"Investitorët strategjikë, klientela e Ramës"/ Këlliçi: Ende asnjë zyrtar shteti i arrestuar për aferat më të mëdha
Nënkryetari i PD-së, Belind Këllliçi ka folur mbrëmjen e s...
Nënkryetari i PD-së, Belind Këllliçi ka folur mbrëmjen e s...

Në fshatin Pojan të Maliqit, aty ku aroma e trëndafilave shoqëron çdo hap nëpër rrugicat e lagjeve, banorët janë mbledhur për të kremtuar një festë që lindi nga dashuria për lulen më të bukur dhe më simbolike, trëndafilin. Festa e Trëndafilave, e kthyer tashmë në një traditë vjetore, është një ngjarje që mbledh së bashku komunitetin, institucionet lokale dhe të gjitha grupmoshat në një ditë që përçon bukuri, aromë dhe shpresë.
Çdo shtëpi në Pojan ka të paktën një trëndafil të mbjellë në oborr, dhe kjo dashuri për lulet është bërë arsyeja për të festuar dhe për të ndarë këtë pasuri të përbashkët me njëri-tjetrin. Sheshi qendror u mbush me ngjyra, zëra dhe muzikë. Atmosfera u gjallërua nga këngë popullore, valle tradicionale dhe stenda me gatime të përgatitura nga zonjat e shtëpive, ato që, përveç kuzhinës, janë edhe mirëmbajtëset e oborreve plot me trëndafila.
Në fjalën e tij, Festim Tomorri, drejtor i Kulturës në Bashkinë Maliq, theksoi se kjo festë është shembull i një bashkëpunimi të suksesshëm mes komunitetit dhe institucioneve.
"Lindi nga ideja që në Pojan ka shumë trëndafila. Nëpër shtëpi ka trëndafila që zbukurojnë ambientin e jashtëm të tyre. Zonjat e shtëpisë u bëjnë shumë hyzmet trëndafilave. Është një festë që zhvillohet në bashkëpunim të ngushtë me Njësinë Administrative Pojan, me shkollen 9-vjeçare e të mesme të kësaj njësie. Mua më mbetet të them vetëm falënderime për organizimin e mirë, ku vijmë me një koncert artistik, i cili ka në përbërje këngë, valle, muzikë. Është festë, njerëzit duhet të festojnë, të jenë të kënaqur e të buzëqeshin. Trëndafilat japin aromë të mirë dhe buzëqeshje. Ky është mesazhi që japim ne nëpërmjet kësaj feste", tha Tomorri.
Xhafer Gjyshllari, kryeplaku i fshatit, e shikon këtë festë si një shenjë shprese dhe vazhdimësie për brezat e rinj.
"Kjo është festë e trëndafilave sepse gjithmonë trëndafilat janë lule dhe u japin shpresë fëmijëve, oksigjen sa më shumë. Është gjë e mirë që çdo familje në Pojan ka mbjellë nga një trëndafil. Ta gëzojmë këtë festë e ta vazhdojmë sa më shumë, edhe bashkia të marrë fuqi e të mbjellë trëndafila sa më shumë", u shpreh kryeplaku.
Në Pojan, aty ku çdo oborr ka nga një trëndafil dhe çdo banor një buzëqeshje për ta ndarë, festa nuk është thjesht një ditë në kalendar. Është kujtimi i përditshëm se gjërat e bukura rriten me dashuri, kujdes dhe përkushtim.
E ndërsa trëndafilat vazhdojnë të çelin në pragjet e shtëpive, në zemrat e njerëzve lulëzon krenaria për vendin e tyre dhe për një traditë që është gati t’i rezistojë kohës, me aromën dhe ngjyrat që vetëm një festë si kjo mund të sjellë./ CNA
Për të tretin vit radhazi, mësuesi i pianos Lekë Jakova ka...
Qyteti i Pukës hapi zyrtarisht sezonin turistik dhe njëkoh...
Asnjë hapësirë publike në plazhin e Velipojës nuk do të ce...
Hyrja e qytetit të Shkodrës është nyja më shqetësuese për ...
Nga brigjet e Velipojës, e deri në lartësitë malore të Kor...
Orkestra Simfonike e Shkodrës, pas procesit të riformatimi...
Korça është kthyer këtë fundjavë në kryeqytetin e festës, ...
Në zemër të Alpeve shqiptare, përtej gjurmëve të zakonshme...
Me rastin e çeljes zyrtare të sezonit turistik në qytetin ...
Në mbrëmjen e së premtes, skena e Teatrit “Andon Zako Çaju...
Mbi 100 motoristë nga Shqipëria dhe Italia janë bërë bashk...
Viti kalon shpejt dhe festa e teatrit për më të vegjlit ri...
Në Shkollën Speciale “3-Dhjetori” në Shkodër është inaguru...
Korça është gati të mirëpresë një sezon turistik plot akti...
Në një shoqëri ku shpesh të rinjtë largohen nga vendi në k...
Atë Pjetër Meshkalla u përkujtua në një aktivitet të organ...
Fshati turistik i Thethit në Shkodër, në zemër të alpeve t...
Sot në të gjithë Shqipërinë po zhvillohet provimi i parë i...
Miran Pali është nga Shkodra dhe prej 8 vitesh merret me h...
Vlora është bërë një destinacion tërheqës për ata që kërko...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Greqia ka ndërmarrë disa masa emergjente për mbrojtjen e p...
Një aksion i udhëhequr nga Europoli, përmes autoriteteve n...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, priti sot në një takim...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...