
Berisha sot nuk harroi që të përmendtte sërish atë që ai e quan "Irena me 3 mbiemra".

Mënyra sesi mbushet lista e mbiemrave që Berisha i atribuon Gjyqtares së Gjykatës së Posaçme, në fakt përmbledh mbiemrin e vajzërisë së Gjyqtares, (Maneku), mbiemrin pas martese (Gjoka) dhe një mbiemër që zonja e ka cituar vetë në formularin e dekriminalizimit kur ka sqaruar se familja dikur mbante mbiemrin "Shpata".
Në këtë listë Gjyqtarja mund të mbajë përgjegjësi veç për ndryshimin e mbiemrit nga ai i vajzërisë në atë të martesës. Veç për këtë ndryshim e ka marrë vetë vendimin.
Me mënyrën sesi Berisha plotëson atë që ai e quan listë e mbiemrave të Gjyqtares, atëherë çdo gruaje të martuar do duhet t'i referoheshin si "zonja me 2 mbiemra". Dhe e thënë kështu do dukej sikur çdo grua e martuar paska diçka për të fshehur.
Gjithsesi, me 2 ose 3 mbiemra dhe me gjithë pretendimet që Berisha ka ndaj të shkuarës së Gjyqtares, nuk merret SPAK.
Zyra që shqyrton rastet e problemeve të lidhura me të dhënave dhe mbledhjen dhe vlerësimin e dokumentave që i takojnë ligjit të dekriminalizimit, ndodhet në Prokurorinë e Përgjithshme.
Dhe prokurori i përgjithshëm quhet Olsian Çela.
Prokurori i Përgjithshëm, me paketën e re të reformës nuk ka kompetenca të hetimit mbi asnjë rast tjetër veç praktikave të lidhura me ligjin e dekriminalizimit.
Me bujari, për t'i shtuar pak volumin e punës Zotit Çela, kësaj liste mund t'i shtonim edhe rastet e hetimit disiplinor në rradhët e magjistratëve të Prokurorisë të Përgjithshme.
Që prej ditës kur dosja me dokumentacionin përkatës është plotësuar në Prokurorinë e Përgjithshme, nuk ka as vendimmarrje për rastin "Irena Gjoka", as ndonjë procedurë ndjekje disiplinore për zyrtarët magjistratë që kanë në sirtar dosjen.
Për këtë analizë, nuk ka rëndësi fare nëse zonja Magjistrate ka falsifikuar ose jo të dhënat në formularin e dekriminalizimit.
Kjo përgjigje nuk i takon medias ta gjejë mes akuzave të Berishës apo përmes heshtjes së Olsian Çelës.
Ndryshe nga kërcimi përpjetë i Prokurorit të Përgjithshëm kur shpejtoi të thosh që s'kish dijeni për draftin e Kodit Penal, kjo heshtja duket si bashkëpunim me zyrtarët magjistratë të Prokurorise së Përgjithëshme që nuk dihet pse nuk nxjerrin vendimin për Gjyqtaren e akuzuar periodikisht.
Apo dihet?
Olsian Çela me siguri e di!
Siç kishte dijeni për gjithë takimet për diskutimet mbi Kodin Penal, ku përfaqësuesi i prokurorisë së Pergjithshme jo vetëm merrte pjesë por edhe dorëzonte komentet.
Dhe askush nuk beson se Kujtim Luli dorëzonte në Ministrine e Drejtësisë ato që ai donte, pa e përcjellë materialin per konsultim brenda Prokurorisë së Përgjithshme.
Ndaj Zoti Prokuror i Përgjithshëm këtej e tutje duhet të mendojë përpara se të lëshojë fjalitë që i rrjedhin si me përtesë dhe me vetëbesimin e njeriut superior ndaj bashkëbiseduesve.
Pse Prokurori i Përgjithshëm nuk i jep sqarime Sali Berishës se në cilën fazë është shqyrtimi i dosjes së Dekriminalizimit të Magjistrates Irena Gjoka (Maneku)?
A mos zvarritja e vendimmarrjes bëhet që ky debati për "Irenën me 13 mbiemra" të mbahet sa më gjatë në piacë?
Lëvizja “Shqipëria Bëhet” ka depozituar sot një ankimim në...
Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka reaguar pasdi...
Deputeti i zgjedhur i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi ka...
Mbi 27 mijë tekste janë shpërndarë për nxënësit e shkollav...
Ka nisur informimi në gjithë vendin për aplikimet për Skem...
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka reaguar nga qelia ...
Kryeministri Edi Rama, me anë të një postimi në platformën...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një konfe...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në fjalën e ...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka folur për...
Qeveria ka propozuar një projektligj të ri për Forcat e Ar...
Ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati ka reaguar pas ngja...
Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali ka reaguar sot me to...
Kryeministri Edi Rama ka njoftuar sot se me përfundimin e ...
94 tonë produkte bujqësore dhe blegtorale janë bllokuar, g...
Ka një debat të stisur rreth një drafti të lançuar nga Min...
Kryebashkiaku i Vlorës, Ermal Dredha ka njoftuar sot se ka...
Deputetja demokrate, Albana Vokshi ndau qëndrimet e saj li...
Ministri i Shtetit, Taulant Balla ka ndarë sot detaje nga ...
Më 25 korrik u prezantua drafti i Kodit Penal, i cili ka s...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...