Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...

Bashkia e Vaut të Dejës hapi zyrtarisht sezonin turistik në një mbrëmje të veçantë kulturore duke risjellë të inskenuar “Dasmën e Skenderbeut” në gurët e lashtë në kishën e Dejës ashtu si 574 vjet më parë. Në këtë vend të shenjtë, një pjesë e historianëve mendojnë se heroi ynë kombëtar u martua dhe jo në Ardenicë me të bijën e Gjergj Arianitit, princ i Kaninës së Vlorës më 26 prill 1451.

Kësaj feste iu bashkua edhe panairi me veshje e ushqime tradicionale të zonës duke ia shtuar vlerat dhe duke qenë një ftesë e hapur për vizitorët që të vijnë në Vau Dejës dhe të shijojnë kulturën dhe traditat e asaj zone. Ftesën e bëri kryetari i bashkisë atje Kristian Shkreli.
“Të nderuar përfaqësues vendor e qendror, deputet të zgjedhur, qytetarë të Vaut të Dejës, të dashur të ftuar, vizitorë, miq të natyrës, historisë dhe kulturës sonë. Sot, ndodhemi në një vend të shenjtë – jo vetëm për simbolikën fetare që mbart, por edhe për historinë dhe identitetin e kësaj treve. Është një nder dhe një kënaqësi e veçantë që sot, të jemi të gjithë së bashku për të hapur zyrtarisht sezonin turistik në një nga zonat më të bekuara nga natyra dhe historia – në zemrën e Vaut të Dejës. Ky nuk është thjesht një sezon turistik. Por është një ftesë për të rizbuluar thesaret e kësaj zone – liqenet, malet, traditat, kuzhinën, mikpritjen e rrallë dhe mbi të gjitha, dashamirësinë banorëve tanë. Nga ujërat magjepsëse të Komanit e deri te fshatrat e vjetër me histori, Vau i Dejës ka gjithçka për t'u kthyer në një destinacion unik për çdo vizitor. “Dasma e Gjergj Kastriotit me Donika Aranitin”, është më shumë se një shfaqje – është një rikthim në rrënjët tona heroike dhe një përqafim i krenarisë kombëtare. Interpretimin artistik i ansamblit “Rugova” nga Peja, do na japë mundësi të dëgjojmë zërin e veçantë të baritonit Lukë Mllugja dhe emocionin e këngëtares Savjana Vjerdha, nën tingujt e pianos së maestro Markelian Kapedani – të cilët i falënderoj për praninë dhe kontributin. Sepse turizmi për ne nuk është vetëm kulturë dhe ekonomi, por edhe identitet. Është mënyra jonë për të treguar se si një bashki mund të rritet pa humbur traditën, se si bukuria natyrore mund të shkojë krah për krah me zhvillimin e qëndrueshëm dhe me ruajtjen e trashëgimisë sonë. Sot dua të falënderoj të gjithë ata që punojnë çdo ditë për të përmirësuar infrastrukturën, për të ofruar shërbime më të mira, për të promovuar zonën tonë – nga operatorët turistikë, bujtinat, fermerët e deri te të rinjtë që janë kthyer për të investuar në vendlindje. Ju jeni energjia që e bën këtë zonë të lëvizë përpara. E teksa flasim për infrastrukturë nuk mund të lë pa përmendur rikonstruksionin e rrugës së Komanit.Një projekt strategjik që do të lidhë më mirë komunitetet, do të hapë rrugën për më shumë vizitorë drejt liqenit të Komanit dhe Alpeve Shqiptare, dhe do të sjellë zhvillim të qëndrueshëm për gjithë zonën.Ky investim nuk është thjesht asfalt – është shpresë për banorët, lehtësi për turistët, dhe një hap konkret drejt vizionit tonë për një bashki moderne, të lidhur dhe të gjallë ekonomikisht. Të dashur miq, sezoni që hapim sot nuk është vetëm simbolik – është një ftesë e hapur për të gjithë shqiptarët dhe të huajt që të vijnë dhe të shohin bukurinë që kemi këtu. Ne jemi gati t’ju mirëpresim! Banorë të Vau Dejësit, të gjithë ju jeni ambasadorët më të mirë të kësaj toke. Mikpritja, dashamirësia, ruajtja e traditës dhe dashuria për natyrën janë ato që e bëjnë Vau i Dejës të pazëvendësueshëm në hartën turistike të Shqipërisë. Le të jetë ky sezon një tjetër hap drejt zhvillimit të qëndrueshëm, drejt një Vau i Dejës më të fortë, më të gjallë, më të promovuar dhe më të bashkuar. Ju faleminderit të gjithëve për besimin, bashkëpunimin dhe dashurinë që tregoni për këtë vend. Gëzuar sezonin turistik! Mirë se vini në Vau të Dejës”, tha kryebashkiaku Shkreli.
Kryetar i Këshillit të Qarkut Shkodër, Edmond Ndou u shpreh se ky panair është një shumë se një aktivitet, është një pasqyrë e krenarisë së vendit.
“Është kënaqësi të jem mes jush për të përshëndetur këtë mbrëmje festive në panairin e verës që është shumë më tepër se sa një aktivitet festiv. Është një pasqyrë e krenarisë për vendin tonë, për gjithçka që përfaësojmë si komunitet i bashkuar në histori dhe art. Sot këtu ekspozojmë jo vetëm prodhimet vendase, artin e kuzhinës tradicionale por edhe talentin dhe kreativitetin, dashurinë dhe trashëgiminë tonë të pasur. E gjithë kjo merr jetë në një atmosferë që i flet çdo gjenerate dhe që i fton të gjithë të bashkëndajmë dhe të festojmë sëbashku. Një përshëndetje e veçantë shkon për kryetarin e bashkisë Vau Dejës Kristian Shkreli, për organizatorët, artistët, të rinjtë, tingujt, këngët dhe artin e skenës të cilët me përkushtim dhe dashuri e kanë bërë të mundur këtë mbrëmje festive. Kjo mbrëmje ka një simbolikë të veçantë përmes dasmës së Skenderbeut pasi kujton rrënjët, historinë dhe bashkimin. Kjo mbrëmje është ajo që na bën edhe sot krenar për vendin tonë dhe besimplotë për të ardhmen. Le të jetë ky panair një thirrje për të mbrojtur dhe promovuar vlerat tona më të mira. Le të jetë gjithashtu një hap shumë i rëndësishëm drejt zhvillimit të turizmit kulturor dhe ekonomik. Sezon të mbarë turistik për Vau Dejësin, Shkodrën dhe gjithë qarkun”, tha Ndou.

Deputetja e legjisraturës së ardhshme, Marjana Koçeku e cila ishte e ftuar në aktivitet falenderoi banorët që kanë mbajtur gjallë kulturën.
“Faleminderit për organizimin dhe ftesën. Është kënaqësi të jem në mesin tuaj dhe kënaqësi për mua të jem një prej jush sepse unë vij prej një fshatit që është pjesë e bashkisë Vau Dejës. Një falenderim të madh e kam për ju vendasit që nuk e keni lëshuar këtë vend pavarësisht sfidave dhe vështirësive të kohës. Një falenderim edhe për ata prodhues që kanë prodhuar prej kësaj toke dhe që kanë mbajtur gjallë kulturën, artin e zejet tona dhe që e trashëgojnë me shumë dashamirësi brezat e ardhshëm. Faleminderit edhe për kryetarin e bashkisë Vau Dejës për aktivitete të tilla që na bëjnë të kujtojmë se kush kemi qenë, se kush jemi dhe se sa shumë duhet t’i qëndrojmë identitetit dhe kulturës tonë të rrënjës dhe këtyre vendeve”, u shpreh Koçeku.
Pjesë e aktivitetit ishte dhe diplomatja nga Kosova, Vlora Ademi, e cila u shpreh se ishte dasma më e veçantë që ajo ka marrë pjesë.
“Vitin e kaluar këtu në kishën e Dejës u ringjall një ceremoni e rrallë, si dëshmi dhe përpjekje për t’i ruajtur vlerat kulturore dhe kombëtare me ‘Dasmën e Skenderbeut’. Kjo është dasma më e veçantë që mua më ka takuar të jem e ftuar ndonjëherë për shkak se historia si rrallë herë na shfaqet me shumë dritë meqenëse kjo martesë nuk bënte bashkë thjeshtë dy kunorë për dy fiset më të mëdhaja shqiptare, Kastriotët e veriut dhe Arianitët e jugut, dy trungje të fuqishme shqiptarë të një trungu të përbashkët kombëtar. Kjo martesë është niveli më i lartë i qytetetërimit dhe një dokument unifikues, një akt vizionar që qysh herët na ka paraprirë për një bashkim të trojeve kombëtare. Kësaj kishe po i mungon një pjesë shumë e rëndësishme e saj ku kanë shkelur këmbët Gjergj Kastrioti dhe Donika Arianiti, prandaj jo vetëm si një zyrtare që po vjen prej Kosovës por edhe si një stërmesë e një stërgjyshi hoxhë prej Prizreni kanë përgjegjësinë për me i dalë Zot kësaj kishe dhe me i uru që vitin tjetër, vitin e tretë të kësaj ceremonie ta përurojmë bashkë plotësimin arkitekturor të kësaj kishe”, u shpreh Ademi.

Përfaqësues të klerit u shprehën se “Dasma e Skenderbeut” është një thirrje reflektimi për rrënjët e thella kulturore të Vau Dejësit dhe identitetit tonë kombëtar…
“Dasma e Skenderbeut besoj se është një udhëtim në histori, është një legjendë dhe një ndjenjë që na kthen pas në kohë, në zemër të shekullit XV, midis maleve të Shqipërisë dhe oborrit të Europës. Është jo vetëm një histori dashurie por është një moment kyç i jetës së një burri që është kthyer në legjendë siç është Gjergj Kastrioti. Është heroi ynë kombëtar dhe udhëheqësi që i bëri ballë Perandorisë Osmane për 25 vite dhe ishte gjithashtu një bashkëshort, një burrë, një simbol i unitetit, i vendosmërisë dhe që e meritoj edhe titullin e madh dhe rolin e pazëvendësueshëm të cilin e ushtroi, atë të heroit ‘Atlet i Krishtit’ siç e ka cilësuar edhe Marin Barleti në librin e tij. Martesa e tij me Donikën e celebruar në vitin 1451 nuk ishte vetëm një bashkim midis dy fisnikëve të rinj por ishte edhe një aleancë politike, një premtim rezistence, një akt dashurie dhe shpresë në një kohë të shënuar nga lufta. Kjo shfaqje besoj se kërkon për të na treguar diçka interesante, jo vetëm thjeshtë historinë e dy të rinjve por dëshiron të na tregojë përveç fakteve edhe ndjenjat dhe emocionet. Do gjejmë në këtë pjesën forcën e dashurisë, peshën e përgjegjësisë dhe ëndrrën e lirisë. Për shumë shqiptarë kujtimi i Skenderbeut është identitet, për të gjithë ne sot mund të jetë frymëzim, pavarësisht nëse jemi këtu për historinë, gjuhën kulturën apo thjeshtë për t’i mbështetur këta të rinj. Shpresojmë që do të merrni me vete një copëz guximi dhe bukurie. Mënyra se si e kaluara përfaqësohet përmes artit besoj që luan një rol vendimtar për të bërë historinë e gjallë, të arritshme dhe shumë emocionale. Veçanërisht ndihmon të rinjtë që të kujtojnë historinë dhe tërheq edhe ata që nuk e pëlqejnë studimin tradicional historik dhe i jep zë historive të harruara. Kjo pjesë bën që ne të kujtojmë disa zëra margjinal ose të harruar nga historia dhe arrin të stimulojë edhe reflektimin kritik sepse vënia në skenë nuk është vetëm një rindërtim por edhe një interpretim dhe një pyetje na vjen të gjithëve, çka do të thotë me qenë hero apo kush vendos se çfarë ne të kujtojmë. Gjithashtu ndërton edhe identitetin dhe memorien kolektive dhe kontribon në ndërtimin e një kujtese të përbashkët e cila është themelore për kohezionin e një komuniteti apo të një kombi si ne. Është një urë mes të kaluarës dhe të tashmes e cila jo vetëm tregon atë që ka ndodhur por sjell në jetë dhe vë në pikëpyetje dhe e lëviz atë çfarë ka ndodhur. Është një mjet i fuqishëm për edukimin, për kujtesën por edhe për një vetëdije kolektive. Koha është e largët në distancë por mbetet aktuale sepse historia kurdo që kujtohet është e gjallë dhe nuk vdes kurrë”, tha famullitari i Vaut të Dejës, Mark Shtjefni.
“Ju banorë të Vau Dejësit me punën tuaj i jepni kuptim këtij vendi dhe jeni bërë Gjergj Kastriotat e sotshëm dhe Donikat e sotshme për të cilët duhet që të kujdesemi ne. Sot me ndjenjat më të thella të mirënjohjes dhe përulsisë po e pranoj titullin ‘Qytetar Nderi’ i Vau Dejësit. Ky vlerësim më prek në zemër dhe natyrisht më lidh me atdheun tim, një lidhje shpirtërore me këtë vend fisnik të lidhur me punë, besim dhe dinjitet. Vau Dejës nuk është thjeshtë një vend i bukur në gjeografinë e Shqipërisë por është një truall i shenjtë i historisë dhe truallit tonë kombëtar. Mbi këtë tokë Gjergj Kastrioti vendosi kurorën si simbol i bashkimit dhe sovranitetit të popullit shqiptar. Ky vend mban kujtesën e një lavdie që na frymëzon edhe sot, përpjekjet tona për drejtësi, bashkim dhe unitet njerëzor. Të jesh i nderuar nga ky qytet që ruan gjurmën e heroit tonë kombëtar është më shumë se sa një vlerësim, është një thirrje për besnikëri ndaj të mirës dhe një shtytje për të shërbyer më shumë, më thellë dhe më sinqerisht. Ju falenderoj për këtë nderim dhe Zoti e bekoftë Vau Dejësin, Zoti e bekoftë Shqipërinë tonë”, u shpreh Nikson Shabani, përfaqësues i katolikëve shqiptarë në Austri .
Artizanët shprehen se tashmë pjesëmarrja në këto aktivitete të bashkisë Vau Dejës ka ndikuar në shtimin e punës së tyre…
“Unë prezantohem sot këtu me veshjen e Mirditës përmes produkteve tradicionale. Vitet e fundit kam nisur të marr pjesë në panaire por më përpara i kam punuar në shtëpi për fëmijë, familjen tonë dhë për të afërmit. Marrin shumë kohë këto veshje. Lënda e parë gjendet në treg ndërsa pjesa e zhgunit që i themi ne, pra pëlhura e trashë nuk gjendet për të bërë xhupin e Mirditës siç ka qenë dikur. Sa i përket tregut ka dhe klientat janë nga jashtë shtetit, refugjatët por edhe vetë mirditorët që jetojnë me këtë veshje. I marrin për fëmijët, nënat apo edhe për të vdekurit duke i varrosur me veshje tradicionale. Këtë e kam trashëguar nga nëna dhe gjyshja ime”, tha Marjana Jakini, artizane nga Vau i Dejës.
Në hapjen zyrtare të sezonit turistik në Vaun e Dejës morën pjesë shumë personalitete të ndryshme ndërsa festa vijoi deri në orët e vona. Kisha e Shën Mërisë ku mendohet se mund të jetë vendi ku Skenderbeu kurorëzoi dashurinë e tij me Donikën, u ndërtua në shekullin e XIII. Ajo kishë ishte e vetmja e stilit romak që ruhej në Shqipëri derisa komunizmi e shembi me tritol në vitin 1967 duke sjellë kështu një humbje të madhe të trashëgimisë kulturore./ CNA
Në fshatin piktoresk të Linit, buzë liqenit të Ohrit, vijo...
Universiteti i Shkodrës, “Luigj Gurakuqi”, nënshkroi një m...
Pas lumit Vjosa, është gati një projekt mes Shqipërisë dhe...
150 maturantë të gjimnazit "Oso Kuka" në Shkodër u dhanë l...
Në një qytet të vogël si Maliqi, ku jeta rrjedh e qetë dhe...
Me nisjen e sezonit turistik veror, autoritetet vendore në...
Bujar Qamili artisti i madh dhe Nderi i Kombit dhuroi emo...
Korça ka qenë sërish mikpritëse e një prej ngjarjeve më të...
Në zemër të Devollit, aty ku u lind dhe u formua një prej ...
Punimet për hyrjen e Shkodrës po vijojnë në segmentin rrug...
Në zemër të pazarit karakteristik të Korçës, një dyqan i v...
Edhe këtë 16 qershor është përkujtuar në qytetin e Shkodrë...
Mjeshtri i Madh i këngës qytetare, Bujar Qamili, vjen me n...
Në një nga lagjet më karakteristike të qytetit të Korçës, ...
Seb Ponari pas 36 ditësh ecje mbërriti në Han të Hotit par...
Në zemër të natyrës dhe historisë, fshati Zogaj priti vizi...
Pas provimeve të Maturës Shtetërore, ka përfunduar korrig...
Korça është kthyer sërish në një skenë të madhe ku takohen...
Një grup banorësh të fshatit Velitërnë, pjesë e njësisë ad...
Mijëra besimtarë nga e gjithë Shqipëria dhe më gjerë i jan...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...