
Anëtari i Kryesisë së PD-së, Grigels Muçollari ka reaguar për gjyqin e çështjes së vulës së Partisë Demokratike.
Me anë të një tstausi në rrjetet sociale, Muçollari tha se vula është një çështje që mbahet zvarrë prej 3 vitesh. Ai kërkon t'u kthehet e drejta që u takon atyre gjysmë million shqiptarëve që votuan më 14 maj PD-në.
Muçollari pretendon se në këtë zgjatje të krizës, reflektohet dëshira e Edi Ramës për të shkaktuar kaos e paqëndrueshmëri tek opozita.
Deklarata e plotë:
Drejtësi sot, për 3 vite padrejtësi ndaj demokratëve
Një nga shtrembërimet që ka sjellë në këto vite pushteti i tepërt i Edi Ramës është dhe anormaliteti me vulën e PD, një çështje që mbahet zvarrë prej 3 vitesh, e me shpresë zgjidhet sot në Gjykatën e Apelit.
Eshtë e dukshme që në këtë zgjatje të krizës reflektohet dëshira e Edi Ramës për të shkaktuar kaos e paqendrueshmëri tek Opozita.
Ky është vetëm njëri nga instrumentet që ai ka përdorur, më i lehti ndoshta, po të kemi parasysh se pati kurajon të rekrutonte edhe një drejtues të lartë të FBI, gjithnjë në shërbim të planit të tij për të asgjesuar kundërshtarin.
Në këtë atmosferë mbytëse në vend ku asgjë nuk është normale, e vetmja shpresë është që Opozita, Partia Demokratike ta rikthejë në shina vendin.
Partia Demokratike i ka mbijetuar gjatë këtyre 3 viteve shumë sfidave e pengesave dhe në zgjedhjet e fundit që u mbajtën në vend, mori gjysëm milionë vota, pa patur vulën dhe logon, pa patur komisionerë, pa patur buxhetin që i takon partisë më të madhe opozitare në vend.
Gjysëm milionë shqiptarë në kushte ekstreme, dëshmuan se kush është partia e tyre, treguan se cila është Partia Demokratike, manifestuan se kujt i takon vula dhe logoja, këto elemente identitare që shoqërojnë këtë forcë politike prej fillimit të demokracisë.
Eshtë pjesë e absurdit tonë, dhe e devijancave që kanë shkaktuar tepricat e pushtetit të Edi Ramës që kjo çështje ndodhet në Gjykatë. Sepse organizimi i një partie politike është mbi bazën e vullnetit të njerëzve, dhe nuk varet nga institucionet.
E megjithatë, ja ku jemi.
Sot është dita për ta mbyllur atë dosje aspak të lavdishme, e për t’i kthyer të drejtën që u takon atyre gjysëm milionë shqiptarëve që folën, u shprehën me 14 maj. Dëshmia e tyre është aty e certifikuar. Nuk besoj se ka trup gjykues që do të donte të kishte me shumë prova, më shumë zëra, më shumë qartësi se sa kaq. 500 mijë dëshmitarë që thonë të njëjtën gjë.
Ndaj kjo duhet të marrë drejtim, dhe duhet të marrë drejtim sot. Për të mos përmendur këtu porositë që Gjykata e Lartë ka lënë për Apelin, që e bën këtë rast edhe më të thjeshtë, edhe më të padiskutueshëm, e të pakontestueshëm po ashtu.
Le të bëhet drejtësi, jo se kujt i takon vula se këtë e di i madh e i vogël. Po të bëhet drejtësi sot për 3 vite padrejtësi ndaj demokratëve./ CNA
Këtë të martë po mbahet seanca në Gjykatën e Apelit pë...
Anëtari i kryesisë së PD-së, Belind Këlliçi, i ftuar n...
Ish-kryeministri Sali Berisha, në fjalën e tij në tubi...
Kryetari i Partisë Agrare Ambientaliste, një parti e q...
Kryetari i PAA-së, Agron Duka është shprehur se nuk ës...
Kryetari i PAA, Agron Duka ka folur për valën e akuzav...
Partia Socialiste ditën e neërme do të mbledhë Asamble...
Kryetari i PAA, Agron Duka ka komentuar investigimin e...
Të hënën para Bashkisë së Tiranës u zhvillua protesta ...
Sekretariati i Etikës u mblodh këtë të hënë për të shq...
Kryeministri Edi Rama ka kritikuar Bashkimin Evropian ...
Kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës, Fredi Beleri, është nj...
Agjencia e Mbrojtjes së Konsumatorit në Bashkinë e Tir...
“Demokracia e Re” e kryeministrit Kyriakos Mitsotakis ...
Lulzim Basha deklaroi këtë të diel se SPAK po punon dh...
Këtë të diel janë mbajtur zgjedhjet për kryetarin e ri...
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, prej disa javës...
Zëdhënësja anti-korrupsion në PD, Genta Vangjeli denon...
Në mënyrë të përmbledhur lidhur me mendimin pozitiv për li...
Në matjet e fundit të Barometrit për pëlqyeshmërinë e ...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...