
Deputeti i PD-së, Gazment Bardhi hodhi akuza ditën e djeshme ndaj Lulzim Bashës se është i lidhur me oligarkët.
Ai dha se Basha dhe familjarët e tij kanë marrë kate ndërtesash në zona të shtrenjta, ndërsa deklaroi se ka edhe një video, ku Lulzim Basha i kërkonte falje një biznesmeni pasi e kishte sulmuar publikisht gjatë ditës.
Për këtë video, Bardhi foli sërish mbrëmjen e sotme në një intervistë me Merita Haklajn.
Ai u shpreh se videon e posedon personalisht dhe zbuloi se Basha u takua me biznesmenin e ndërtimit në një garazh, në praninë e një personi tjetër.
“Unë jam shumë i përgjegjshëm kur them një akuzë të caktuar dhe të siguroj që ajo është një ngjarje e vërtetë, ka ndodhur ekzaktësisht ditën kur Lulzim Basha akuzonte se në këtë ndërtimin po pastroheshin para e me radhë, ka shkuar dhe e ka informuar po themi shoqërinë apo biznesmenin konkret që kjo është një lojë politike, ai nuk ka gjë me të, e me radhë.
Sigurisht që këto format e maskimit i ka pasur pak të dobëta se fakti që ka shkuar me një bashkëpunëtor të tij nuk nënkupton se nuk ka lënë gjurmë dhe këto gjurmë unë i kam parë dhe sigurisht i disponoj”, u shpreh deputeti.
Më tej, ai tregoi edhe arsyen se përse vendosi të flasë publikisht për këtë video.
Bardhi deklaroi se gjithçka e bëri për vetëmbrojtje, pasi u përball me baltosje nga ana e Bashës.
“Nuk kam unë asnjë qëllim të përndjek zotin Basha, nuk kam unë asnjë qëllim të merrem me zotin Basha, nuk kam unë asnjë qëllim të sulmoj zotin Basha, zero, por vërtetësia e atyre që t’i thua, kur ndikojnë edhe te mua, sigurisht që unë do duhet t’i trajtoj.
Është instikti i vetëmbrojtjes, pra nuk ka ndonjë sulm që unë po bëj me zotin Basha. Kur t’i vjen e më thua mua se unë jam pjesë e aleancës së kësaj kulle, ndërkohë që unë nuk i njoh me fytyrë personat që investojnë apo biznesmenët që investojnë në atë kullë, kështu pastaj t’i do marrësh përgjigjen që meriton me një të vërtetë. Unë nuk ndjek standardin e baltosjes”, theksoi deputeti./ CNA
Deputeti Gazment Bardhi komentoi mbrëmjen e kësaj të p...
Në podcasting e Ditmir Bushatit “Public Square”, ku is...
Tirana mikpriti ministerialin e ministrave të Jashtëm ...
Sekretarja e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Raj...
Sekretariati i Etikës ka vendosur të përjashtojë nga K...
Partia Socialiste i kërkoi këtë të enjte Komisionit të Eti...
Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla, komentoi d...
Ministri i jashtëm serb, Ivica Daçiç, ka bojkotuar fot...
Në konferencën pas takimit të ministerialit mes minist...
Ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock, në konfer...
Ministrja e Jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock...
Ish-kryeministri Sali Berisha gjatë konferencës së për...
Komisioneri për Zgjerimi për BE-në, Oliver Varhelyi, shpre...
Kryeministri Edi Rama njofton se sot është finalizuar nëns...
Partia Socialiste i kërkon Komisionit të Etikës që të merr...
Që prej mëngjesit të së premtes në Pallatin e Briga...
Të premten në Tiranë po zhvillohet Ministeriali i Mini...
Ministrja e Jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock, para ...
Këtë të premte po zhvillohet në Tiranë ministeriali i mini...
Deputeti Gazment Bardhi u pyet mbrëmjen e sotme nëse k...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pasditen e s...
Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të diel në aksin Milo...
Zbulohet një bazë me arsenal armësh dhe municioni luftarak...
Sot në Vlorë do të zhvillohen homazhet në nder të gazetari...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Organizata Botërore e Shëndetësisë e përshkroi nxehtësinë ...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Armëpushimi midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit në thel...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka mbërritur zyrtarish...
Dhjetëra njerëz janë zhdukur në Guajanë të Amerikës së Jug...
Virusi i etheve afrikane të derrit ka shpërthyer në shtatë...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...
Shqipërisë i duhen paga më të larta, por edhe më shumë se ...