LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Bilanci ditor nga COVID-19/ 716 qytetarë të infektuar, dy humbje jete dhe mbi 1 mijë të shëruar

31 Korrik 2022, 16:56, Shëndeti CNA
Bilanci ditor nga COVID-19/ 716 qytetarë të infektuar, dy humbje jete
Urgjenca Infektive

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka publikuar bilancin e 24 orëve të fundit, sa i përket situatës së pandemisë në vendin tonë.

Sipas të dhënave, mësohet se në 24 orët e fundit janë kryer 1590 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID-19, 716 qytetarë.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 303 në Tiranë, 68 në Durrës, 66 në Fier, 35 në Lushnje, 24 në Vlorë, 19 në Sarandë, 18 në Kamëz, 17 në Shkodër, nga 15 qytetarë në Kavajë, Berat, 11 në Krujë, nga 10 qytetarë në Divjakë, Pogradec, 9 në Gjirokastër, nga 8 qytetarë në Mirditë, Tepelenë, Dimal, nga 7 qytetarë në Vorë, Himarë, nga 6 qytetarë në Lezhë, Mallakastër, nga 5 qytetarë në Malësi e Madhe, Delvinë, nga 4 qytetarë në Kurbin, Shijak, Përmet, Gramsh, nga 3 qytetarë në Selenicë, Skrapar, Elbasan, nga 2 qytetarë në Pukë, Has, Roskovec, Kolonjë, nga 1 qytetar në Kukës, Rrogozhinë, Patos. 

Janë 8,239 qytetarë aktivë me Covid19 në gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 32 pacientë. Në 24 orët e fundit ka dy humbje jete me Sars-Cov2: dy qytetarë nga Tirana të moshave 69-92 vjeç.

Janë shëruar 1055 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 300,313 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (31 korrik 2022)

Raste të reja ditore 716

Të shëruar në 24 orë 1055

Të shtruar në spitale 32

Humbje jete në 24 orë 2

Testime ditore 1590

Testime totale 1,918,177

Raste pozitive 312,097

Raste të shëruara 300,313

Raste aktive 8,239

Humbje jete 3,545

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 4,446

Fier 699

Durrës 637

Vlorë 453

Elbasan 399

Shkodër 336

Korçë 326

Berat 285

Lezhë 238

Gjirokastër 232

Dibër 120

Kukës 68./ B.A. – CNA.al

Lajmet e fundit nga