur raportin ditor për C...
Lëkura e thatë, një temë shumë e debatuar prej vitesh në q...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Një aksion i udhëhequr nga Europoli, përmes autoriteteve n...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, priti sot në një takim...
Bashkimi Evropian ka kritikuar vendimin e ushtrueses së de...
Një tërmet me magnitudë 5.0 ballë të shkallës Rihter godit...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...