web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Videoskandali erotik/ Botohet në Fletoren Zyrtare shkarkimi i Safet Gjicit

27 Qershor 2023, 12:37, Politikë CNA

Videoskandali erotik/ Botohet në Fletoren Zyrtare shkarkimi i Safet Gjicit

Në Fletoren Zyrtare është botuar shkarkimi i ish-kryebashkiakut të Kukësit, Safet Gjici.

Pas vendimit të marrë nga qeveria për shkarkimin e Gjicit, ky vendim është pasqyruar sot në Fletoren Zyrtare.

“Në mbështetje të neneve 100 e 115, pika 1, të Kushtetutës, dhe të shkronjës “a”, të nenit 62, të ligjit nr. 139/2015, “Për vetëqeverisjen vendore”, të ndryshuar, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

VENDOSI:

Shkarkimin nga detyra, për shkak të shkeljeve të rënda, të kryetarit të Bashkisë Kukës, z. Safet Gjici.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në Fletoren Zyrtare”, thuhet në vendim./ CNA





Lajmet e fundit nga