E rëndë në Korçë, 66-vjeçari i jep fund jetës
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...

Për dy ditë me radhë efektivë të Forcës Detare në Forcat e Armatosura zhvilluan në bregdetin e vendit stërvitjen "Grupex-22". Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, i pranishëm në nisje të kësaj stërvitjeje e cilësoi të rëndësishme atë, veçanërisht në këtë moment të rritjes së standardeve të Forcave të Armatosura.
Gjatë fjalës së tij, ministri Peleshi foli për një plan ambicioz që Ministria e Mbrojtjes dhe qeveria ka për Sigurinë Kibernetike. “Për Forcën Detare kemi gjithashtu ambicie dhe plane ashtu siç i kemi ndarë me komandantin për të shtuar flotën tonë në një të ardhme afatmesme, për të rritur kapacitetet tona të mirëmbajtjes. Jemi në proces të indentifikimit në mënyrat më të mira se si mund të kemi një përgjigje më të mirë të të gjitha nevojave për mirëmbajtje, por edhe siç e thashë të ndërtimit, blerjes së anijeve të tjera siç i kemi në objektivat e kapaciteteve”, u shpreh Ministri i Mbrojtjes. Z.Peleshi u shpreh se parashikohen investime të mëdha në fushën e infrastrukturës dhe këto po diskutohen dhe planifikohen edhe me programin qeveritar si pjesë e projekteve të mëdha për Shqipërinë.

Ministri i Mbrojtjes vuri në dukje përvojën që Forcat e Armatosura të Shqipërisë morën pikërisht një vit më parë nga stërvitja më e madhe “Defender 2021”. “Vlen të kujtoj që para 1 viti, në të gjithë territorin e Shqipërisë është zhvilluar stërvitja 'Defender-21', pra një komponent i rëndësishëm i saj ka qenë edhe në det dhe besoj që kemi marë mësime, kemi rritur ndërveprueshmërinë në një përmasë që kurrë më parë nuk e kemi pasur shancin. Kështu që jemi tani edhe më gati për t’u bërë një vend pritës, jo vetëm në tokë, por edhe në ajër, edhe në det për vitin tjetër 'Defender-23' edhe në vazhdim”, theksoi ministri Peleshi.
Ndërsa Komandanti i Forcës Detare, Kundëradmiral Adnand Agastra, shpjegoi qëllimet e kësaj stërvitjeje, që kanë të bëjnë edhe me shërbimin konkret ndaj komunitetit. “Pas kësaj stërvitjeje, anijet do të shpërndahen në të gjithë bregdetin shqiptar; nga Shëngjini deri në Sarandë, në të gjitha portet e hapura, por edhe bazat e Forcës Detare me qëllim që t’u përgjigjemi situatave të sezonit për shkak të rritjes së fluksit, të turistëve, të përdorimit edhe të paligjshëm të detit. Anijet do të jenë me kohë në rajon për t’ju përgjigjur të gjitha situatave”, u shpreh Kundëradmiral Agastra.

Kjo stërvitje kishte si synim vlerësimin dhe certifikimin e grupeve të anijeve patrulluese si njësi zbatuese, testimin e aftësive organizative dhe komanduese të komandantëve të grupeve, planëzimin e Shtabit të Flotiljes Detare si dhe kryerjen e qitjeve me armatimin e anijeve. Në stërvitjen "Grupex-22" dhe qitjet bregdetare morën pjesë 11 anije të Flotiljes Detare, 3 anije të klasit “ARCH ANGEL” si edhe Grupi i Bordingut. Stërvitja dhe qitjet bregdetare u zhvilluan në përputhje me dokumentet stërvitore si dhe ato të NATO-s./CNA.al
Analisti Andi Bushati ka folur me tone të ashpra ndaj ...
Gazetari Arian Çani, teksa analizonte figurën politike...
Analisti Armand Shkullaku ka bërë deklarata të forta, ...
Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili, komentoi çështjen e d...
Marrëveshja mes Enkelejd Alibeajt dhe Taulant Ballës për z...
Grupi i vogël i Bashës në PD me në krye Enkelejd Alibea...
Pasi Sali Berisha u zgjodh në krye të PD-së në zgjedhj...
Gazetari Artan Hoxha ka ironizuar kryeministrin Edi Ra...
Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, ka bes...
Analisti Andi Bushati tha në emisionin ‘Shock’, në "Eu...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reagu...
Zgjedhja e presidentit ka thelluar më tej përplasjet m...
Kryeministri Edi Rama ka liruar nga detyra prefektin e...
Avokati Spartak Ngjela ka folur me tone të ashpra për zgje...
Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Genc Strazimiri...
Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve...
Presidenti Ilir Meta ka bërë një thirrje për të gjithë...
Deputeti demokrat, Titan Shehu, ka shprehur pakënaqësi...
Grupi i Enkelejd Alibeajt ka reaguar sërish për proces...
Kryeministri Edi Rama ka falenderuar punonjësit dhe dr...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...