Ç’punë kanë çunat e Albinit në protestat e Shqipërisë?
Në protestat e zhvilluara gjatë këtyre ditëve në Tiranë ja...
Në protestat e zhvilluara gjatë këtyre ditëve në Tiranë ja...

Pas lumit Vjosa, është gati një projekt mes Shqipërisë dhe Malit të Zi për të futur në UNESCO, liqenin e Shkodrës. Të dyja vendet fqinje zhvilluan takimin e parë të përbashkët mes tyre në konferencën “Pellgu Ujëmbledhës i Liqenit të Shkodrës, një rezervë biosfere ndërkufitare”.
Kjo konferencë synon përshpejtimin e punës për finalizimin e dosjes së nominimit në UNESCO të liqenit të Shkodrës, shprehet përfaqësuesja e Ministrisë së Mjedisit, Klodiana Mirakaj.
“Një vit më parë në shtator ne dorëzuam dosjen nominuese për futjen e Vjosës në UNESCO dhe kemi marrë njoftimin paraprak, i cili është tashmë i aprovuar. Shpresoj që në këtë shtator të përfundojmë dosjen për liqenin e Shkodrës dhe ta kurorëzojmë me sukses. Rezervat e biosferës në radhë të parë kanë në qendër pjesën e komunikimit, pjesën e ruajtjes, pjesën e zhvillimit të qëndrueshëm dhe të ndërlidhjes. Përpjekjet e përbashkëta të dy vendeve jo vetëm për të ruajtur dhe mbrojtur natyrën, por janë edhe për t’i dhënë mundësi zhvillimit të qëndrueshëm në nivel vendor. Futja e kësaj rezerve biosfere në UNESCO do t'i japë një shtysë më të mirë përdorimit të qëndrueshëm të burimeve natyrore, peshkimit, bujqësisë, peizazheve natyrore dhe njëkohësisht do t’i japë një mundësi zhvillimi edhe anës kulturore. Kjo përpjekje e përbashkët do të përmirësojë pjesën e menaxhimit që konsiston edhe në vendosjen e standardeve të përbashkëta për sa u takon burimeve natyrore, ndotjes së ujit, ndotjes së tokës dhe me radhë. Do të shërbejë si një eksperiencë pozitive për të bashkëndarë shqetësimet dhe për të përmirësuar menaxhimin e kësaj rezerve të përbashkët duke ruajtur vlerat e mëdha natyrore. Ministria e Mjedisit e ka mbështetur që në fillim këtë iniciativë për t’i dhënë mundësi popullsisë lokale që të rritet, të përforcojnë kapacitetet e tyre dhe të arrijnë sa më shumë të mira”, tha Mirakaj.
Zëvendëskryetari i Bashkisë Shkodër, Rudin Beka, tha se është në një fazë të mirë dhe në përputhje me certifikimin ekologjik.
“Për mua ky projekt është i veçantë dhe është plotësisht në vizionin që ka edhe kryetari i bashkisë Shkodër për mënyrën e zhvillimit të liqenit të Shkodrës. Ne jemi në një fazë të mirë dhe është në përputhje me certifikimin ekologjik që ne kemi nisur dhe jemi ndoshta të parët që do certifikohemi si destinacion ekologjik nga një agjenci shumë e njohur holandeze. Bashkia ka marrë masa të rëndësishme sa u përket investimeve atje. Kemi nisur me përmirësimin e infrastrukturës, ndërtimin e moleve dhe një prej pikave kryesore është për ta rikthyer liqenin e Shkodrës dhe lumin Buna të lundrueshëm duke nisur nga pastrimi dhe lirimi i hapësirave deri te koncpetimi i zhvillimit të ekonomisë”, tha Beka.
Pala malazeze pavarësisht dakordësisë së plotë për kërkesën që do t'i bëhet UNESCO-s për liqenin e Shkodrës, është kritike duke kërkuar gjetjen e mënyrave më të mira për të mos shkatërruar natyrën…
“Është një mundësi e mirë që liqeni të jetë një rezervat i mbrojtur i UNESCO-s. Kjo është e rëndësishme duke marrë parasysh vlerat kulturore dhe mjedisore. Ky takim i sotëm përforcon bashkëpunimin drejt suksesit të këtij qëllimi të përbashkët. Ne jemi të përkushtuar dhe do të kontribuojmë drejt objektivit përfundimtar”, u shpreh ministrja malazeze e Mjedisit, Aleksandra Stijoviç.
“Ajo që është e rëndësishme kur liqeni i Shkodrës të shpallet i tillë është që të gjejmë mënyra më të mira që të zhvillojmë potencialet dhe burimet tona në mënyrë cilësore për të mos shkatërruar natyrën. Kemi pasur shembuj të shumë shteteve dhe nëse organizohet në mënyrë të duhur përfitimet e kësaj hapësire do të jenë shumë të mëdha. Rezervati i biosferës është një e mirë e mbrojtur natyrore, por edhe hapësira rreth saj. Në Malin e Zi do përfshihen shumë komuna dhe nuk e di se sa do përfshihen në Shqipëri. Duhet një bashkëpunim i mirë mes të gjithëve për ta zhvilluar sepse nëse nuk e kemi këtë atëherë nuk do të realizohet”, tha Aleksandër Mijoviç nga Parku Kombëtar, Mali i Zi.
Projekti “Pellgu ujëmbledhës i Liqenit të Shkodrës – një Rezervë Biosfere Ndërkufitare” synon të forcojë bashkëpunimin ndërmjet Shqipërisë dhe Malit të Zi për ruajtjen dhe menaxhimin e përbashkët të Liqenit të Shkodrës përmes përgatitjes së një dosjeje nominimi për shpalljen e tij si Rezervë Biosfere Ndërkufitare nga UNESCO.
Ky projekt me një vlerë prej 453 mijë eurosh financohet nga BE-ja në kuadër të Programit IPA për Bashkëpunim Ndërkufitar Shqipëri–Mal i Zi!/ CNA
150 maturantë të gjimnazit "Oso Kuka" në Shkodër u dhanë l...
Në një qytet të vogël si Maliqi, ku jeta rrjedh e qetë dhe...
Me nisjen e sezonit turistik veror, autoritetet vendore në...
Bujar Qamili artisti i madh dhe Nderi i Kombit dhuroi emo...
Korça ka qenë sërish mikpritëse e një prej ngjarjeve më të...
Në zemër të Devollit, aty ku u lind dhe u formua një prej ...
Punimet për hyrjen e Shkodrës po vijojnë në segmentin rrug...
Në zemër të pazarit karakteristik të Korçës, një dyqan i v...
Edhe këtë 16 qershor është përkujtuar në qytetin e Shkodrë...
Mjeshtri i Madh i këngës qytetare, Bujar Qamili, vjen me n...
Në një nga lagjet më karakteristike të qytetit të Korçës, ...
Seb Ponari pas 36 ditësh ecje mbërriti në Han të Hotit par...
Në zemër të natyrës dhe historisë, fshati Zogaj priti vizi...
Pas provimeve të Maturës Shtetërore, ka përfunduar korrig...
Korça është kthyer sërish në një skenë të madhe ku takohen...
Një grup banorësh të fshatit Velitërnë, pjesë e njësisë ad...
Mijëra besimtarë nga e gjithë Shqipëria dhe më gjerë i jan...
Tashmë prej 2 vitesh, qeveria shqiptare ka shpallur priori...
Në kuadër të 12 Qershorit, Ditës Ndërkombëtare Kundër Shfr...
Në fshatin Pojan të Maliqit, aty ku aroma e trëndafilave s...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita shprehu pak ...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Një ngjarje e rëndë u shënua këtë të enjte në Lozhan të Ma...
Policia e Korçës ka ndarë një informacion të detajuar lidh...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...