Mandati i koalicionit Lapaj-Shabani/ Ja data kur jepet vendimi nga Kolegji Zgjedhor
Koalicioni parazgjedhor mes Adriatik Lapajt dhe Endrit Sha...

Nënkryetari i PD-së, Oerd Bylykbashi komentoi sot lidhur me rezultatet e marra nga vëzhgimi i bërë në zgjedhjet e 11 majit nga ndërkombëtarët.
Në një intervistë në ‘Syri Tv’, Bylykbashi tha se sipas raporteve, zgjedhjet parlamentare nuk siguruan një fushë të barabartë loje.
Bylykbashi shtoi se PD e ka cilësuar në qëndrimet e saj se më 11 maj kishte përdorim total të shtetit dhe faktit që qeveria përdori pushtetin për të garantuar avantazhe për kandidatët e saj.
“Letra e ministrit të Jashtëm ndaj OSBE-ODIHR pas publikimit të raportit paraprak për zgjedhjet e 11 majit është një akt skandaloz, ta themi shkurt. Pavarësisht se ministri përpiqet të bëjë piruetat e tij, akti është i papranueshëm.
Shqipëria është shtet anëtar në OSBE dhe nga ky anëtarësim ke detyrime dhe ndër to është edhe ai për të ftuar OSBE-ODIHR për vëzhgim të papenguar të zgjedhjeve në Shqipëri, detyrim që lind nga të gjithë dokumentet dhe është i parashikuar në samitin e Stambollit të vitit 1999.
Është i paprecedent një veprim të tillë, për një kohë shumë të gjatë që unë kujtoj.
Po të ja vëmë në qafë Hasanit jemi duke zvogëluar përgjegjësi. Ky është urdhri i Edi Ramës.
Vëzhgime zgjedhjesh bëhen edhe në vendet të BE-së, por vëzhgimi është shumë i vogël.
Fakti që në Shqipëri vazhdon e vjen një mision masiv vëzhgimi në standardin më të plotë, do të thotë se Shqipëria ka nevojë që të vëzhgojë në imtësi dhe më afatgjatë në të gjitha aspektet.
Reagimi i ministrisë ishte i tillë sikur Shqipëria barazohej me Belgjikën përsa i përket standardit dhe rrëzoheshin nga karriget këta zyrtarët tanë, duke parë sot OSBE-ja për herë të parë në raportin paraprak.
Që në fjalinë e parë thuhet që, zgjedhjet nuk siguruan një fushë të barabartë loje.
Kaq mjafton për të vrarë çdo lloj shprese të Edi Ramës që zgjedhjet do të konsiderohen të lira dhe të ndershme.
Jo vetëm kaq. Por thuhet fare qartë ajo që është thënë prej kohësh nga ne, përdorimi total i shtetit dhe që fakti që qeveria përdori pushtetin për të garantuar avantazhe për kandidatët e saj.
Dhe të gjitha këto e kishin tërbuar Edi Ramën që i ka dhënë urdhër ministrit që të shkruajë një letër të papranueshme për çdo lloj standardi komunikimi me këto lloj organizatash”,-tha Bylykbashi./CNA
Koalicioni parazgjedhor mes Adriatik Lapajt dhe Endrit Sha...
Ministri i Shtetit, Taulant Balla, ka reaguar me një video...
Nënkryetari i Këshillit Bashkiak i Tiranës, Dorjan Teliti ...
Të gjithë maturantët që konkurrojnë përmes provimit në pro...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar kë...
Ish-deputeti demokrat Myslim Murrizi i është përgjigjur pa...
Deputeti demokrat, Dashnor Sula, ka reaguar sot në rrjetet...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në konferenc...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një konfe...
Demokrati Dashnor Sula na ndarë sot idenë e tij për ndrysh...
Ish-deputeti Myslym Murrizi ka ironizuar sot demokratët, p...
Debati në lidhje me draft-Kodin e ri Penal të Shqipërisë k...
Një artikull i publikuar në median e njohur europiane ‘Pol...
Kryeministri Edi Rama ka ndarë këtë pasdite të tjera pamje...
Berisha sot nuk harroi që të përmendtte sërish atë që ai e...
Lëvizja “Shqipëria Bëhet” ka depozituar sot një ankimim në...
Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka reaguar pasdi...
Deputeti i zgjedhur i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi ka...
Mbi 27 mijë tekste janë shpërndarë për nxënësit e shkollav...
Ka nisur informimi në gjithë vendin për aplikimet për Skem...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...