PDIU, zbulohet koalicioni parazgjedhor
Teksa jemi vetëm dy muaj larg zgjedhjeve parlamentare deta...

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, tha sot se e ka shpallur vitin 2025 si ‘vitin e diasporës’.
Berisha, në konferencën e ditës së sotme me mediat, vuri theksin në këtë ngjarje që e konsideroi të rëndësishme për jetën politike të Shqipërisë.
Berisha tha se ky është viti i djemve, vajzave, burrave, grave të lira të diasporës që do vijnë të përmbysin diktaturën.
“Zhvillimi i dytë madhor politik është deklarimi i vitit 2025 si viti i diasporës.
Pra, 2025-a do hyjë në historinë tonë kombëtare si viti i diasporës shqiptare.
Ju nuk keni qenë në takimet që kam pasur në Itali, në Greqi, por ju garantoj që në jetën tuaj ju nuk keni parë, dhe imagjinata juaj nuk e rrok dot entuziazmin, shpërthimin e entuziazmit në këto takime.
Një shpërthim i jashtëzakonshëm, një shpërthim i paparë, një energji pozitive, një optimizëm që po të përdorim një term figurativ, vetëm sa nuk çante muret e sallës dhe të stadiumit.
Atëherë, nuk mund të mos shpallej viti 2025 si viti i diasporës, pasi i gjithë ky shpërthim eksploziv është një uragan fitoreje.
E theksova dje para mijëra e mijëra vetave në atë stadium dhe e theksoj sot përsëri, në rast se revolucionin e viteve ’90 për përmbysjen e diktaturës, e udhëhoqën studentët liberatorë, tani çlirimtarët e vërtetë të Shqipërisë janë bijtë dhe bijat e saj që kanë mërguar për një jetesë tjetër, por që janë të vendosur të bëjnë gjithçka për të shpëtuar Shqipërinë nga narkodiktatura e Edi Ramës. Është një uragan i papërmbajtur.
E kam analizuar disa herë me vete këtë situatë, cila është baza e saj. Baza e saj është se ndodhitë dhe zhvillimet në Shqipëri janë më dramatiket, të cilat turpërojnë, lëndojnë çdo njeri të lirë dhe të ndershëm.
Diaspora që jeton në vende të lira ka një vendosmëri absolute për të shembur narkodiktaturën dhe unë ju them ju se këta 200 e ca mijë që janë regjistruar, do të pasohen nga të paktën dhe 200 mijë të tjerë që do vërshojnë nga e gjithë Europa për të ardhur dhe ushtruar të drejtën e votës.
Është viti i diasporës.
Është viti i revolucionit të diasporës.
Është viti i djemve, vajzave, burrave, grave të lira të diasporës që do vijnë të përmbysin diktaturën",-tha Berisha./CNA
Teksa jemi vetëm dy muaj larg zgjedhjeve parlamentare deta...
Deputetja e PDIU-së, Mesila Doda, nuk do të kandidojë në z...
Ermir Beta është avokati i studios ligjore të Arben Ra...
Komisioneri shtetëror, Ilirjan Celibashi, në një konferenc...
Sot më 3 mars përfundon afati për paraqitjen e kërkesës pë...
Erion Veliaj dhe të tijtë kanë thelluar strategjinë e ...
Ekspertja e ekonomisë, Brisida Shehaj, tha sot se Yuri Kim...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, pas daljes nga ambientet e Pro...
Kryeministri Edi Rama ishtë sot i pranishëm në Panairin e ...
Sot pas daljes nga SPAK-u, pas paraqitjes për masën e ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, është paraqitur ...
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka ndarë sot një informacio...
Në Gjermani, në Panairin e Turizmit në Berlin, merr pjesë ...
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të shqyrtojë sot dy kërk...
Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Ele...
Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Ele...
Kryeministri Edi Rama nëpërmjet rrjeteve sociale njoftoi s...
Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Ele...
Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Tom Doshi ka mbajtur n...
Ndryshim kursi në Partinë Socialiste. Kryeministri Edi Ram...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...