Ndryshon moti në korrik/ Stuhia e madhe i afrohet Ballkanit
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Me nisjen e sezonit turistik veror, autoritetet vendore në Pogradec kanë shtuar ndjeshëm masat për garantimin e sigurisë në zonat e plazhit dhe në hapësirat ujore të liqenit të Ohrit. Fokus i veçantë këtë vit janë marrëdhëniet me pushuesit dhe parandalimi i incidenteve që lidhen me përdorimin e mjeteve lundruese me motor, të cilat përbëjnë rrezik të drejtpërdrejtë për sigurinë e banorëve dhe turistëve.
Policia kufitare ka intensifikuar kontrollet dhe patrullimet, jo vetëm në ujë, por edhe nga toka. Për herë të parë këtë sezon janë vënë në funksion dronë vëzhgimi që ndihmojnë në monitorimin më të plotë të lëvizjeve në liqen dhe reagimin në kohë reale në rast nevoje.
Në bashkëpunim të ngushtë me Policinë e Shtetit dhe strukturat e tjera të sigurisë, Bashkia e Pogradecit ka ndërmarrë masa konkrete për të ndarë qartë zonat e pushimit nga ato të lundrimit. Janë vendosur bova sinjalizuese përgjatë gjithë bregut, ndërkohë që në plazhet publike janë angazhuar roje shpëtimi, ndërsa për subjektet private është kërkuar zbatimi i kritereve të vendosura në lejet e operimit.
"Bashkia e Pogradecit prej disa vitesh ka marrë komplet sigurinë e plazheve publike në të gjithë zonën. Kemi vendosur rrethimet, bovat e thellësisë, ku mund të shkojnë pushuesit me not. Kemi vendosur rojet e plazhit në plazhet kryesore të qytetit të Pogradecit. Deri tani rezulton që jemi në fazat e fundit të kësaj përgatitjeje, pasi do të vendosim edhe çadrat, por për shkak se sivjet do vendosim çadra të reja për shkak të amortizimit të çadrave të mëparshme, javës që vjen do fillojë vendosja e tyre pasi Pogradeci e ka pak të vonë plazhin dhe do të jemi gati për të gjithë sezonin. Deri tani nuk kemi pasur probleme pasi edhe vitin e kaluar ka qenë vetëm një subjekt që ka pasur mjete të motorit të ujit, por këtë vit ende nuk kemi kërkesa për to, gjithsesi vendbazimi për motorët e ujit është bërë gati, rrethimet ku ata do të kalojnë, korridoret hyrëse dhe dalëse janë gati, gjithashtu edhe për varkat me pedalina. Ne kemi ngritur grupin e task-forcës që përbëhet nga Policia Kufitare, Policia e Rendit, ajo Bashkiake dhe inspektorë të taksave të cilët kanë filluar monitorimet pasi tani janë vendosur plazhet publike dhe ne do vazhdojmë me sigurinë e tyre edhe për vrojtues edhe për të gjitha pikat që kërkon siguria e pushuesve në plazh. Deri tani ne i kemi monitoruar dhe nuk kemi asnjë subjekt privat që ka kaluar në plazhin publik. Për shkak të afërsisë me njëri-tjetrin, ata kanë respektuar sipërfaqet e metrave katrorë që ata kanë", deklaroi anëtarja e Task-Forcës në Bashkinë Pogradec, Enjela Karafili.
Masat janë pjesë e një plani të integruar të sigurisë që do të mbetet aktiv gjatë gjithë sezonit. Rastet emergjente do të trajtohen me reagim të menjëhershëm nga strukturat përkatëse, siç ndodhi vetëm pak ditë më parë, kur policia kufitare shpëtoi dy peshkatarë të rrezikuar nga një stuhi e papritur.
Monitorimi do të vazhdojë në të gjithë vijën liqenore shqiptare deri në përfundim të sezonit. Institucionet u bëjnë thirrje pushuesve që të respektojnë rregullat dhe të bashkëpunojnë me autoritetet për të garantuar një verë të qetë dhe të sigurt për të gjithë./ CNA
Bujar Qamili artisti i madh dhe Nderi i Kombit dhuroi emo...
Korça ka qenë sërish mikpritëse e një prej ngjarjeve më të...
Në zemër të Devollit, aty ku u lind dhe u formua një prej ...
Punimet për hyrjen e Shkodrës po vijojnë në segmentin rrug...
Në zemër të pazarit karakteristik të Korçës, një dyqan i v...
Edhe këtë 16 qershor është përkujtuar në qytetin e Shkodrë...
Mjeshtri i Madh i këngës qytetare, Bujar Qamili, vjen me n...
Në një nga lagjet më karakteristike të qytetit të Korçës, ...
Seb Ponari pas 36 ditësh ecje mbërriti në Han të Hotit par...
Në zemër të natyrës dhe historisë, fshati Zogaj priti vizi...
Pas provimeve të Maturës Shtetërore, ka përfunduar korrig...
Korça është kthyer sërish në një skenë të madhe ku takohen...
Një grup banorësh të fshatit Velitërnë, pjesë e njësisë ad...
Mijëra besimtarë nga e gjithë Shqipëria dhe më gjerë i jan...
Tashmë prej 2 vitesh, qeveria shqiptare ka shpallur priori...
Në kuadër të 12 Qershorit, Ditës Ndërkombëtare Kundër Shfr...
Në fshatin Pojan të Maliqit, aty ku aroma e trëndafilave s...
Për të tretin vit radhazi, mësuesi i pianos Lekë Jakova ka...
Qyteti i Pukës hapi zyrtarisht sezonin turistik dhe njëkoh...
Asnjë hapësirë publike në plazhin e Velipojës nuk do të ce...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Një tërmet me magnitudë 5.0 ballë të shkallës Rihter godit...
Përplasje mes policisë dhe protestuesve kanë shpërthyer në...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...