web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Veprimet kriminale të deputetes socialiste në mbrojtje të Veliajt/ Presionet dhe urdhrat për të kyçur gojën

11 Shkurt 2025, 08:43, Politikë CNA

Veprimet kriminale të deputetes socialiste në mbrojtje të

CNA zbuloi një ditë më parë përmes burimeve zyrtare se gjatë hetimeve për Erion Veliajn SPAK po kryen hetime paraprake ndaj deputetes socialiste Klotilda Bushka. Sipas burimeve, Bushka dyshohet për kryerjen e veprës penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës".

Të njëjtat burime bënë me dije se deri në këtë fazë konstatohet se ekzistojnë të dhëna konkrete të cilat të çojnë te dyshimi i arsyeshëm se personi nën hetim, deputetja Klotilda Bushka, ka kryer veprime aktive të kundërligjshme të cilat kanë interferuar me hetimin e organit procedues në lidhje me procedimin penal nr. 27 të vitit 2024.

CNA ka siguruar vendimin e GJKKO-së ku zbulohet edhe roli i Klotilda Bushkës, se si deputetja socialiste është e përfshirë në veprimtari kriminale, në mbrojtje të Erion Veliajt dhe Ajola Xoxës.

Në vendim janë zbardhur të gjitha detajet që tregojnë se si Klotilda Bushka kishte thirrur në takim, në datën 10.12.2024, shtetasen Ina Goxhaj pas njoftimit për t’u paraqitur në Prokurorinë e Posaçme për ta urdhëruar që të mohonte gjithçka gjatë procesit të pyetjeve në SPAK.

Takimi i dytë është zhvilluar pasdite në datë 11.12.2024, ku deputetja socialiste Klotilda Bushka e ka thirrur shtetasen Ina Goxhaj për ta mësuar se çfarë duhet të thoshte në Prokurorinë e Posaçme dhe çfarë duhet të mohonte kategorikisht.

“Pas njoftimit për t'u paraqitur në Prokurorinë e Posaçme ka realizuar disa takime me shtetasen Klotilda Bushka, Ajola Xoxa, apo edhe me disa avokatë.

Takimi i parë është zhvilluar me shtetasen Klotilda Bushka (të cilën e ka kushërirë) në datë 10.12.2024, në banesën e prindërve të Klotildës që ndodhet pranë Shkollës së Kuqe. Ka shpjeguar se në këtë takim i ka treguar Klotildës që e kanë thërritur në prokurori, dhe Klotilda e ka urdhëruar që të mohonte gjithçka gjatë pyetjes së saj.

Takimi i dytë është zhvilluar pasdite në datë 11.12.2024, në ambientet e një zyre avokatie, ku pikë kontakti për këtë takim ka shërbyer shtetasi Erald Ismaili i cili e ka telefonuar vetë shtetasen Ina Goxhaj. Në takim ka gjetur Klotilda Bushkën, dhe një djalë tjetër të cilin nuk e di kush është. Fillimisht, ka biseduar me Klotildën, për të cilën sqaron se ajo e mësonte se çfarë duhej të thoshte, gjërat që do të mohoheshin në mënyrë kategorike. Klotilda i ka treguar Inës se gjatë deklarimit duhej të thoshte që ajo (Ina) ishte nismëtare e projektit të dancit, por është marrë Harabeli me organizimin”, thuhet në të dhënat e siguruara nga CNA.

Veprimet kriminale të deputetes socialiste në mbrojtje të

Një tjetër shqetësim i deputetes socialiste Klotilda Bushka ishte adresa e selisë së BYL-A. Në vendimin e GJKKO-së të siguruar nga CNA, zbardhet se zyrat e BYL-A ishin në fakt shtëpia e deputetes socialiste Klotilda Bushka.

Kjo e fundit ka kërkuar nga shtetasja Ina Goxhaj që të marrë përsipër gjithçka, deklaruesja shpjegon se Klotilda i ka dhënë një dokument i cili shërbente për ndryshimin e adresës së qendrës BYL-A dhe i ka sugjeruar Inës që të deklarojë që ka qenë neglizhencë e saj mosndryshimi i adresës.

Po kështu, shpjegon se Klotilda i ka thënë se nuk duhej të përmendte emrin e Ajolës apo të tregonte se si kishin funksionuar gjërat. Shpjegon se Klotilda i ka kthyer telefonin Samsung A35, me qëllim që të kopjonte të dhënat e nevojshme dhe t'ia kthente sërisht për asgjësim.

Në datë 12.12.2024, kjo shtetase deklaron se i ka dhënë Klotildës telefonin Samsung A35 me qëllim asgjësimin e tij. Shpjegon se sipas udhëzimeve të avokatit, Ajolës dhe Klotildës, ka lajmëruar oficerët se nuk mund të paraqitej në prokurori për arsye shëndetësore.

“Shqetësimi tjetër i Klotildës lidhej me adresën e selisë së BYL-A, që s'duhet të dilte që ishte shtëpia e saj.

Po kështu, deklaruesja shpjegon se Klotilda i ka dhënë një dokument i cili shërbente për ndryshimin e adresës së qendrës BYL-A dhe i ka sugjeruar Inës që të deklarojë që ka qenë neglizhencë e saj mosndryshimi i adresës. Në këtë takim, është bashkuar edhe Ajola Xoxa, e cila i ka kërkuar Inës që t'ia dorëzonte telefonin dhe më pas e ka kontrolluar atë në lidhje me bisedat që kishte.

Ina Goxhaj ka deklaruar se nuk ka dashur që t'i jepte telefonin e saj të markës Samsung A35, por është ndjerë e detyruar nga Ajola Xoxa. Deklaruesja shpjegon se Ajola Xoxa ka lexuar komunikimet e zhvilluara ndërmjet saj (Inës) dhe Adela Kondakçiut, apo e dhe me Ketrina Brahon dhe ishte e shqetësuar, por Ina deklaron se personalisht nuk u ndie në faj pasi mesazhet ishin një e vërtetë e madhe. Deklaruesja shpjegon se Ajola, Klotilda dhe avokati morën vendimin që ajo (Ina) të pas i mos paraqitej në Prokurorinë e Posaçme. Deklaruesja shton se Ajola Xoxa më ka sjellë një telefon të ri të markës Iphone 12 dhe i ka thënë se telefonin e saj Samsung A35 do ta asgjesonin.

Po kështu, deklaruesja shprehet se avokatët ishin të shqetësuar pasi në Prokurori ishte paraqitur dhe Adela Kondakçiu. Duke nisur nga zgjatja e deklarimeve të kësaj shtetase, ata ishin në merak mos Adela kishte folur para hetuesve.

Deklaruesja shprehet se është larguar nga ky takim, për të vijuar takimin me Klotildën në banesën e prindërve të saj. Po kështu, shpjegon se Klotilda i ka thënë se nuk duhej të përmendte emrin e Ajolës apo të tregonte se si kishin funksionuar gjërat. Shpjegon se Klotilda i ka kthyer telefonin Samsung A35, me qëllim që të kopjonte të dhënat e nevojshme dhe t'ia kthente sërisht për asgjesim. Ina Goxhaj shpjegon se edhe në fakt kështu ka ndodhur. Në datë 12.12.2024, kjo shtetase deklaron se i ka dhënë Klotildës telefonin Samsung A35 me qëllim asgjesimin e tij. Shpjegon se sipas udhëzimeve të avokatit, Ajolës dhe Klotildës, ka lajmëruar oficerët se nuk mund të paraqitej në prokurori për arsye shëndetësore”, thuhet në vendimin e GJKKO-së të siguruar nga CNA.

Veprimet kriminale të deputetes socialiste në mbrojtje të

Veprimet kriminale të deputetes socialiste në mbrojtje të

Detaje të tjera tronditëse janë zbardhur më tej ku shtetasja Ina Goxhaj thekson se është presionuar nga Klotilda Bushka, Ajola Xoxa duke i thënë se në momentin që Ajola do të shkonte në deklarim, ajo do ta merrte vesh se çfarë kishte thënë Ina para Prokurorisë.

“Takimi tjetër është zhvilluar në datë 14.12.2024, ditën e shtunë, në të njëjta ambiente. Shpjegon se në takim ishte Klotilda, Ajola dhe Avokati dhe ata dukeshin të shqetësuar se nuk kishin patur kontakte me Adelën, e cila një ditë më parë kishte qenë në Prokurori. Gjatë takimi, deklaruesja shpjegon se i është thënë që duhet të bënte rezistencë dhe të mos tregonte realitetin e situatës. Kjo shtetase deklaron se i kanë kërkuar që të mohonte çdo gjë në lidhje me Ajolën dhe Bylën etj.

Po kështu, Ina Goxhaj sqaron se gjatë këtij takimi i kanë bërë presion duke i thënë se në momentin që Ajola do të shkonte në deklarim, ajo do ta merrte vesh se çfarë kishte thënë Ina. I kanë thënë, që ata do e merrnin vesh se çfarë do të deklaronte dhe do rridhte informacioni, pasi kishin njerëz brenda Prokurorisë, dhe se do njiheshin me deklarimin e saj.

Edhe Greta Domi, shpjegon deklaruesja ishte mësuar nga ata se çfarë duhej të deklaronte, dhe pas deklarimit i kishte njoftuar mbi ecurinë. Në përfundim të takimin, i kanë kërkuar që pas deklarimit të saj, në orën 18:30 të paraqitej te zyrat e avokatit për të diskutuar për çfarë ishte pyetur.

Gjatë deklarimit të saj, kjo shtetase ka shpjeguar se ajo është bërë drejtoreshë ekzekutive e qendrës BYL-A, pas rekomandimit të Klotilda Bushkës, e që më pas bordi i BYL-A në atë kohë e miratoi. Shpjegon se organizata në vitet 2019-2021 ka qenë jo- aktive, për t'u riaktivizuar sërisht dhe ajo ka mbajtur postin e drejtoreshës deri në vitin 2023, kur u zëvendësua nga një vajzë me emrin Rea, të cilën e ka njohur në zyrat e qendrës Harabel. Shpjegon se është marrë vendimi që Rea të bëhej drejtoreshë, por nuk e di se kush e ka vendosur.

Ka shpjeguar se në momentin kur ka nisur angazhimin e saj te BYL-A, nuk kishte një zyrë fikse. Selia zyrtare e organizatës nuk ka qenë zyrë, ka qenë apartamenti i Klotildës”, theksohet në vendimin e siguruar nga CNA./ CNA





Lajmet e fundit nga