E rëndë në Korçë, 66-vjeçari i jep fund jetës
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...

Një nga turet me prestigjioze të motorëve në botë është duke u mbajtur për herë të parë në Europë, e pikërisht në Shqipëri. Motoristë nga 31 vende të botës janë duke udhëtuar me dyrrotakët e kompanisë "BMW" në disa prej shtigjeve të vështira shqiptare, ku ditët e fundit janë ndaluar edhe në Kolonjë. Ata tregojnë emocionet e marra nga kjo zonë, teksa tregojnë se do të rikthehen përsëri si turistë, pasi ndihen të mahnitur me mikpritjen shqiptare.
CNA.al sjell përshtypjet e disa prej pjesëmarrësve, të cilët e konsiderojnë një organizim mjaft të veçantë, me vendet e bukura që i ofron Kolonja.
"Vijmë nga India, po kënaqemi shumë. Koha është e mirë ndërkohë që në Shqipëri më mahnit mikpritja e njerëzve dhe ushqimi. Këtu në Kolonjë pamja është e mrekullueshme. Ky vend është shumë i bukur dhe do kthehem përsëri patjetër. Hera e parë por jo e fundit. Ushqimi, njerëzit, rrugët e thjeshta, ndihem i bekuar që do kaloj 7 ditë këtu."

"Jam pjesë e skuadrës së Holandës, këtu është vend fantastik, po kënaqemi shumë, dita e 4-t që ecim me motorë nëpër Shqipëri, me pëlqen terreni këtu. Hera e parë që vij, patjetër që do kthehem. Vendi është fantastik dhe shumë rrugë me të bukura sesa vendi ynë. Njerëzit janë miqësorë dhe ushqimi është shumë i shijshëm."

Organizatori i eventit tregon se ata zgjodhën Shqipërinë për shkak se është një vend i paprekur dhe ka bukuri natyrore të padëmtuara.
"Jemi të lumtur që po mbajmë këtë aktivitet në Shqipëri, hera e parë që jemi në Europë, zgjodhëm Shqipërinë. Vend shumë i bukur për motoristët, njerëz nga e gjithë bota kanë ardhur këtu, nga 31 vende të cilët janë mahnitur nga Kolonja dhe Shqipëria. Gjëja që me pëlqeu me tepër në Kolonjë është zyra e kryetarit të bashkisë" – thotë Ralf Rodepeter.
Kryetari i Bashkisë Kolonjë, Erion Isai, tregon se është privilegj për të pritur një garë prestigjioze si kjo, ndërkohë që kërkon që turizmi të jetë çelësi i ekonomisë së bashkisë qe ai drejton. Gjatë ditës, organizatorët e eventit dhuruan 2000 fidanë pisha për Kolonjën.

“Për ne është një kënaqësi e madhe që një garë prestigjioze të zhvillohet në Shqipëri dhe specifikisht në Kolonjë. Jam shumë i lumtur që kanë zgjedhur vendin tonë pasi jemi të gjithë bashkë në aspektin turistik. Në Kolonjë po qëndrojnë dy ditë, shpresoj që atë që na ka bekuar zoti si natyra, t'i rritim sa më shumë që turizmi të ndihet në cdo familje. Pyjet e Kolonjës që janë një pasuri e madhe, do të zgjerohen, dhe i falënderoj garuesit për fidanët e dhuruar për ne.” – shprehet Isai.

200 persona, 126 motorë, 20 grupe do të udhëtojnë nëpër Shqipëri për 7 ditë më radhë./ CNA.al
Ka startuar në Korçë për të nëntin vit radhazi, festiv...
Palynologia e ish-liqenit - kënetë të Maliqit dhe Sovj...
Mbetjet e shumta urbane kanë dyndur një nga bukuritë e rra...
Sa herë që udhëtoj në një vend të pashkelur kurrë më p...
Një koncert madhëshor është organizuar mbrëmjen e sotm...
I vetmi vend në Shqipëri ku zemra punon si pompë, gjak...
Korça është epiqendra e juglindjes, ndërsa turistët e ...
Organizimi i këtij aktiviteti bëhet nga Bashkia Pograd...
Sarajevë: Regjisorët e rinj kroat, Klara Sovagovic dhe...
Në edicionin e 16-të të "Festës së Birrës" në Korçë, j...
Në eventin madhështor, në Festën e Birrës në Korçë, nu...
Birra “Amstel” i është bashkuar llojeve të tjera në ev...
Në eventin madhështor të "Festës së Birrës" në qytetin...
Dea Bërniku na sjell të veçantën e birrës "Bavaria”, e cil...
"Festa e Birrës" në Korçë vazhdon të tërheqë turistë të sh...
Pjesë e "Festës së Birrës" është edhe birra "Tuborg”, ...
Birra "Moretti”, është një markë premium birre e cila ...
Anastas Kostandini, i njohur si piktori Taso, në qytet...
50 garues nga Shqipëria dhe vendet e rajonit, si Maqed...
Kthimi në muze i shtëpisë së Sterjo Spasses është një ...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...