web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Zgjedhja e lidershipit të ri/ Nis votimi i anëtarëve të Këshillit Kombëtar të PD

3 Qershor 2022, 18:13, Politikë CNA
Zgjedhja e lidershipit të ri/ Nis votimi i anëtarëve të
Foto ilustruese

Ka nisur votimi për zgjedhjen e sekretariateve dhe nënkryetarëve të Partisë Demokratike. 

Kreu i Këshillit Kombëtar të PD Edi Paloka tha se është plotësuar kuorumi i nevojshëm prej 207 anëtarësh për mbledhjen e këshillit.

Anetarët e Këshillit do të firmosin për prezencën e tyre manualisht dhe elektronikisht.

 Votimi do të jetë i fshehtë për të zgjedhur kandidaturat e miratuara në mbledhjen e Kryesisë së PD për Sekretarin e Përgjithshëm, Nënkryetarët dhe Sekretariatet e PD. 

Menjëherë në mbyllje të votimit të fshehtë, numërimi do të bëhet në mënyrë transparente për publikun dhe median. Secila fletë votimi do të shfaqet në ekran dhe rezultati do të jetë në kohë reale. /E.T-CNA.al

 





Lajmet e fundit nga